Dhjetëra qytetarë grekë, të afërm të ushtarëve të vrarë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke, morën pjesë në ceremoninë përkujtimore për të rënët e Luftës së Dytë Botërore, të mbajtur në varrezat e Këlcyrës dhe në Bularat.
Në këto ceremoni morën pjesë përfaqësues të lartë të shtetit grek, si zëvendësministri i jashtëm, Andonis Dhiamataris, e ambasadorja greke ,Sofia Filipidu. Në Këlcyrë ka 753 eshtra ushtarësh, 573 prej të cilëve u gjetën gjatë gërmimeve të kryera në Dragot gjatë dy viteve të fundit.
Ndërsa në Bularat mendohet të jenë eshtrat e rreth 300 ushtarëve. Familjarët e ekstremistit Kostandinos Kacifas, i vrarë një vit më parë, nuk u lejuan të marrin pjesë në ceremoni. Ata kishin përgatitur një banderolë me emrin e Kacifasit dhe datën e vrasjes 28 tetor 2018, por Policia i ndaloi të hyjnë në ceremoni me kërkesë të organizatorëve. Sipas motrës së Kacifas, kjo është dita e tij dhe Vorio-Epiri është tokë greke.
“Jemi grekë autoktonë. Kjo është tokë greke. Epiri dhe Greqia janë një. Këtu jetojnë grekë që nuk flasin gjuhë tjetër. Gjuha jonë e nënës është greqishtja. Jemi të krishterë ortodoksë. Këtë duam ta dëgjojë qeveria shqiptare. Populli nuk ka faj. Udhëheqësit duhet ta kuptojnë se këtu jetojnë grekë, vetëm grekë. Jo grekë dhe shqiptarë”, u shpreh Ermioni Kacifas në gjuhën greke.
Motra e Kostandinos ka kërkuar të zbardhet e vërteta, ndërsa e ëma ka shprehur dëshpërimin për mbështetjen e mohuar.
“Pse nuk u përmend këtu emri i Kostandinos? Nuk kemi të drejta. A nuk e sheh që askush nuk po na mbështet? Humbëm një trim, dha jetën e tij këtu për helenizmin, atdheun, patriotizmin”, tha Vasilia Kacifas.
Thirrjeve të familjarëve “Kacifas jeton, ti na drejton” nuk i është bashkuar asnjë nga të pranishmit në ceremoni, duke vijuar rrjedhën e vet normale.
Të afërm të ushtarëve të vrarë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke udhëtuan drejt Shqipërisë për të marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore. Ceremonia e përvitshme përkujtimore në nder të kësaj dite, festë kombëtare e Greqisë, e njohur si ‘Jo’-ja greke (to megalo oqi) zhvendoset çdo vit edhe në Shqipëri, ku humbën jetën një numër i madh ushtarësh grekë gjatë luftimeve me forcat fashiste italiane.
Në ceremoninë që nisi në Këlcyrë morën pjesë të afërm të të rënëve të ardhur nga Greqia, ndërsa më pas aktivitetet e organizuara ditën e Festës Kombëtare të Greqisë vijuan në Bularat të Gjirokastrës, ku u vendosën kurora në varrezat e tjera të ushtarëve grekë.
573 eshtra të rënësh të ushtarëve grekë, të zbuluar në fushën e Sajmolës në Dragot, u varrosën në tetor 2018 në një ceremoni të veçantë në Manastirin e Këlcyrës pa praninë e familjarëve, çka nxiti pakënaqësinë e tyre. Më herët, 100 eshtra të zbuluara nga këto gërmime u varrosën në Bularat.
Në total, u zbuluan gjatë këtyre gërmimeve rreth 1100 eshtra ushtarësh grekë të rënë gjatë luftës italo-greke, edhe pse pretendimet e palës greke kanë qenë për një shifër disa herë më të lartë. Ceremonia e përvitshme organizohet çdo 28 tetor për të përkujtuar ditën kur Kryeministri Joanis Metaksas i tha “Jo” ultimatumit të Italisë për të hyrë pa rezistencë në tokën greke nëpërmjet kufirit shqiptar.
Kaqifet, me falni Kacifat, qenkan familjarisht skizofrene. Ndersa puna e ketyre varreve te kujton pazaret e pista tek “Gjenerali i Ushtrise se Vdekur”, sa paguan per nje kembe italiane qe ta deklarosh gjermane…..
Moj shtaze qe ke rritur egersire. Çfare helenizmi mi derdimene kur helenizmi mori fund qe me perandorine Romake qe e shtypi dhe sundoi gjithe terriyiret greqishtfolese saqe iu harrua dge emri. Asnje ne bote nuk i quan me helene por greke siç i therrisnin romaket. Masje kur ra Toma nuk deshet te quhedhit perandori greke, por oerandoei romake e lindjes. Aq gjakmohues e gjumohues jeni. Ju meritoni nje jul qezar tjeter qe t ju shkaterroje dhe nja 80 qytete epiri siç beri ai i madhe ne lashtesi.
Hajt sa ne shume truthare lençin kokat per kete mut fanatizmi qe injorantet si ty e quajne helenizem.
Ti dhe raca jote je e lire te flasesh çfare gjuhe te duash, por po preket armet ky fund ju pret. Se gjuha eshte e jotja, por shteti eshte i sgqiptareve dhe ligjin e bejne shqiptaret. Ti shko kerkuju llogari atyre qe ju a kane genjyer e marre mendjen me budallalleqe.
Moj shtaze qe ke rritur egersire. Çfare helenizmi mi derdimene kur helenizmi mori fund qe me perandorine Romake qe e shtypi dhe sundoi gjithe territoret greqishtfolese saqe iu harrua dhe emri. Asnje ne bote nuk i quan me helene por greke siç i therrisnin romaket. Masje kur ra Roma nuk deshet te quheshit perandori greke, por perandori romake e lindjes. Aq gjakmohues e gjumohues jeni. Ju meritoni nje jul qezar tjeter qe t ju shkaterroje dhe nja 80 qytete epiri siç beri ai i madhi ne lashtesi.
Hajt sa ne shume truthare lençin kokat per kete mut fanatizmi qe injorantet si ty e quajne helenizem.
Ti dhe raca jote je e lire te flasesh çfare gjuhe te duash, por po preket armet ky fund ju pret. Se gjuha eshte e jotja, por shteti eshte i shqiptareve dhe ligjin e bejne shqiptaret. Ti shko kerkoju llogari atyre qe ju a kane genjyer e marre mendjen me budallalleqe.
sa gjyna ku ka katandusur e shkreta,dha jeten per vorje epirin thote…a thua ti,ngrihet dikush mer nje arme ne dore,me gjasa nen efektin e substancave narkotike,uleret “vorje epiri eshte grek”..dhe keshtu vorje epiri behet ”grek”
kini parasysh dicka,kete mendesi irredentiste me vorje epir,e kane nje pjese e mire femijesh te emigranteve shqiptare(,kategoria e ketyre qe mban greku me buke)
keta u linden ose u rriten ne Greqi,u edukuan ne shkollat greke me urrejtje te programuar per Shqiperine edhe shqiptaret
keta i keni ketu ne TemA,nje pjese e mire e tyre jane pej te komunitetit çoban te Korçes e perreth
sVasilika po dhe ti Ermioni kujtoni 1994 kur policia greke erdhi dhe mori Arin domethene kostandinon ju thoshit eshte shqiptar prandaj e akuzojne gjithsesi me vjen shume keq per ju sepse Ari ishte miku im