Gjykata Administrative shtyn vendimin për Kopshtin Botanik, duhen 5 gjyqtarë

29 Tetor 2019, 14:35Kronika TEMA

Sot pranë Gjykatës së Apelit Administrativ u zhvillua seanca e radhës në lidhje me kundërshtimin që rektori i Universitetit të Tiranës dhe Dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës i bëjnë vendimit për kalimin në pronësi të Bashkisë së Tiranës të Kopshtit Botanik.

Gjykata Administrative e Apelit vendosi që ta shtyjë marrjen e vendimit për një datë tjetër, datë e cila do të njoftohet publikisht, pasi trupa gjyqësore që duhet të shqyrtojë ankimin ndaj vendimit të Këshillit të Ministrave duhet të përbëhet prej 5 gjyqtarësh.

Shumica dërrmuese e anëtarëve të Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës në një mbledhje të zhvilluar në prani të stafit të Bashkisë Tiranë ka mirëpritur kalimin e pronësisë pranë bashkisë, duke i hapur rrugë një bashkëpunimi të ri midis UT dhe Bashkisë Tiranë për rijetësimin e Kopshtit Botanik dhe rikthimin e tij në funksion të qytetarëve dhe qytetit të Tiranës dhe vetë studentëve dhe punës së tyre kërkimore e shkencore.

1 komente në “Gjykata Administrative shtyn vendimin për Kopshtin Botanik, duhen 5 gjyqtarë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje