"Duam zgjedhje se nuk durohet më", qeveria i përgjigjet Bashës: Duhet të prisni zgjedhjet e radhës për t’u rikthyer në Parlamentin nga ku u larguan vullnetarisht me daullet e fitores imagjinare

30 Tetor 2019, 12:14Politika TEMA

Zëdhënësja e Qeverisë, njëkohësisht ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar pas deklaratave të Lulzim Bashes i cili i bënte thirrje PS-së të reflektonte e të çonte vendin në zgjedhje të parakohshme.

Spiropali thekson se Basha dhe shumica e tij imagjinare duhet të presin zgjedhjet e radhës per t’u rikthyer në Parlament, prej ku u larguan vullnetarisht me daullet e fitores imagjinare.

‘Nga ana tjetër, sa më shumë Lulzim Basha dhe shumica e tij imagjinare refuzojnë dialogun për reformën zgjedhore, aq më pak kohë kemi ne për të humbur me ta. Brenda dhjetorit do te votojme Reformën Zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe do të vazhdojmë më tej me pikat kyçe të procesit të integrimit europian, duke përdorur si hartë drejtuese rezolutën e Bundestagut, si edhe të gjitha pikat e tjera të programit tonë për Shqipërinë që duam.”, shkruan Spiropali.

Postimi i plotë: 

Lulzim Basha dhe shumica e tij imagjinare duhet të presin zgjedhjet e radhës per t’u rikthyer në Parlament, prej ku u larguan vullnetarisht me daullet e fitores imagjinare!

Qeveria dhe shumica jonë e votuar për të qeverisur 4 vjet, kanë shumë detyra e punë për të realizuar deri në përfundim të mandatit, në respekt të kontratës me shqiptarët. Ata që e grisën kontratën me zgjedhësit e tyre, nuk kanë asnjë të drejtë po as edhe një shans gjithashtu, të grisin kontratën tonë.

Ne po përgatitemi për dy sezone të reja betejash në çdo drejtim dhe për një Shqipëri më të mirë në çdo fushë të jetës. Nga ana tjetër, sa më shumë Lulzim Basha dhe shumica e tij imagjinare refuzojnë dialogun për reformën zgjedhore, aq më pak kohë kemi ne për të humbur me ta.

 Brenda dhjetorit do te votojme Reformën Zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe do të vazhdojmë më tej me pikat kyçe të procesit të integrimit europian, duke përdorur si hartë drejtuese rezolutën e Bundestagut, si edhe të gjitha pikat e tjera të programit tonë për Shqipërinë që duam.

2 komente në ““Duam zgjedhje se nuk durohet më”, qeveria i përgjigjet Bashës: Duhet të prisni zgjedhjet e radhës për t’u rikthyer në Parlamentin nga ku u larguan vullnetarisht me daullet e fitores imagjinare”

  1. Roberto says:

    Po mo Luli po. Do zgjedhje ti?? Pa problem. Ne 36 Gusht i ke gati.

  2. Flutura says:

    …plas nese nuk duron.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje