Nëse fut emrin e ish-ambasadores së BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, fjala vjen tek search-i i “Rilindjes Demokratike”, do të gjesh dhjetëra shkrime kundër saj, për blerjen e një vile 1.6 milionë euro.
E njëjta gjë ndodh nëse e kërkon emrin e saj edhe në shumicën e portaleve shqiptare, të cilat kontrollohen nga PD-LSI.
Vlahutin u sulmua për më shumë se një vit dhe u akuzua se po shpërdoronte paratë e BE-së, duke blerë vila të shtrenjta.
Vetë zyra e BE-së në Bruksel nuk ishte e shqetësuar, pasi ata i kishin dhënë paratë për blerjen e vilës dhe e dinin çfarë kishte ndodhur.
Por opozitarët shqiptarë ishin të shqetësuar për paratë e BE-së dhe e bënë kalë beteje, për më shumë se një vit, vilën e blerë nga BE në Tiranë, por që ata ia faturonin Vlahutin.
Për këtë arsye, BE iu përgjigj akuzave të opozitës, me anë të një deklarate.
“Vendimi për të zgjedhur rezidencën e kreut të Delegacionit të BE-së në Shqipëri erdhi si konkluzion i një analize tërësore, që përfshiu një vëzhgim të tregut, një vlerësim nga një ekspert i pavarur dhe këshillimin e Oficerit Rajonal të Sigurisë së EEAS (Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Evropian) në lidhje me aspektet e sigurisë.
Ky ishte opsioni më i mirë lidhur me raportin e përgjithshëm cilësi/çmim dhe përmbushjen e nevojave të ndërtesës si rezidencë e kreut të Delegacionit të BE-së, si siguria, lehtësirat dhe afërsia me Delegacionin e BE-së.
Vendimi u miratua nga Autoriteti Buxhetor i BE-së në janar 2015. Është e një rëndësie shumë të madhe për institucionet e BE-së që buxheti të jepet në mënyrë korrekte, transparente dhe me raportin më të mirë cilësi-çmim”, thuhej në deklaratën e BE-së.
Prej dy ditësh ndërkohë, është publikuar lajmi se Lulzim Basha është transferuar në zonën e vilave ku deri më dje akuzohej Romana Vlahutin.
Dhe ka marrë dy, jo një vilë.
PD deklaron se i ka marrë me qira, por nuk ka lëshuar asnjë kopje të qirasë.
Mediat ndërkohë, në shumica nuk e kanë botuar këtë lajm, duke e shmangur totalisht.
Pikërisht ato media që ishin të shqetësuara për paratë e BE-së, që bleu një vilë në zonën ku sot jeton Lulzim Basha, nuk iu bën përshtypje se ku i gjen paratë ky i fundit, që ka marrë jo një, por dy vila.
Me siguri i kontrollon Edi Rama, i cili i urdhëron të mos e nxjerrin lajmin për vilat e Bashës.
Se ndryshe nuk ka si shpjegohet kjo heshtje për kryetarin e opozitës, që tërë ditën flet për varfërinë ku na ka zhytur Edi Rama, ndërsa në darkë vete e relaksohet në vilat luksoze, ku edhe nëse nuk i ka blerë dhe i ka marrë me qira, siç pretendon PD, duhet të paguajë 6 mijë euro në muaj për qiranë!
(TemA)
Ate paragrafin e fundit qe e ke shtuar me nxitim ke harruar ti besh replace w me ë
1. Nese basha I ka blere vilat dhe miku I ed rames fsheh te ardhurat sipas shkrimeve te rilindjes duhet arestuar per fshehje te ardhurash. Fakti qe ai nuk eshte arestuar deri tani eshte fake news.
2. Nuk eshte e vertete qe romana vllahutin e bleu vilen ne te njetin vend ku basha eshte me qera
3. Cmimi I qerase 3000 euro per nje vile eshte pjese e propagandes rilindase per ta paraqitur shqiperine si gjermania
4. Nese mbas 2 muajsh basha kthehet ne apartamentin e tij, a do kerkoje falje publike Tema???? Apo do vazhdoje si me filmin e gocave te bashes qe kane 8 vjet ne kopesht e shkolla ne tirane dhe rilindja na I nxjer ne hollande????
…shume te paska djegur ky lajm mor “ben”…dil e shiko nje here nga lagjia e re e Lulit dhe pyet se sa jane qerate per nje vile te atyre permasave dhe pastaj ulu ne kompjuter dhe mbroji sa te duash PeDe-rat e SHQUP-it.
Ben te siguroj se ne ate resort nuk ka vile nen 5000 euro me qera . Resorti quhet Long Hill . Kam punua aty me catijat dhe perseri bej mirembajtje se kam garancine .
O Ben, shume ne korent te njgjarjeve je, ose do jini cift me Lulushen dhe flini bashke, ose je Lulushe kurva dora vete I konvertuar ne……ben koke rrocka
Mesoje si shkruhet relax o lyf
Ate paragrafin e fundit qe e ke shtuar me nxitim ke harruar ti besh replace w me ë …
Ate paragrafin e fundit qe e ke shtuar me nxitim ke harruar ti besh replace w me ë …..
Tjetri u demshperblye me 14 milion euro. Me ato leke bleu dy Vila. Ku eshte problemi ketu? ????
Po cfare kontroll zeza ben Rama medjave! Rama ka hallin te merret me fjale ne Facebook dhe nuk kontrollon dot as shtetin lere me medjan. Dy gazetat e Ilir Metes koha jone dhe dita qe kane per pronare fasade njerzit me te degjeneruar te shtypit nuk shkruajne per vilat e Lulzimit se i prishet humori Ilirit. Keto dy gazeta cfare nuk thane per zonjen e nderuar Vllahutin. Turp po kjo eshte Shqiperia, shtetin e kane te pa aftet kurse median imoralet dhe te droguarit.
Ja bleu Edi Rama me pallatin e Vlores.
Elvi i Saliut , e kishte gjet te goditur sot temen per Temen ?.hajde logjike Elvi hajde, te dija djale te zgjuar. Korcar qe i sherben Saliut dhe ne ditet e tij me te veshtira , dukesh si langaraq.tani qe Saliu dhe Iliri jane miq per koke, shpresoj tja kete rregullu muhabetin me Yldonin , te pakten ti paguante hunden e thyer.
O Ben, shume ne korent te njgjarjeve je, ose do jini cift me Lulushen dhe flini bashke, ose je Lulushe kurva dora vete I konvertuar ne……ben koke rrocka