Paskal Milo: Takimi Rama-Mitsotakis përgatitje terreni për problemet sensitive

29 Tetor 2019, 22:15Politika TEMA

I ftuar në Abc News me gazetaren Mirela Milori ka qenë kryetari i PSD, historiani dhe ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo.

Në bisedën e zhvilluar në studio me gazetaren Mirela Milori, Milo u shpreh se takimi i kryeministrit Rama me atë grek Mitsotakis, ditën e sotme, është hap i parë që dy kryeministrat të ulen dhe të vazhdojnë të zgjidhin problematikat mes dy  vendeve.

Si fillim janë diskutuar çështjet që janë më pak problematike, theksoi Milo, si hap i parë për të kaluar në çështjet më sensitive siç është ajo e paktit detar. Sipas Milos problemi më i mprehtë, ku dy vendet mund të kenë probleme, është çështja e vetdeklarimit, pasi terreni shqiptar është i komplikuar për shumë shkaqe.

Nga informacionet që kam marrë, dy kryeministrat japin të kuptojnë që takimi ka qenë pozitiv në kuptimin, që të dy janë ulur dhe kanë filluar të bisedojnë mes tyre. 

Është rënë dakord për të filluar angazhimin me problemet më pak delikate, duke kaluar më pas, mendoj në çështje më delikate për të dy vendet. Problemi më i mprehtë për mua është çështja e vetdeklarimit, ku do të bëhet dhe një census. 

Mendoj që nuk do jetë problem i lehtë për tu zgjidhur për shkak të komplikacionit në terrenin shqiptar. Ndërsa për çështje më sensitive siç është pakti detar, mbetet për tu parë në vazhdim pasi të përgatitet terreni. Pra mendoj që dy kryeministrat po përgatisin terrenin për zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve”, tha Milo.

5 komente në “Paskal Milo: Takimi Rama-Mitsotakis përgatitje terreni për problemet sensitive”

  1. Saimir says:

    E drejte POR, problemi me madhor midis dy vendeve eshte ceshtja Çame; nuk ka per te pasur asnjehere normalizim pa u zgjidhur kjo ceshtje!
    Eshte e kote ti biem verdalle diskutimit e te mos merremi me thelbin, do kalojne dhe 100 vite e do jemi po njesoj si tani!

  2. Eri says:

    Micotaqisi paktin detar ka sensitiv se do te gllaberoje hapesiren detare te Shqiperise.Kurse per Camerine qe e mbajne te pushtuar nuk e ka si ceshtje sensitive.As ceshtjen e pronanave te Cameve nuk e ka sensitive.

  3. alphade says:

    Z. Milo ! Kohet e fundit s’po na thua ndonje gje te “re” ? Me goje thua se je I
    majte por keto muajt e fundit po i ngjane asaj barcoletes qe tregojne per
    Causheskun e Rumanise. Ne nje udhetim nga Bukureshti per ne Timishoa-
    ra, rruga ndahej me dysh ! Shoferi e pyet Presidentin Caushesku se nga du-
    het te kalonte: majtas apo djathtas : Caushesku I tha: sinjalin e makines jepe
    majtas por kalo ne te djathen. Moralin e kesaj anekdote professor e kuptoni
    vete. Nuk eshte mire te qendoni si “bolla midis dy karrigeve”……!!!!

  4. rroku says:

    Boll me keto figura karjeriste te dale boje si ky plera qe duan te jene gjith jeten minitra e kryetare partish.

  5. Arjan says:

    Nuk arrij te kuptoj perse dalin keta njerez akoma ne TV e na bejne gjasme analiza e nuk thone asgje ne fakt. Keni qe ne vitet 90’qe na keni katandisur keshtu e na shisni mend akoma. Edhe nese jemi simpatizante te se majtes apo te PS ju ta shpifni. Ne ligjeraten tende nuk thua asgje absolutisht zoteri, sepse nuk ke qene brenda takimit. Ato qe thua ti jane nje cope buke me djathe sepse dihet qe ka kaq vite qe marredheniet ndershteterore midis nesh kane qene te ftohta dhe normal ky takim i sherben zhbllokimit te metejeshem te situates ku do marrin pjese eksperte sipas fushave perkatese. Kptohet qe fillohet fillimisht me pesha te lehta pastaj me pesha te renda. Domethene diskutohet ne fillim per gjerat e thjeshta, dhe kjo ndihmon per te kaluar ne ceshtjet e nxehta. Vetem nje Ditmir Bushati e bente mire dhe detyren dhe analizen, me shume finese dhe shume i sakte dhe dinte piken ku do shkonte. Ti ben mire te hash ate pensionin e te gezosh me niper e mbesa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje