Përpos pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar për Dialog Ekonomik dhe Politik, dyshja politike Edi Rama-Kyriakos Mitsotakis iu bashkua një takimi në selinë e kryeministrit grek; një takim ky që zgjati rreth 55 minuta.
Gazetari i Top Channel- it në Athinë, Artur Bibe zbulon diçka më shumë rreth bisedës së mbajtur pas forumit euro-arab në kryeqytetin grek. Sipas tij, takimi u karakterizua nga një klimë pozitive.
“Greqia është shumë e kënaqur me ecurinë e marrëveshjeve deri tani.
Pala greke është njohur me ngërçin e pronave në jug të vendit dhe ka shprehur kënaqësinë e saj me ecurinë kësaj çështjeje.
Rama ka kërkuar ndërhyrjen e Mitsotakisit, përsa i përket heqjes së ligjit të luftës, një relike që sipas tij mban peng marrëdhënien mes dy palëve.
Pala greke është e kënaqur pasi po shënohet progres në plotësimin e kërkesave në drejtim të minoritetit.
Po kështu, Rama i tha Mitsotakisit që duhet të jeni më aktivë në Ballkan dhe Mitsotakis iu përgjigj që synojmë të rikthehemi në Ballkan, përkrah partnerëve tanë siç jeni ju.
Mitsotakis shprehu dëshirën që të vizitojë Shqipërinë për të krijuar një ide me sytë e tij mbi situatën e minoriteteve në Shqipëri”, u shpreh gazetari Bibe.
Ndërsa Kryeministria shqiptare, ka lëshuar një njoftim pas takimit, ku tregon se çfarë u bisedua.
Njoftimi i kryeministrisë:
Kryeministri Edi Rama është pritur në një takim me frymë pozitive nga kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis. Në këtë takim u diskutuan të gjitha çështjet e përbashkëta.
Kryeministri i Shqipërisë theksoi se pavarësisht vendimit të Këshillit të BE-së, Shqipëria do të vazhdojë zbatimin e reformave me të njëjtën vendosmëri.
Në të njëjtën kohë është në interesin e Shqipërisë po aq sa është në interesin e Greqisë fqinje, theksoi Rama, të diskutohen të gjitha çështjet me interes të përbashkët dhe të forcohet bashkëpunimi mes të dyja palëve.
Kyriakos Mitsotakis theksoi se Greqia mbështet prespektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për sa kohë këto vende përmbushën të gjitha kërkesat për anëtarësim.
Më tej, ai mirëpriti angazhimin e palës shqiptare për të vazhduar punën me çështjet e pronave dhe të vetëdeklarimit/censusit, të cilat janë shqetësime për minoritetin grek në Shqipëri.
Veç kësaj, kryeministri grek theksoi se marrëveshja bilaterale për njohjen e ndërsjelltë të patentave do të kalojë së shpejti për miratim në parlamentin grek.
Kryeministri i Shqipërisë ftoi kryeministrin e Greqisë për të vizituar Shqipërinë në të ardhmen e afërt, ftesë të cilën ai e pranoi.
Sa flamur i vogel..tall byth en bota e me jo Grecia, lol!
Nuk ka lidhje.Ti p.sh gojen e ke te madhe por vetem mut nxjerr .Qe desha te thosha qe rendesi ka truri jo flamuri.
Heqja e Ligjit te luftes nuk i duhet grekut, por ti kerkokhet BE-e, dhe ti thuhet si ka mundesi, ne meste Europes nje vend i BE mban nje ligj lufte kunder fqinjit te tij
Kjo eshte skandaloze , dhe duhet qe politika jone ti tregoje vendin Greqise dhe tekave te saj
Greku mban nje ligj Lufte, sikur eshte Koreja e Veriut.–
Ndaj duhet diskretituar Greqia ne BE , dhe aty ti kerkohet BE-se ta detyroje Greqine te heqi Ligjin e Luftes –
Nuk ka pse bisedon me Greqine per kete ;pune
Edhe ne lidhje me numerimin e popullsise dhe me pronat , duhet ti tregojme vendin Greqise, aq me teper tani qe Presidenti Frances ka ndermend te vendosi nje ligj ne BE , ku per tu hapur negociatat, apo edhe futja ne BE , do te behet me nje shumice te cilesuar
keshtu qe Greqia del jashte loje, qns shumica do jene pro nesh—
Pra duhet direkt te goditet politika kriminale e Greqise kunder vendit tone –Te mos lejohet ne asnje menyre te aktivizohet agresiviteti i politkes ekspansioniste greke
bobo ca muhabeti paskan bo haha
Se ca kam 1 pershtypje se
Fjalimi publik I presidentit te amerikes Trump se: greqia duhet te kryesoje stabilitetin ne ballkan, mbas te ciles hapsiren ajrore te malit te zi, shqiperise dhe maqedonise me vendim te NATO ju besua greqise, me ben te mendoj se, moshapja e negociatave nuk eshte thjesht nje teke franceze ,duket me shume si nje rakordim midis aleatesh te ngushte ne NATO pasi dihet se se fundmi ne BE aleati me I madh I amerikes eshte franca jo me gjermania e cila ka filluar te luaje shume per vete.
Ne kete kuptim vizita e sotme e rames ne athine dhe berja e fytyres sholle dhe rogoz nen kembet e micotaqit duket se rama e ka mare te qarte kete mesazh.
Tarallak i Anastas matufit shko futi no i sullaqe ne kembe dhe na i kurse keto “analiza” prej hajvani….Nato po nderton bazen ajrore ne Kucove e ti me shkruan a thua se te ka zene barku….carac..te dhjefsha ty dhe bithe-tangat e Athines qe nuk kane bithe te mbrojn hapsiren e vet ajrore e jo me te Shqiperise e fqinjeve….ja shkerdhen Erdogani si tja doje “kokodani”….
Kolec Dega. KJO FOTO ESHTE NGA TAKIMI RAMA – MICOTAKIS NE NJE NGA DHOMAT E VOGLA TE OKB-SE NE NJU JORK DHE ESHTE BERE NE FUND TE KETIJ SHTATORI. “TEMA” KA PATUR MUNDESI TE VERE NJE FOTO TE SOTME….
NDERSA TAKIMI I SOTEM MES DY KRYEMINITRAVE ESHTE SHRYTEZUAR’ PER NJE TAKIM ME RASTIN E FORUMIT NDERKOMBETAR PER DIALOG EKONOMIK DHE POLITIK NE ATHINE SOT. DHE GJATE TAKIMIT NE “MEGARO MAXIMU” NE ATHINE, NE TAVOLINE KA PATUR DY FLAMUJ TE VEGJEL.
Ne 55 minuta u diskutuan të gjitha çështjet ? Hallall.
NATO vërtet po restauron aeredromin luftarak të Kuçovës, por në Greqi ka në dispozicion të gjithë aerodromet luftarake të cilat janë të shumta si edhe ka 4 baza ushtarake. Tjetër arsye që kometusi “ben” ka të drejtë është se Greqia ka dhënë provimin dhe jo vetëm ka marrë diplomën por tani po shkon për studime pas universitare, ndërsa Shqipëria është akoma në fazën që jep provim që të marrë dëftesën e shkollës së mesme. Sa për pilotët Turq që shkelin teritorin ajror të Greqisë, vijnë të krekosur dhe largohen si mace të lagura ndërsa kur ulen në bazën e tyre nderojnë brekët si i kanë mbushur. Dhe një gjë akoma nqs… Greqia do të kishte fqinje në veriun e saj tre shtete të tjera Europiane përjashto Gjermaninë kedo tjetër, Turqia do te qëndronte si nuse se e bën për lemez në çdo moment dhe pa e ndihmuar askush vet me forcat e saja.
Miçua mirë se të vijë po mos i bien edhe atij me kallash minoritarët …! Se janë mërzitur ca edhe për negociatat nashti
Qenkan lodhur shume keta te dy per keto 55minuta. Mire qe ka rene zilja pese minute me perpara dhe kane dale per pushim.