Vila miliona euroshe e Lulzim Bashës: Bashkia mohon raportimet për dëme nga tërmeti në pallatin e kreut të opozitës, s'ka as kontratë qiraje

29 Tetor 2019, 11:05Politika TEMA
Vila miliona euroshe e Lulzim Bashës: Bashkia mohon raportimet për

Lajmi se Lulzim Basha, kreu i PD ka ndërruar banesë duke shkuar në një zonë periferike në kryeqytet, në rezidencat luksoze të Long Hill bëri bujë ditën e djeshme.

Pas kesaj PD u justifikua se zhvendosja u bë për shkak të ndërhyrjeve në banesë nga pasojat e tërmetit.

Por në bashkinë e Tiranës, në njësinë nr 2, zyra e urbanistikës konfirmon se nga pallati ku banonte Lulzim Basha, ngjitur me “Juvenilja Castelo” nuk raportohet nga asnjë banor ndonjë dëm në pallat.

E për më tepër, në zyrën urbanistike në bashkinë e Tiranës nuk është marrë asnjë leje rikonstruksioni nga ana e Lulzim Bashës për kryerje punimesh në shtëpinë ekzistuese, raporton Dritare.net.

“Teksa dihet publikisht që z.Basha ka ndërtuar pa leje kate shtesë në pallatin e tij, pranë Stadiumit Kombëtar në NJA nr. 2, as ditën e tërmetit e as sot nuk është deklaruar asnjë dëm.

Për më tepër, administratori i Nj. 2 as nuk ka marrë aplikim për punime meremetimesh nga tërmeti e kësisoj, as nuk ka dhënë një leje të panevojshme e të pakërkuar nga familja Basha”, thuhet në reagimin e Bashkisë.

Bashkia vuri në dispozicion numra emergjence për të raportuar për të gjitha demtimet që kanë ndodhur në banesa, biznese, apo objekte të tjera.

Deklarata e PD pohon zhvendosjen e kreut të PD Basha në këtë rezidencë me qira, përkohësisht, por deri tani, nuk është bërë publike kontrata e qirasë dhe nuk është deklaruar se kur pretendohet të kthehet në shtëpinë e tij me dy kate në pallatin ngjitur me liqenin artificial në Tiranë.

10 komente në “Vila miliona euroshe e Lulzim Bashës: Bashkia mohon raportimet për dëme nga tërmeti në pallatin e kreut të opozitës, s’ka as kontratë qiraje”

  1. LABI says:

    kjo eshte dhurat e fundit, e nisi me marrjen e lekeve te pallatit te vjerrit,per dorezimin e mandateve,ku pd nuk ka asnje deputet,per dorezimin e pushteti lokal, ku pd nuk ka asnje bashki,nuk e kuptoj perse te lene te hysh tek zyrat e pd,falimentim total,,,,,

    1. Tropja says:

      Fytyra keqe, na shkaterroi pd, te ike sa me pare, me mire arben imami si shef partie.

  2. Tutu says:

    Shteti eshte vetem per hallexhinjte…..

  3. Berti says:

    Po Lulin a nuk e urdheroi Sala per djegien e mandateve, me plan marrjen e kryeministrise me heshta, shkaterrim dhe shurrim, plus bomba? A nuk e kishin ndare mendjen per ne 16 shkurt dhe pastaj ne 16 te çdo muaji pasues.
    Po pse ku ishim ne Mesjete qe te vihej ne pushtet me sulme dhe plaçkitje. PD ka degjeneruar keq. Duhet nje figure e pakonsumuar ta ringreje ne kembe kete parti.

  4. shoku says:

    Nuk mendoj se genjeshtra do te gjente nje BABA kaq IDEAL.
    Genjeshtra ne gojen e ketij del origjinale, e pafajshme, e bukur, plot hijeshi si i zoti, te vjen keq qe e emerton genjeshter.
    Prandaj e hane me kaq deshire populli qe e ndjek pas.

  5. Komentuesi says:

    Sa te pasinqert jane keta te pd-ke.Sillen e perdridhen si kurva.Me mire ta thon troç,Basha e ka blere ate vile dy miljon euro.Ai ka para,pse ta mohoj.Ai i ka parat e tija me djersen e b…, dhe nuk i ka te vjedhura.Nuk mund te beje vaki,qe, ne pd-ke te kete hajdute apo te korruptuar.Mezalla se gjen te pakten nje.Me thoni,kush eshte hajdut nga pd-ke? Saliu? jo. Basha? Jo e jo.Paloqja thuthuqi? jo more jo. Ah,Edi Rama po.

  6. ARRESTOHENI PUTANE KRIMINELE

    KTE TERRORIST ISLAMIK BASHKPUNETOR I ISIS

  7. Mendimi jo profesionist says:

    Kur nuk ka te dhena Bashkia se e kujt eshte kjo vile,si ka mundesi qe qendron ne kembe?Te gjitha sa thuhen nga P.D ,P.S,Bashki e te tjera jane llogje pazari qe njerezit te mos merren me grabitjet,vrasjet e pislleqe te tjera po te merren me keto palacolleqe.Gazetat te mbushin faqet se nuk duan te merren me hallet e ketij populli.Dhe turpet skane te sosur.

  8. Franci says:

    O socialiste spurdhjake, o frikacake qe keni frike nga hija juaj, perse lejuat dhe nuk e proçeduat Bashen kur beri nje kat shtese pa leje ? Ai çfare nuk shpif per ju ndersa ju duke patur fakte te paster ndaj tij nuk veproni.Jeni lafarake dhe e ka fajin populli qe ju voton.

  9. fredi says:

    Erjon, mos bej gam gam, ne ke bythe shko e prishja meqenese e ka pa leje, po ta kishte ber ndonje fakir fukara do ja kishe shembur me kohe, po nuk ke bythe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje