Pas marrjes së shkresës nga Prokuroria e Përgjithshme, KQZ është vënë në lëvizje.
Drejtoria Juridike po përgatit materialet për mbledhjen e radhës, ku do të vendoset për shkarkimin ose jo të Agim Kajmakut.
Sipas ligjit të dekriminalizimit, vendimmarrja duhet të merret brenda 10 ditëve, por burime nga KQZ thonë se do të veprohet më shpejt.
Ndërkohë, kryebashkiaku i Vorës, sipas socialistëve, do ta zhvillojë betejën e tij ligjore i vetëm.
“Rasti Kajmaku do të trajtohet sipas ligjit. Askush nuk mund të jetë mbi ligjin e dekriminalizimit.
Janë çështje që i kemi sqaruar që kur ka hyrë në fuqi ky ligj.
Partia Socialiste e ka kryer detyrimin e saj ditën kur ka votuar me konsensus të plotë bashkë me opozitën ligjin e dekriminalizimit”, tha Ulsi Manja për A2.
Edhe Besnik Bare, shprehet se Kajmaku tani është vetëm.
“Është bërë e qartë që kjo është përgjegjësi personale, secili mban përgjegjësi për atë që deklaron.
Është hera e parë që ekziston një filtrim, është një proces jashtëzakonisht i drejtë, dhe zhurma mediatike mbi të është politike”.
Për Baren, edhe pse “historia 30 vjeçare e dy partive tregon që kanë sjellë edhe elemente jo të pastër, por për sa kohë që përgjegjësia është individuale, le t’ia lemë organeve përkatëse që të thonë fjalën e duhur”.
Demokratët ndërkohë nuk kënaqen me shkarkimin e tij, por flasin për dënim me 4 vite burg.
Agim Kajmaku pretendon që nuk është në shkelje të ligjit të dekrimalizimit. Këtë ia ka përsëritur edhe Prokurorisë së Përgjithshme në shkresën e dërguar të hënën.
Na felliqen keta maskarenj njerez.Ku e kishte mendjen Kajmaku para se te deklaronte,apo pasi ja nxoren te tjeret,tani ai thote se e mora vesh pas 30 Qershorit.Ate genjeshter t’a mbaj per vehte ai dhe te pergjigjet mire para drejtesise.Edi Rama i ka besuar ndergjegjes se Kajmakut,por Kajmaku e ka patur me dredhi,me hile.
Elvis roshi ja kishte me hile
Prenga, ndoka me hile
Pjetri I shkodres me hile
Saimir tahiri me hile
Etj etj me hile
Ore ky rama eshte rote k… qe ja hedhin te gjithe???
Apo eshte dhe ky bandit
Sido qe te jete ne nje vend normal nuk do ishte me km ose per paaftesi ose per banditizem.
Po ne nje vend si shqiperia qe jemi fundi I botes nje pjese e mire kete lloj km e quajne gjeni.
Ai ligji i “dekriminalizimi” per mua ja kalon dhe ligjit per agjitacion dhe propagande. Si mund te denosh tere jeten nje njeri qe ka permjerrur ne fere ose kur ish i vogel, ose kur e zuri ngushte e s’kish se çfare te bente?! Dhe pastaj themi jemi ne demokraci dhe mbrojme te drejtat dhe lirite e njeriut apo jemi ketu dhe kemi heq denimin me vdekje. E hoqem per kriminelet dhe po e zbatojme per qytetaret hallexhij qe qeveria i le rrugeve. Pastaj po Sali berisha, po Lulezim Basha, po Fatmir Mehdiuy, po Ilir Meta…..Flamur Noka e shume e shume te tjere pse nuk i ze ai ligj?! Pirth te çfrysh o demokraci shqiptare.
Fiksss?
Ligji i dekriminalizimit nuk e “dënon personin përjetë”. Ai që ka patur punë me Drejtësinë dhe i ka larë gjynahet është i lirë të punojë e të jetojë si gjithë të tjerët, por ama jo të bëhet KRYEQYTETAR (kryebashkiak). Është titulli më i lartë në një mjedis social. Titull edhe funksional, edhe moral. Pastaj… një që është mësuar, nuk rri pushuar – thotë populli. Kanë bërë, ç’kanë bërë andej-këndej, po pse yshten të bëhen kryebashkiakë e deputetë, xhanëm?! Bie erë kjo punë. Le të merren me biznes. Apo BIZNES e kaluar biznesit është dhe marrja me politikë e me administrim të fondeve shtetërore! E pabesueshme: Një copë mashtrues bëhet kryebashkiak a deputet! Pika e zezë!