"S'ka ndarje ose urrejtje në zemrat e komuniteteve", Rama flet për Kacifas nga Greqia: Ishte i rrezikshëm, nëse politika nuk fut hundët, asgjë e keqe s’ndodh

29 Tetor 2019, 16:10Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për “Euronews”, ka folur për vrasjen e Kostandinos Kacifas, një vit më parë nga forcat policore shqiptare, në Bularat të Gjirokastrës.

Kreu i qeverisë shqiptare ka deklaruar se dikush që lëviz me armë dhe kërcënon njerëzit, është i rrezikshëm.

Ndërsa, pyetjes nëse vdekja e Kacifas mund të çojë në konflikt të vazhdueshëm mes komunitetit grek dhe shqiptar, kryeministri shqiptar i është përgjigjur se nuk e mendon një gjë të tillë.

“Kam besuar dhe besoj se dikush që lëviz me armë dhe kërcënon njerëzit është i rrezikshëm.

Unë nuk mendoj, përkundrazi besoj se historia e të dy komuniteteve tregon që, nëse politika nuk ndërhyn, ato janë një.

Prandaj, nuk ka ndarje ose urrejtje në zemrat e komuniteteve, ku shqiptarët dhe grekët kanë jetuar bashkë për shumë vite.

Ata janë një shembull i ndritshëm se si politika duhet të merret me faktin se ne jemi fqinj dhe jemi “të mallkuar” për të jetuar bashkë dhe për ta dashur njëri-tjetrin.

Kështu që, nëse politika nuk fut hundët dhe nuk përpiqet të ushqejë urrejtje, asgjë e keqe nuk mund të ndodhë”, ka deklaruar kryeministri. (TemA)

3 komente në ““S’ka ndarje ose urrejtje në zemrat e komuniteteve”, Rama flet për Kacifas nga Greqia: Ishte i rrezikshëm, nëse politika nuk fut hundët, asgjë e keqe s’ndodh”

  1. Debatik says:

    Mese e vertete

  2. BE 2025 says:

    … e meriton President i Frances, piktori i famshem baskebollist, ka tru per boten dhe jo vetem per shqypot……te fundit ne Evrope.

  3. undefined says:

    Me qarte do te ishte….neqoftese politikanet e juaj jevgjite nuk fusin hunden e tyre te qelbur anadollake ne ceshtje qe nuk ju takojn vend e pa vend dhe nuk i perdorin te tilla raste si ky i ketij koqes se Bularatit per propagande politike e provokim bastardesh….atehere gjerat do te ishin ne rregull…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje