Reforma zgjedhore, Ylli Manjani kundër mazhorancës dhe opozitës: Të gjithë thonë ca deklarata që janë broçkulla, nuk kanë lidhje fare

29 Tetor 2019, 17:34Politika TEMA

Ylli Manjani ka bërë një propozim për reformën zgjedhore duke u shprehur se duhet të kemi një sistem ku Shqipëria është një zonë elektorale.

Ai thotë se të gjithë po thonë broçkulla. 

“Çështja më e përfolur ditët e fundit në kontekstin politik është reforma zgjedhore  kemi një komision të ngritur në parlamenti e Shqipërisë nga mazhoranca dhe opozita parlamentare.

Por, kemi edhe një iniciativë të opozitës për të krijuar edhe jo kontekstin e vet draftin e vet të ndryshimeve për reformën zgjedhore.

Tani çështja është që prap po shkojmë në dy paralele, si e sheh këtë situatë?

Ylli Manjani:

Para se të konkludojmë mbi paralelet, se nuk janë të vetmet paralele në këtë vend. Ajo që më intereson mua, mirë është që ta ndajmë me opinionin publik është, çfarë është thelbi i reformës zgjedhore? Çfarë duan të ndryshojnë? Çfarë thonë palët? Të dyja komisionet, apo 77-të partitë apo ku di unë se sa janë.

Të gjithë thonë ca deklarata që janë broçkulla, nuk kanë lidhje fare me reformën zgjedhore me gjithë respektin që kam për ata që kanë punuar në të dy kampet dhe janë për tu përshëndetur.

Por thelbi është që për çfarë ka nevojë Shqipëria sot?

Shqipëria ka nevojë për një reformë më të thellë ndonjëherë zgjedhore. Reformë e cila ka të bëjë me ndryshimin e sistemit zgjedhor, çfarë dua të them me këtë?

Është e kotë që në të harxhojmë kohë si do jetë komisioneri? Kush do të jetë numërues? Kush do jetë KQZ-ja? Si do emërohet, si shkarkohet, si vendoset? Një histori procedurash a thua se zgjedhjet në Shqipëri janë shpik për procedurat.

 Çfarë ka thënë ODIHR-I? ODIRI ka thënë që sistemi juaj elektoral dëmton popullin shqiptar, ky është thelbi.

Gazetari: Si do ti bëjmë ndryshe?

Shqipëria ka nevojë të heq barrierat administrative, ta konsiderojë territorin e Shqipërisë 1 njësi zgjedhore dhe të bëhet votim proporcional në të gjithë territorin njëkohësisht.

Që do të thënë e thënë thjesht, një proporcional i thjeshtë kombëtar ku Shqipëria është një zonë elektorale ku vota si në Kukës si në Tiranë si në Konispol ka të njëjtën  vlerë. Ju kujtoj që sot duhen 10 kuksianë që të barazojnë një votë në Tiranë.

1 komente në “Reforma zgjedhore, Ylli Manjani kundër mazhorancës dhe opozitës: Të gjithë thonë ca deklarata që janë broçkulla, nuk kanë lidhje fare”

  1. i stisuri says:

    Ky djale ka mend.Kam pare me dhembje qe e shani fyeni e poshteroni per statuset gjeniale qe hedh ne fb.Me degjoni mua plakun.Degjojeni Manjanin se nuk ha mut kot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje