Ish-deputeti i PD Tritan Shehu, shprehet se pakti detar mes Shqipërisë dhe Greqisë duhet të shkojë në gjykatën e Hagës dhe të dy vendet më pas të pranojnë vednimin që do të japë ajo.
“Ka një rrugë që të dy vendet në dakordësi me njëra-tjetrën ta dërgojnë çështjen në gjykatën ndërkombëtare të Hagës dhe të jenë ata që të vendosin si do të realizohet ky demarkacion i hapësirave detare.
Vendimi i asaj gjykatë do të jetë i pranueshëm nga të dyja palët”, është shprehur Shehu në RTV Ora.
Më tej, Tritan Shehu ka folur dhe për problemin me pronat mes dy vendeve, ku ka theksuar se kjo çështje nuk është shqetësim për minoritetin por për gjithë popullin shqiptar.
“Unë jam kam thënë këtë gjë edhe zotit Micotaqis që kur ishin në opozitë që ky nuk është vetëm për minoritetin greke. Kjo është një padrejtësi e madhe për të gjithë qytetarët shqiptarë në atë zonë. Nuk është se po preket njëra pjesë, por po preket e gjithë popullsia për interesa korruptive”, ka thënë Tritan Shehu, ish-deputet i PD.
Hapsira ajrore dhe detare e Rep. Pop. Soc të Shqipërisë s’do i kalojnë BE-së para Tiranës zyrtare.
Ja pikerisht si ne vitin 1913 kur Esat Pashe Toptani i dha Shkodren Malit te Zi ne kembim qe te njihej qeveria e tij paralele dhe jo ajo e krijuar nga Ismail Qemali. Po ashtu Zogu beri te njeten gje. Ju dha Shen Naumin dhe Vermoshin serbeve ne shkembim te mbeshtetjes financiare qe serbet i dhane per te permbysur qeverinr demokratike te Nolit dhe te merrte pushtetin. Dhe keta, jane si dy pika uji me esatet dhe ahmetzogollet. Tradhetare e bij kurvash tradhetare qe shesin vendin dhe tokat e detet e tij per te pasur nje mbeshtetje te qeverise greke, por edhe asaj serbe, per te ardhur keta ne pushtet. Keta idioter nuk e kuptojne qe ererat nuk fryjne me nga Greqia. Shqiperia eshte tashme nje nga aleatet me te forta te SHBA dhe Gjermanise dhe nuk mund te ndikoje se kush e drejton qeverine shqiptare. Ka ikur koha kur Britania, Franca, Italia, e Rusia vendosnin fatet e Shqiperise dhe te tokave e deteve apo liqeneve te saj.