Reforma zgjedhore, Monika Kryemadhi: LSI ka udhërrëfyes vlerat e demokracisë euro-atlantike, kërkojmë të ketë integritet

29 Tetor 2019, 18:14Politika TEMA

Monika Kryemadhi thotë se LSI është e angazhuar për të miratuar një reformë zgjedhore me integritet që t’u shërbejë qytetarëve.

Kryetarja e LSI shprehet se partia që drejton udhëhiqet nga vlerat e demokracisë euro-atlantike.

Sot pata kënaqësinë të zhvilloja një takim me z. Robert Benjamin, Drejtor për Europën Qendrore e Lindore të Institutit Demokratik Amerikan (NDI).

E falenderova për kontributin e dhënë gjatë bashkëpunimit shumë vjeçar të LSI me NDI. Për mbështetjen e pakursyer me ekspertizë amerikane dhe ndërkombëtare për rritjen e kapaciteteve të forumit rinor dhe atij të gruas, për realizimin e transparencës financiare të partisë, për rritjen e standardit të përfaqësimit dhe politikbërjes.

Diskutuam mbi rëndësinë themelore që ka në demokraci vota e lirë dhe e barabartë. Gjithashtu theksova angazhimin e LSI për një reformë zgjedhore me integritet të plotë që do i shërbejë interesit të qytetarëve dhe për të ardhmen e Shqipërisë në BE.

Vlerat e demokracisë euro-atlantike janë udhërrëfyesi më i mirë për forcimin e shtetit të së drejtës, tregut të lirë dhe garanci për ndërtimin e jetës në Shqipëri“, shkruan Kryemadhi.(TemA)

 

1 komente në “Reforma zgjedhore, Monika Kryemadhi: LSI ka udhërrëfyes vlerat e demokracisë euro-atlantike, kërkojmë të ketë integritet”

  1. zbrisni ne Tokë says:

    Ate te transparences, e besoj , por nuk kuptoj fare se kush do ta votoje reformen zgjedhore qe do besh ti dhe Lulezimi?! A mund te me japesh pergjigje se me ke lene pa gjume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje