Lulzim Basha ka kërkuar sërish zgjedhje të parakohëshme.
Ai thotë se opozita përfaqëson shumicën e vendit.
Në një dalje për media, kreu i PD thotë se Maqedonia e Veriut e pësoi nga Shqipëria për bllokimin e negociatave.
“Të mbahen sa më parë zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Në Shqipëri janë përvijuar 2 qëndrime, qëndrimi i një shumice absolute, i opozitës që kështu nuk mund të vazhdohet dhe i një pakice absolute që nuk do ndryshim.
Dështimet e njëpasnjëshme të kësaj qeveri i paguajnë shqiptarët. Dështimin me ekonominë, me shëndetësinë, me punësimin. Është koha për të marrë vendimin e duhur për vendin, për të vendosur interesin e vendit mbi interesat politike. nuk mund të vazhdojë më gjatë kështu.
Sot është e rëndësishme se përse nuk zbatohet ligji, pse mbahen në dorë Babani apo Kajmaku i Vorës. Në Shqipëri nuk ka shtet ligjor. Ligji nuk është i barabartë për të gjithë.
Një nënë keqtrajtohet, ndërsa pushtetarët e kapur në afera korruptive nuk iu hyn gjemb në këmbë. Kjo situatë duhet të marrë fund.
Jemi të hapur për të gjithë instrumentet që garantojnë ecjen përpara.
PS të reflektojë sa nuk është vonë. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë pafund. ndërkohë që ne përgatisim ofertën tonë për të nxjerrë vendin nga kjo krizë, të jeni të sigurt se edhe durimit të popullit po i vjen fund. Ka ardhur koha të ndërtojmë një demokraci ku çdo shqiptar të jetë aksioner”, deklaroi Basha.
Gjynah i vjen les lules per macédonien v
O Lule Bysha, po ik mor pall se je be nje klaun qesharak… O nuk je me i mire se Edi Rama ti se te ishe me i mire se Edi Rama ai kishte ra me kohe. Per nje gje te jesh i sigurt ama i sigurt fare, qe ti do i humesh dhe zgjedhjet tjera Lulush. Ti nuk ke shans te behesh kryeminister para 2025.
ha ha ha Basha eshte shumice, atehere pse nuk permbyset kjo bote.
Po te zbatohej vertete ligji,ti do te ishe nga te paret pas hekurave,Lylzim sum kapuçi ?????
Rast me te mire se zgjedhjet e 30 qershorit nuk kishte basha, por sigurisht nuk ka bythe te perballet ne zgjedhje. Ai ben sikur do zgjedhje, por ne fakt ai nuk i do ato pasi e ka parasysh rezultatin. Bashas i duhet pak kohe sa te rregulloje dokumentet e vilave, e me vone do te merret me zgjedhjet.
Fatkeqesia shqiptare e 28 vjeteve te fundit e ka emrin Sali dhe PD! Luli eshte nje marionete e korruptuar qe nuk i dihet fundi!
Shqiptare,
Mos kujtoni se firma VEFA ka falimentuar!
Ajo po kerkon tashme qe te gjithe shqiptaret t’i beje aksioner te saja.