Kryeministri Italian Giuseppe Conte ka deklaruar se do të vlerësojë mundësinë për arritjen e një marrëveshje për njohjen e sigurimeve shoqërore të shqiptarëve në Itali.
Gjatë konferencës së përbashkët me Edi Ramën në Romë, kryeministri shqiptar konfiromi mbështetjen e homologut italian.
“Mendoj se meriton të falënderohet kryeministri dhe Italia mike, për jo vetëm fjalët, por edhe veprat kuptimplota në drejtim të integrimit të plotë të shqiptarëve në Itali.
Ashtu sikundër meriton të çmohet dhe të futet në rrugën e zgjidhjes çështja e sigurimeve shoqërore të kësaj mase të madhe kontributorësh në shtetin italian.
Më vjen shumë mirë që bashkëpunimi i nisur në këtë drejtim është konfirmuar nga kryeministri dhe ne do të vazhdojmë dhe do të përshpejtojmë përpjekjet për të përmbyllur përpjekjet për këtë marrëveshje, që ka një rëndësi të madhe për ekonominë e këtyre familjeve, për dinjitetin e këtyre njerëzve, por edhe për miqësinë tradicionale mes dy popujve tanë,” tha Rama.
Ndërsa Conte vlerësoi kontributin e shqiptarëve në ekonominë italiane dhe tha se një marrëveshje për pensionet mund të jetë shumë pranë arritjes.
“Ka 30 mijë ndërmarrje të vogla dhe të mesme shqiptare në Itali dhe, ne duhet t’i njohim ato, ata japin një kontribut të shkëlqyeshëm në ekonominë tonë.
Së bashku do të vlerësojmë mundësinë e marrëveshjeve eventuale edhe në planin e pensioneve, do të punojmë së bashku duke shkëmbyer informacione,” deklaroi Conte.
Italianet skane pare per vete ,jane ne krize …..dhe te burgosurit nuk na i ushqejne dot, vendosen ti kthejne ….. …..jo te lidhin pensionet ,deshira mund te jete e madhe por realiteti eshte duke punuar kunder saj
Të shohim do zoti mbajnë llafet dhe të qëndrojë kjo qeveri se po U ndrua si Renci o do fillojnë edhe një herë nga fillimi dhe I bie të vdesin të gjithe pensionistët që kanë nevojë shpresojmë.
Gjithmone kam uruar Juve Lider Z EDI Rama Kryeminister i Shqiperise Tone qe Vepra eshte Puna Juaj dhe jo llafet boshe mburrjet cpifjet etj Kultura Jone nacionale civile gjithmone MIRE ishalla Zotit.. falimenderit shume Italia veramente ottima qualità ottima idea ottimo paese vicino Albania…
??????????????