“Mustafi, koha jote mbaroi!”, shpërthen legjenda e Liverpool

31 Tetor 2019, 18:10Sport TEMA

Ish-mbrojtësi i Liverpool-it, Jamie Carragher beson se qendërmbrojtësi i Arsenali-t, Shkodran Mustafi, i ka ditët e numëruara në Premier League.

Duke parë dhe paraqitjen e gjermanit kundër Liverpool-it në sfidën e djeshme anglezi mendon se Mustafi do të largohet Anglia.

Në sezonin e kaluar Mustafi nuk ishte në formën e tij më të mirë çka e ka detyruar trajnerin Emery ta ulë në stol mbrojtësin.

Trajneri spanjoll i dha një mundësi ditën e djeshme në ‘Anfield’, por gjermani zhgënjeu duke shënuar një autogol ne humbjen e ‘topçinjëve’ që erdhi pas penalltive.

“Ditët e Mustafit duke luajtur në Premier League kanë mbaruar.”- deklaron Carragher për “Sky Sport”. “Ai është nga ato mbrojtës që bën gabime.

Gabimet e tij nervozojnë dhe shokët e skuadrës, duke mos luajtur lojën e tyre, por duke mbuluar gabimet e tij. Mendoj se largimi i tij do të ishte zgjidhja më e mirë për të gjithë.”- mbyll ish-ylli i Liverpoolit.

1 komente në ““Mustafi, koha jote mbaroi!”, shpërthen legjenda e Liverpool”

  1. Shmil Gurra says:

    GOMARLLËQE!
    Dje, ose mbrëmë, Shkodrani ishte mbrojtësi më i sigurt i Arsenalit.
    Autogoli nuk është pashkathtësi e mungesë zotësie, Escobarit të Columbisë i kushtoi jetë.
    Gjykimet janë subjektive.
    Pse nuk akuzohet lojtari flokëgjatë i Arsenalit, i cili në castin e barazimit 5 : 5, nuk ishte askund, ose përse nuk kritikohet lojtari me mbiemër M (nuk më kujtohet mbiemri) të cilit ia morën topin nga këmba dhe gol, dhe, shto skandalin, kur nuk goditi portën e Liverpoolit nga një pozitë ku as një pionier futbolli nuk do gabonte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje