Rrëfimi i Marchisios pas grabitjes: Nuk kisha parë kurrë armë me sy, falë zotit fëmijët nuk ishin në shtëpi

31 Tetor 2019, 16:26Sport TEMA

Ish-ylli i Juventusit, Claudio Marchisio, ka zbuluar se çfarë i shkoi në mendje kur një grup i armatosur i njerëzve hynë në shtëpinë e tij për të plaçkitur gjëra me vlerë të madhe.

Claudio Marchisio dhe partnerja e tij Roberta u plaçkiten në vilen e tyre në Torino të martën mbrëma.

Më drejtuan armët në kokë. Ishte e vështirë, pasi nuk kisha parë armë më parë. Pesë burra hynë në shtëpinë tonë në Vinoco dhe na kërkuan kasafortën.

Në atë pikë, ata morën gjithçka që mund të gjenin dhe pastaj u larguan. Unë u frikësova shumë për veten dhe për gruan time, Robertën.

Falë Zotit fëmijët nuk ishin në shtëpi. Ata kishin dalë për të luajtur futboll dhe gjyshi nuk i kishte kthyer ende. Patëm shumë fat”, deklaroi ish lojtari i skuadrës së Juventusit.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje