Balotelli kundër tifozëve të Interit, telenovela vazhdon…

30 Tetor 2019, 17:49Sport TEMA
Balotelli kundër tifozëve të Interit, telenovela vazhdon…

Mario Balotelli dhe tifozët e Interit nuk kanë pasur kurrë një raport të mirë, edhe kur sulmuesi ka qenë pjesë e zikaltërve.

Pasi kaloi te Milani, gjithçka u kris me dy palëve dhe prej shumë vitesh tashmë, kanë pasur polemika me njëri-tjetrin.

‘SuperMario’ u rikthye këtë sezon në Serie A, pasi nënshkroi me Brecian, që gjithashtu u rikthye në Serie A pas kualifikimit nga Serie B.

Mbrëmë, Brescia dhe Interi u vunë përballë njëri-tjetrit, në sfidën e vlefshme për javën e 10-të të kampionatit italian.

Gjatë gjithë takimit, tifozët e Interit ofenduan Balotellin, i cili në një moment, iu përgjigj me të njëjtën monedhë tifozerisë zikaltër, duke iu drejtuar gishtin e mesit.

Pritet të ketë dhe dënim për sulmuesin e Bresicas, pasi Federata Italiane ka marrë të gjitha pamjet filmike për këtë moment..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje