"S'keni turp t'ju mundin edhe ata laskarat", shoqërohet në polici trajneri shqiptar që rrihte futbollistët me shpulla

30 Tetor 2019, 11:13Sport TEMA

Policia ka shoqëruar trajnerin Ndue Tarazhi i cili u shfaq duke dhunuar futbollistët e U-17 të Laçit.

Grupi hetimor po  e merr në pyetje duke i kërkuar shpjegime lidhur me sjelljen e treguar.

Në një video ai shfaqej duke goditur lojtarët.

Gjithashtu po merret në pyetje edhe një nga oficerët e policisë që u shfaq në video e publikuar në mediat sociale.

Pavarësisht se ishte dëshmitarë i dhunës që trajneri ushtroi ndaj futbollistëve, polici nuk ndërhyri.

8 komente në ““S’keni turp t’ju mundin edhe ata laskarat”, shoqërohet në polici trajneri shqiptar që rrihte futbollistët me shpulla”

  1. analisti says:

    Tarazhi eshte njeriu qe ka nje merite te padiskutueshme ne zhvillimin ne vite te sporteve ne ate qytet per disa breza.

  2. GJINI says:

    MIRE ESHTE TA DIN TE GJITHE SE FUTBOLLI NE LAÇ NDODHET ATY
    EDHE PER MERITA TE VEÇANTA TE TRAJNERIT HISTORIK DUA TE THEM
    NDUE TARAZHIT, NATYRISHT NUK JAM PER ATE SJELLJE POR NUK
    MUNDETTE ULEN VLERAT E PUNES SE TARAZHIT NE LAÇ !

  3. Adi says:

    Ik ore ca meritevai nuk eshte njeri ne radhe te pare,ne trajneret na trajtonin me dinjitet e dashuri,kush e di sa femije ka aty me probleme sociale. Kafsheri..ti hiqet e drejta e trajnerit….

  4. Arifi says:

    Edhe c’far pastaj?? Mesohet futbolli me pellemba kokes?? Ikni ore grisni bythen andej ju paska mesuar ky futbollin lacianeve!! Per c’fAr futbolli flisni?? Si mund te godasesh femijet ne ate far menyre??

  5. Korabi says:

    Nuk ia vlen merita e tij per sportin,kur i turperon ne qiell te hapur ata djeme.Nuk e di si kane duruar ne ato momente. Jane 17 v jecar,por edhe nje 7 vjeca nuk rrihet ne mes te sheshit. Po ata te tjeret(ekipin kundershtare) pse i quan laraska ? Po vet ky c’eshte sorre ?
    Veprimi itij eshte shume i denueshem. Edhe hero te jete ,xhesyi i tij s’mund ta denoi me burgim,por jo te jete trainer i atij ekipi. Ata djeme duhet te ruajne personalitetin e tyre.Edhe pse e duruan atje ne fushe te hapur ,te mos pranojne te luajne me ate trajner. Pse c’fare jane ata djeme kukulla ?

  6. Poko says:

    Ne cdo shtet te botes do e kishin plas mrena kete te cmendur.

  7. Has/Ks says:

    Te shkretet femije, shumica nga ta perpiqen (luajn) per mbijetese. Po t’ishte trajner i afte ky s‘kishte nevoje te perdorte dhune po ja qe s‘eshte, perpos nje depresivi te prapambetur asgje tjeter. Çuditem se si tolerojne keta te rinje dhe mu ne ket moshe te ndjeshmerise, sidomos shqiptaret qe thuhet po i shikove te ze belaja.

  8. pjeter says:

    “A ju thash te hyni me mentalitet fitues?” “ti e ke Fa in,vetem ti,a e pe si hongre dy gola?” ,e para,nuk hyet me mentalitet fitues pse thua ti te hysh,krijohet mentaliteti.E dyta,asnje trajner nuk fajeson ne ate menyre nje lojtar te vetem,sepse ne te kundert je fajtor vete,bej nderrimin,dhe kurseja djalit ate poshterim.Ata djem mund te jete edhe shume te mire,por sfidoj kedo te luaje pa frike,ata cuna luajn me frike che gabojne,ky xhandar i paska fut flamen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje