Luiza Gega: Seksi para garave mund të të bëje mirë, edhe birra

30 Tetor 2019, 09:37Sport TEMA

Vullneti, ushqimi dhe trajnimi janë një faktor mjaft i rëndësishëm për një sportist. 

Rreth kësaj teme foli edhe rekordmenia shqiptare, atletia, Luiza Gega, e cila në studion e “Ditë e Re” në Rtv Ora tha se ka menduar shpesh ta lë sportin, por nuk mundet. Ajo shtoi se bën rreth 150 kilometra në javë, por dieta e saj ditore nuk i përgjigjet aq sa duhet djegies së madhe të kalorive. 

Më tej, Gega foli rreth jetës seksuale para garave. 

Kam menduar shpesh për të hequr dorë. Por, është bërë një pjesë e jetës. Kam frikë që do të heq dorë një herë në jetë. Unë zgjohem me të. Gjithë 24 orëshi im është i lidhur me të. Është regjimi që unë mbaj. Duhet të ha në orarin e duhur. Nuk kam ndonjë ushqim specifik.

Duhet të mundohem të marr ato proteinat e duhura, karbohidratet e duhura. Kur më shkon mendja edhe ha pica. Unë e kam këtë luksin. Fiziku im për fat të mirë ma lejon, me kuptimin që unë bëj shumë stërvitje dhe e djeg. Unë bëj rreth 150 kilometra në javë.

Aktualisht ushqimi është një faktor i rëndësishëm për mua, por unë nuk ushqehem aq sa duhet. Por konsumoj shumë dhe i menaxhoj gjatë ditës, ku mundohem t’i heq me stërvitje. Nuk kam limite në dietë. Mund të pijë edhe birrë. Në fakt mua më bën mirë birra, por që unë nuk e pi dot, nuk më pëlqen.  

Meshkuj nuk bëjnë seks 24 orë para ndeshjes, por femrat kanë ndalime?

Meshkujve nuk i bën mirë para garave, por femrave mund t’i bëj edhe mirë,” tha Gega duke qeshur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje