Edhe një shqiptar pjesë e nominimeve të ‘Globe Soccer’, Igli Tare në garë me Abidal dhe Overmars

30 Tetor 2019, 14:29Sport TEMA

Pjesë e çmimeve që do të ndahen në ceremoninë prestigjioze të ‘Globesoccer’ do të jetë edhe ajo për Drejtorin Sportiv më të mirë.

Në listën e pesë kandidatëve ka vend edhe për Igli Taren. Shqiptari është drejtori sportiv i Lacios, ndërsa falë punës së tij ia ka dalë ta kthejë skuadrën kompetitive, teksa kryeqytetasit kanë në organikë shumë futbollistë me vlera.

Jo më kot Tare e ka fituar edhe në Itali këtë titull. Por, tashmë bëhet fjalë për diçka më të madhe teksa është një çmim ku përfshihen drejtorët e Ligave kryesore.

Në Çmimin që do të shpallet më datë 29 dhjetor, Tare duhet të mposhtë konkurrencën e emrave si Erik Abidal të Barcelonës, Mark Overmars të Ajaksit, Berta të Atletiko Madrid dhe Eduard të Liverpul.

Sido që të shkojë, të jesh pjesë e listës me pesë finalistë është një tjetër arritje për t’u shënuar në karrierën e shqiptarit, i cili falë aftësive dhe punës ia ka dalë të mbërrijë në majat e profesionit të tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje