Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Sadiku, nuk po gjen paqe me dëmtimet. Elbasanasi është detyruar të ndalet sërish për shkak të një problemi muskulor dhe Malaga ka konfirmuar gjithçka.
Ekipi spanjoll bëri me dije se shqiptari ka një problem muskulor dhe i duhet të pushojë.
Lojtari i huazuar nga Levante te Malaga u afrua si shpëtimtar i sulmit, por tani duhet të qëndrojë 3 javë larg fushave.
Një problem i madh ky për trajnerin Victor Sanchez, pasi lojtari nuk mund të ndihmojë ekipin e tij.
Malaga nuk e ka nisur aspak mirë sezonin dhe nga objektivat e ngjitjes në La Liga, po luftojnë për mbijetesë.
Ekipi i Bares dhe Sadikut nuk po ngjitet aty ku duhet. Lajmi i mirë është se të dy lojtarët janë titullar dhe po luajnë rregullisht.