Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoji, policia jep informacion zyrtar

1 Nëntor 2019, 17:33Kronika TEMA

Policia e Shtetit në njoftimin e parë zyrtar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji bën me dije se janë plagosur 3 persona, përfshi dhe vetë prokurorin.

Policia bën me dije se një prej të plagosurve është nisur për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa dy shtetasit e tjerë ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu policia fton këdo që mund të ofrojë informacion në ndihmë të hetimit të shpejtë të ngjarjes të telefonojë falas në numrin 112.

“Ne aksin rrugor Durrës – Tiranë në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, rreth orës 16:30, në afërsi të vendit të quajtur “Mbikalimi i Shkozetit” kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me targa AA 333 ZD, e për pasojë janë plagosur shtetasit A.L., 48 vjeç, A.N., 44 vjeç dhe A.M., 30 vjeç.

Shtetasi A.M. është nisur për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa dy shtetasit e tjerë ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Durrësit është vënë në ndjekje të autorëve, po krihet zona dhe në të gjitha akset rrugore që lidhen me Durrësin janë ngritur pika kontrolli.

Për zbardhjen e ngjarjes  është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor nga Departamenti i Policisë Kriminale, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

Policia e Shtetit fton këdo që mund të ofrojë informacion në ndihmë të hetimit të shpejtë të ngjarjes të telefonojë falas në numrin 112.”- informon policia. (TemA)

5 komente në “Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoji, policia jep informacion zyrtar”

  1. USA says:

    Po ku qenka kriminel grupit duka basha.

  2. Timi says:

    Populli thotë se po u përzieve mekrundet do të të hanë derrat!

  3. Allum says:

    Kjo asht sigurija per jeten ne shqiperi thoni Edi rames me brekusha

  4. Tropojan says:

    Hahaha…..pyet sal lul bastardet…se monika nuk i tregon mutes…

  5. Lani says:

    Paska benz shume te mire! Kaq rroga te larta paskan keta prokuroret?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje