KQZ i heq mandatin Agim Kajmakut

1 Nëntor 2019, 11:22Kronika TEMA

KQZ me vendim unanim ka shpallur të pavlefshëm mandatin e kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku.

Anëtarët e KQZ pasi morën në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme, vendosën që Agim Kajmaku nuk duhet të jetë më në krye të Bashkisë së Vorës, pasi ka shkelur ligjin e dekriminalizimit.

Sipas KQZ, Agim Kajmaku ka fshehur arrestimin dhe më pas hetimin në Greqi, duke theksuar se ai ka shkelur ligjin e dekrminalzimit. 

Avokati i Kajmakut i kërkoi nga KQZ konfirmimin e Agim Kajmakut në detyrën dhe lejimin e tij për ta ushtruar detyrën e kryebashkiakut të Vorës. Kajmaku tashmë ka 45 ditë kohë të ankimojë vendimin e KQZ-së. (TemA)

 

1 komente në “KQZ i heq mandatin Agim Kajmakut”

  1. meta says:

    e sigurte qe mandatin e rimerr perseri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje