Tesi Basho gjate arrestimit
Policia e Shtetit arrestoi disa ditë më parë, të shumëkërkuarin Tesi Basho.
Pas arratisjes nga burgu i sigurisë së lartë në Romë Tesi Basho hyri ilegalisht në Shqipëri dhe nisi aktivitetin kriminal.
Në 2017-n ai kërcënoi me jetë një biznesmen, të cilit i kërkonte 100 mijë euro.
Me ndihmën e vëllait Santilno, Basho arriti t’i merrte biznesmenit 20 mijë euro.
Biznesmeni në fjalë është edhe daja i dy vëllezërve.
Takimet mes dajës biznesmen dhe Bashos u përgjuan, ndërsa paratë u fotografuan.
Santilno Basha nuk u ndalua pasi Prokuroria donte të arrinte tek Tesi Basho, që konsiderohej një person shumë i rrezikshëm.
Pas disa aksioneve të dështuara policore, më i fundit një muaj më parë, policia arrestoi dy vëllezërit.
Tesi Basho krahas akuzave të rënda që ka në Itali, po hetohet edhe për gjobvënie ndaj dajës biznesmen, bashkë me të vëllanë.
Ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë arrest me burg dhe sot Tesi Basho kishte seancën e marrjes në pyetje si i dyshuarit.
Basho refuzoi të shkonte në seancë dhe procesi vijoi në mungesë të tij.