Elona Çaushi kërkon të mbajë licencën për të kontrolluar dyqanet pa taksa në Rinas, për të cilët ka fituar tenderin dhe ka lidhur kontratën kompania amerikane International Cruise Duty Free
Nën drejtimin e gjyqtarit Avni Sejdi, sot nis beteja gjyqësore në themel mes kompanisë
Albania Duty Free Distribution, me pronare bashkëshorten e gjyqtarit Gjin Gjoni, Elona Çaushi dhe Ministrisë së Financave, për licencën për ushtrimin e aktivitetit tregtar në ambientet Duty Free në Aeroportin e Rinasit.
Ky proces ka marrë një rëndësi të veçantë, për shkak se gruaja e Gjin Gjonit kërkon me çdo kusht të kontrollojë dyqanet pa taksa në Aeroportin e Rinasit, pasi ka humbur zyrtarisht tenderin për menaxhimin e këtyre ambienteve si dhe në kushtet kur kontrata me TIA-n i ka mbarur në 27 gusht 2019.
Për të arritur këtë qëllim, Elona Çaushit po i vijnë në ndihmë gjyqtarë me pasuri të dyshimtë dhe që nuk e kanë kaluar Vetingut, por edhe segmente të korruptuara të administratës publike, të cilat i kanë krijuar një alibi, duke mos e njoftuar 60 ditë para mbarimit të licencës nderkohe qe ADFD nuk ka njoftuar Ministrine per humbjen e tenderit. Gjyqi merr një tjetër vëmendje në kushtet kur, tenderin për të menaxhuar ambientet Duty Free, që sot kontrollohen nga familja Gjoni, e ka fituar kompania amerikane International Cruise Duty Free (ICDF), ku për rrjedhojë ka lidhur edhe një kontratë me kompaninë koncesionare që menaxhon aeroportin e Rinasit (TIA). Pra kompania amerikane ka fituar tenderin dhe ka lidhur kontratën, ndërsa aktivitetin e ushtron kompania e gruas së Gjin Gjonit, falë influencave mbi gjyqësorin. Ky gjyq është gjithashtu një mesazh për të gjithë investitorët e huaj në Shqipëri si dhe për ata që synojnë të investojnë në të ardhmen.
Historiku i gjyqit të sotem
Kompania Albania Duty Free Distribution, me pronare bashkëshorten e gjyqtarit Gjin Gjoni, pasi humbi tenderin për hapësirat Futy Free në Aeroportin e Rinasit, iu drejtua gjykatës për të vijuar kontrollin e ambienteve, pavarësisht se kontrata i mbaronte në 27 gusht 2019.
Në 7 gusht, pasi ADFD i ‘dogji’ gjyqin gjyqtarit Arjan Aliaj, Mimoza Kajo-Brahimi, e cila shqyrton të njëjtën kërkesë, vendosi që kompania e Elona Çaushit të vijojë aktivitetin tregtar në Aeroportin e Rinasit, deri në zgjidhjen përfundimtare të padisë.
Më tej, Albania Duty Free Distribution aplikon tek Drejtoria e Doganave për të rinovuar licencën për të ushtruar këtë aktivit. Drejtoria e Doganave ka aplikuar për licencën e Duty Free në Aeroportin e Rinasit në datën 15 gusht, ndërsa Ministria e Financave e ka firmosur rinovimin një ditë më pas, pra në 16 gusht. Licenca është firmosur nga zëvendësministri Elton Haxhi.
Por, në fund të muajit shtator 2019, Ministria e Financave i anuloi autorizimin kompanisë Albania Duty Free Distribution për ushtrimin e aktivitetit në ambientet Duty Free në Aeroportin e Rinasit pasi gjeti shkelje dhe fshehje me qellim te informatave te rendesishme nga ana subjektit ADFD. Në lojë hyn sërish gjykata. Në 8 tetor të 2019, gjyqtari Avni Sejdi, pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, me një vendim të ndërmjetëm ka pranuar kërkesën e Albania Duty Free Distribution për pezullimin e efekteve të vendimit të Ministrisë së Financave për anulimin e autorizimit për ushtrimin e aktivitetit në ambientet Duty Free në Aeroportin e Rinasit, deri në zgjidhjen me themel të çështjes. Sot nis procesi në themel.
Avni Sejdi pa Veting, bleu shtëpi me para dhuratë
Gjyqtari pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë Avni Sejdi nuk i është nënshtruar ende procesi të Vetingut, për të marrë konfirmimin nëse duhet ta vijojë detyrën apo duhet të largohet nga sistemi i drejtësisë. Në vitin 2005 Sejdi ka blerë një apartament në Tiranë me vlerë 4 720 000 lekë, ku si burim të ardhurash për të justifikuar blerjen e apartamentit, ka deklaruar edhe 14 mijë euro dhuratë nga vëllezërit.
Në vitin 2009, gjyqtari Avni Sejdi deklaron 120 000 lekë të ardhura nga puna e bashkëshortes si dado e pasiguruar. Ashtu si shumë gjyqtarë të tjetër, edhe gjyqtari Sejdi ka deklaruar makinë me një çmim të caktuar, ndërsa e ka shitur më shtrenjtë disa vite më vonë.
Çfare do ndodhe ne gjykate sot dhe çfare vendimi do marri Avni Sejdi ? A do vazhdoje Duty Free te mbahet ” peng” ne Rinas ?(shqiptarja.com)
ESHTE E GJITHA KORRUPSION.FILLONI ME GJIN GJONIN DHE MBARONI ME KOMPANIN QE MENAXHON AIROPORTIN E RINASIT DHE QEVERIJA QE E DHA KETE ARIOPORTE KOMPANISE.
A KENI DEGJUAR NDONJEHERE QE NDRIIMI I AIROPORTIT TE MATET ME KILE:?d m th SA ME I RENDE TE JETE AVIONI QE TRASPORTON NJERZE ,APO MALLRA AQE ME SHUME PAGUAN DRITA KOMPANIA E TRASPORTIT. ESHTE KJO ARSYJA QE BILETAT E AVIONEVE NE SHQIPRI KUSHTOJNE ME SHTREJTE SE NE SHTETET EUROPIANE. LERE PASTAJ QE TE VENDOSIN CA PERSONA PER TE PAGUAR NJE 15 EUROSH ME SHUME ,QE NUKE E DIME ASE MOTUIVIN.SAPO E KUNDERSHTON ZONJA ZHDUKET ME GJITHE ATO BILETA QE KA NE DORE. MUTI E KA MBULUAR ATE VENDE ME ZAGARE QE I SHKOJNE PASE PER TE RREMBYER 20% TE FITIMIT TE KORRUPSIONIT . A JU KUJTOHET NE PORTIN E BARIT KU NJE GRUA E SHOQERUAR ME TRE PERSONA PRISTE SIGURACIONE FALLSE PER MAKINAT E REFUGJATEVE QE HYNIN NE TOKAT SHQIPTARE. KU PERFUNDUAN?
ESHTE E GJITHA KORRUPSION.FILLONI ME GJIN GJONIN DHE MBARONI ME KOMPANIN QE MENAXHON AIROPORTIN E RINASIT DHE QEVERIJA QE E DHA KETE ARIOPORTE KOMPANISE.
A KENI DEGJUAR NDONJEHERE QE NDRIIMI I AIROPORTIT TE MATET ME KILE:?d m th SA ME I RENDE TE JETE AVIONI QE TRASPORTON NJERZE ,APO MALLRA AQE ME SHUME PAGUAN DRITA KOMPANIA E TRASPORTIT. ESHTE KJO ARSYJA QE BILETAT E AVIONEVE NE SHQIPRI KUSHTOJNE ME SHTREJTE SE NE SHTETET EUROPIANE. LERE PASTAJ QE TE VENDOSIN CA PERSONA PER TE PAGUAR NJE 15 EUROSH ME SHUME ,QE NUKE E DIME ASE MOTIVIN.SAPO E KUNDERSHTON ZONJA ZHDUKET ME GJITHE ATO BILETA QE KA NE DORE. MUTI E KA MBULUAR ATE VENDE ME ZAGARE QE I SHKOJNE PASE PER TE RREMBYER 20% TE FITIMIT TE KORRUPSIONIT . A JU KUJTOHET NE PORTIN E BARIT KU NJE GRUA E SHOQERUAR ME TRE PERSONA PRISTE SIGURACIONE FALLSE PER MAKINAT E REFUGJATEVE QE HYNIN NE TOKAT SHQIPTARE. KU PERFUNDUAN? EH CFARE TE THEMI ME PER BELULIN KRYEMINISTER EDVININ ME POTURET E QEVERISE.
Caushi dje e bija sot.Cfare ka ndryshuar.Asgje.