Vrau biznesmenin për një kalë, arrestohet i shumëkërkuari vlonjat me një “mal bëmash” kriminale

30 Tetor 2019, 10:41Kronika TEMA

Eduard Xhezo, i cili akuzohet se ka vrarë biznesmenin Arben Beqiraj pas një konflikti të çastit, ka përfunduar në pranga.

Njoftimi i policisë

Policia e Durrësit në bashkëpunim me Policinë e Tiranës vë në pranga një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit.

Pas një ndjekjeje disaditore nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Tiranë, e Durrës u bë i mundur identifikimi i vendndodhjes dhe kapja e 34-vjeçarit, i kërkuar për vrasje.

Qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara, nën efektin e lëndëve narkotike, me kartë identiteti të falsifikuar dhe nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar në dy pika kontrolli, por prangoset pas ndjekjes dhe bllokimit të rrugës në Shkozet, Durrës, 34-vjeçari nga Vlora, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municioneve”.

Seksioni i Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë pas informacioneve të marra për vendndodhjen e personit në kërkim organizoi punën për kapjen e tij, i cili sapo ka parë Policinë ka lëvizur me shpejtësi të madhe në Drejtim të Durrësit.

Menjëherë është njoftuar Policia e Durrësit dhe në hyrje të Durrësit, Policia ngriti një pikë kontrolli me qëllim bllokimin e automjetit, por edhe në këtë pikë kontrolli drejtuesi i mejtit nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë dhe është larguar me shpejtësi.

Forca e Posaçme Shqiponja e DVP Durrës dhe ato të Qarkullimit Rrugor i janë vënë në ndjekje dhe në vendin e quajtur “Mbikalimi i këmbësorëve” te unaza e Shkozetit, u bë bllokimi i mjetit së bashku me personat, të cilët u shoqëruan në Polici.

Gjatë kontrollit të mjetit u gjetën një sasi e vogël lënde narkotike cannabis dhe dy karta identiteti me iniciale A. S., dhe S. J.. Pas verifikimit të bërë karta e identitetit me emër A. S. rezultoi e falsifikuar, pasi fotografia në kartë i përkiste shtetasit në kërkim Eduart Xhezo, 34 vjeç, banues në Vlorë, për të cilin Gjykata e Shkallës Parë Vlorë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municioneve”, pasi më datën 04.08.2019, rreth orës 19.30, në lagjen “1 Maj”, Vlorë janë goditur me armë shtetasit A. B., E. B. dhe N. H. dhe ky shtetas dyshohet si një nga autorët e kësaj ngjarjeje.

Shtetasi Eduart Xhezo është person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe armëmbajtjes pa leje, i dënuar më parë për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.

Precedentët penalë

34-vjeçari, vite më parë, është dënuar me 9 vjet e 4 muaj burg për “Vrasje me dashje të dy a më shumë personave”, të mbetur në tentativë, si dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Xhezo, në atë kohë tregtar zarzavatesh me shumicë, u arrestua pas 5 vitesh në kërkim.

Sipas vendimit të dhënë nga Gjykata e Vlorës, gjithçka e ka zanafillën më 9 dhjetor të vitit 2005.

Në datë 09.12.2005, rreth orës 07:00 të mëngjesit, Xhezo ka qenë duke shitur në dyqanin e tij. Në këtë orë kanë ardhur për t’u furnizuar me artikuj bujqësorë shtetasit Skënder Rama dhe Klodjan Rama.

Midis Xhezos, i cili në këtë kohë po shiste, dhe atë e bir gjatë kohës që po peshohej një sasi patatesh, ka filluar një debat në lidhje me çmimin.

Si pasojë e mosrënies dakord, blerësit janë tërhequr nga blerja e mallit. Ky fakt ka shërbyer si shkak që të fillojë një debat fillimisht me fjalë dhe më pas ka degjeneruar në goditje reciproke fizike. Xhezo ka marrë një gurë peshe dhe me të ka goditur në kokë Klodjan Ramën.

Grindja është ndërprerë pasi Skënder Rama dhe Klodjan Rama janë larguar. Kreshnik Rama, djali tjetër i Skënder Ramës, po atë ditë, rreth orës 09:00 të mëngjesit, pa ditur gjë në lidhje me grindjen që familjarët e tij kishin pasur, rastësisht ka shkuar për t’u furnizuar me furgon.

Por, Xhezo duke pandehur se kishte shkuar për t’u hakmarrë, ka marrë një armë automatike dhe në momentin që furgoni ka ndaluar është afruar dhe në një distancë rreth 7-8 m ka qëlluar në drejtimin të furgonit.

I plagosur mbeti Rama dhe shoferi i furgonit. Pas kësaj ngjarjeje, Xhezo, atëherë 20 vjeç, është larguar dhe hetimet janë zhvilluar në mungesë të tij, nga ku ka rezultuar se i riu ka qëlluar me kallashnikov. Sipas prokurorit të çështjes, qëllimi i goditjes së dy të rinjve ka qenë vrasja e tyre.

Dënimi i dhënë nga Gjykata për Xhezon ishte 14 vjet, ndërsa duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, çka nënkupton uljen e një të tretës së dënimit atij do t’i duhet të vuajë vetëm 9 vjet e 4 muaj burg.

Vendimi i marrë në mungesë të tij nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë dhe më pas e lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit, u dërgua nga Xhezo në Gjykatën e Lartë. Kjo e fundit, në vitin 2012, ka prishur pjesërisht vendimin, duke e dënuar me vetëm 2 vite burg për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Përveç ngjarjes së vitit 2005, Eduart Xhezo rezulton person i ndaluar nga Policia për armë në vitin 2017, ndërsa në fillim të këtij viti është arrestuar për trafikim droge. Për kapjen me pistoletë, Xhezo çuditërisht ia ka hedhur duke u dënuar me shërbim prove për 5 vite. Po, në mënyrë të çuditshme pas arrestimit më 23 janar 2019, si i dyshuar bashkë me një tjetër person për tentativën e trafikimit të 1.3 tonë kanabis sativa në drejtim të Italisë, gomonia u bllokua në grykëderdhje ne Vjosës.

Fillimisht, mjeti lundrues u evidentua në det dhe gjatë ndjekjes nga Policia Kufitare dhe Guardia Di Finanza trafikantët u detyruan të ktheheshin në grykëderdhjen e Vjosës, aty ku braktisën mjetin lundrues dhe u fshehën në zonën e pyllëzuar. Por, një ditë më pas, Policia vuri në pranga Xhezon bashkë me një 39- vjeçar të dyshuar si autor dhe posedues të lëndës narkotike. Por, pavarësisht të gjitha këtyre, 34-vjeçari Xhezo ka vijuar të gëzojë liri të plotë, madje duke lëvizur dhe me armë në brez.

7 komente në “Vrau biznesmenin për një kalë, arrestohet i shumëkërkuari vlonjat me një “mal bëmash” kriminale”

  1. Jep says:

    Tentuat te vrasi 2 veta, 2 vjet burg gjykata e larte?? Pse si merrni e tendosini Brenda Ata gjyqtar dhe te shohim pastaj sa trima Jane te tjeret. Prandaj. Epron vetegjyqesia ne shqiperi, se shtetit te ha mutin

    1. Hoxh Armandi says:

      Bo ca shteti keni ndertuar e turkoshqiptare. Vriteni mes te dites si barbare me njeri tjetrin dhe pastaj ne internet thoni jemi rrace ariane?

  2. Kellira says:

    Bashke me Xhezon futen ne biruce dhe te gjithe prokuroret dhe gjykatesit qe i kane garantuar lincencen per vrasje.

  3. ceni boston says:

    Keta lloj derrash duan plumbin ne balle nga policia kur ju vihet ne ndjekje. Nje person I tille duhet te ekzekutohet sepse eshte vetem rrezik dhe kosto per qytetaret. Qendrimi I tij neper burgje dhe sorollatja neper gjyqe vetem se I kushton shtetit dhe taksa paguesit per te mbajtur nje derr te eger, vrases dhe kriminel si ky tipi!

  4. Pol says:

    xhungel nga veriu deri ne jug, jetojme ne xhungel, kam frike se makina e kryeministrit qe ecen pa shofer mos shkel ndonje polic rruges hahahaha

  5. Albani says:

    Merni varni gjyqtarin pastaj Xhezon.po si mund te hashe parate e nje njeriute qe ka vrare.l
    Plera

  6. Komentuesi says:

    Fajin e ka gjykatesi qe eshte blere me parat e Xhezos.Te vrasesh njerez dhe te denohesh dy vjete,kjo eshte poshtersi.Gjykatesit duhet te futen ne burg bashke me Xhezon.Kurse Xhezo duhet denim me burgim te perjetshem se ka mare jete njerzish.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje