Shoku i ngushtë, kush është personi që nxorri në pritë Eri Zefin

31 Tetor 2019, 11:25Kronika TEMA
Shoku i ngushtë, kush është personi që nxorri në

Eri Zefi

Policia shpalli në kërkim Mikel Alinë, pasi e akuzon se çoi në pritë Eri Zefin tek hasmi.

Organet e rendit thonë se e kanë zbuluar këtë fakt përmes telefonatave mes Mikel Alisë dhe Eri Zefit natën e krimit.

Megjithatë ngjarja nuk është ende e vërtetuar.

Ndërkohë, familjarët e Mikel Alisë janë ngujuar pas lajmit nga policia, duke theksuar se djali i tyre nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Ata shprehen të sigurt që kjo nuk ka ndodhur dhe se policia nuk ka fakte për këtë gjë.

Në orët e para të 2 tetorit, Eri Zefi u gjet i ekzekutuar pak metra larg “Rrugës së Kombit”, në fshatin Zall-Xhuxhë të Mirditës.

Sipas raportit mjeko-ligjor, 34-vjeçari u qëllua me 6 plumba, 4 prej të cilëve e kanë kapur në kokë, ndërsa 2 të tjerët në gjoks.

Vrasja rezulton të ketë ndodhur gjatë natës, pikërisht në vendin ku është gjetur trupi.

Kjo tregon se autorët e kanë marrë viktimën deri në pikën ku u gjet i vrarë dhe më pas është kryer ekzekutimi duke dashur të humbasin edhe gjurmët, për shkak të terrenit të thyer.

Gjatë hetimit, është provuar se Alia ka komunikuar në telefon dhe në mënyrë verbale me Eri Zefin, duke i kërkuar të bashkëpunojnë së bashku për të vjedhur në mesnatë një sasi të konsiderueshme hashashi në një territor malor, që ndodhet në fshatin Zallë-Xhuxhë të Mirditës.

Eri Zefi ka pranuar ofertën e mikut të tij të fëmijërisë, të cilit i besonte në mënyrë të verbër, dhe janë nisur së bashku me makinën e Zefit, në vendin ku ishte caktuar për t’u kryer vrasja.

2 komente në “Shoku i ngushtë, kush është personi që nxorri në pritë Eri Zefin”

  1. gjergji says:

    Mos u habiteni.Kjo eshte psikologjia e merditoreve :prita ose nxerrja ne prite.

    1. I.Hoti says:

      Mos fol me pa pergjegjshmeri per krahinen e Mirdites! Krime ka kudo dhe kriminelet duhen ndeshkuar nga drejtesia ! Krimi si me pritea pa prite, eshte Krim ! Ti nqs je simpatizant i krimit ‘pa prite’ je kriminel ‘pa prite’! Pse a thua kriminel ‘ma i mire’ > Mirdita shqiptare, qe nga emri dhe deri tek gjaku , ADN-ja, nuk njolloset me disa kriminel a ndonje tjeter me se paku dashakeqas i shqiptareve mija shekullore ne trojet ILIRE !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje