SHBA, apel prokurorëve: Hetoni dhe futini në burg trafikantët, aty ku e kanë vendin. Ne ju mbështesim fort

30 Tetor 2019, 19:44Kronika TEMA

Edhe pse veting-u i gjyqtarëve dhe prokurorëve qëndron në zemër të reformës në drejtësi, për SHBA nuk është vetëm kaq.

Një nga hallkat e rëndësishme për reformën në drejtësi për amerikanët mbetet edhe lufta ndaj trafikantëve të femrave. I ngarkuari me punë i SHBA në vendin tonë, Dan Koski, ishte i pranishëm në Konferencën Rajonale kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, prej ku iu bëri thirrje prokurorëve të hetojnë, ndjekin penalisht dhe dënojnë më shumë trafikantë.

Duke shtuar se SHBA do të mbështesë Shqipërinë në luftën ndaj trafikantëve, zyrtari amerikan deklaroi se prokurorët mund t’i nxjerrin jashtë shoqërisë shqiptare trafikantët dhe t’i fusin në burg, aty ku e kanë vendin.

Prokurorët e rretheve formojnë një hallkë. Ligji në dispozicion të tyre për të ndjekur penalisht trafikantët është një tjetër. Duke përdorur ligjin ekzistues prokurorët mund t’i nxjerrin jashtë shoqërisë shqiptare trafikantët dhe t’i futin në burg, aty ku e kanë vendin. 

Prokurorë, ju bëj thirrje që të hetoni, të ndiqni penalisht dhe të dënoni më shumë trafikantë. Ne do t’ju mbështesim gjatë rrugës”, deklaroi Dan Koski.

Sipas tij, koordinatorët e viktimave, punonjësit socialë dhe punonjësit e strehëzave që i bëjnë viktimat sërish të plota është një hallkë tjetër në zinxhir. I ngarkuari me punë, ai i bëri thirrje qeverisë të ndihmojë që strehëzat e trafikimit të lulëzojnë.

“Fonderia në të cilën farkëtojmë hallkat e zinxhirit është reforma në drejtësi e Shqipërisë. Edhe pse veting-u i gjyqtarëve dhe prokurorëve qëndron në zemër të saj, reforma në drejtësi është më shumë se kaq. Ajo parashikon një shoqëri që mbron anëtarët e saj më të cenueshëm dhe ndëshkon ata që i viktimizojnë. 

Shfrytëzojeni vrullin e reformës në drejtësi, për të nxitur dhe frymëzuar veprimet tuaja për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore. Kjo është një forcë e pandalshme. Përdoreni energjinë e saj”, deklaroi i ngarkuari me punë i SHBA në Tiranë.

Sipas tij, drejtuesit në nivelet më të larta të qeverisë së Shteteve të Bashkuara kanë treguar një angazhim për reformën në drejtësi dhe për të luftuar trafikimin, duke marrë forcë nga tradita amerikane e çlirimit të njerëzimit, e njëjta traditë e nderuar nga Frederick Douglass.

“Siç ka thënë kohët e fundit Sekretari i Shtetit Pompeo, “trafikantët duhet ta dinë që ne nuk do të tolerojmë veprimet e tyre të neveritshme dhe kriminale”. 

Së bashku, ne duhet të jemi të vendosur. Dhe së bashku duhet të vazhdojmë të ndërtojmë zinxhirin që lidh trafikantët me ndjekjet penale dhe dënimet, që mbështet viktimat me strehëza dhe përkrahje dhe ngre lart të gjithë Shqipërinë me premtimin e të nesërmeve më të ndritshme. 

Ju përgëzoj të gjithëve për përpjekjet tuaja të shkëlqyera dhe shpreh zotimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për qëllimet tona të përbashkëta” përfundoi Dan Koski.

1 komente në “SHBA, apel prokurorëve: Hetoni dhe futini në burg trafikantët, aty ku e kanë vendin. Ne ju mbështesim fort”

  1. qytetari qe vezhgon says:

    Mire e thoni juve
    Prokuroret e rretheve nuk arrestojne trafikante se nga ato marin miliona sepse prokuroret jane koka e korrupsionit
    Sa me shpejt te futen ne veting prokuror e gjygjtare te rretheve se po shfrytezojn ditet e funfit te tyre ne aktivitetin e perditshem te korrupsionit
    Arrestojne qyteeare qe as vete nuk e di cfar vepre penale kan bere
    E nje nga keto prokurore eshte ne Durres Afrim Shehu
    Len te lire personin Andri Kone djali i tezes Monika Kryemadhit qe i gjen bagazhin e makines me certifikata pronesie qe esht vet perfitues dhe mban ne arrest persona per tu dukur qe po punon gjoja
    Sa me shpejt vetingu per kete prokuror se eshte delja r zeze ne drejtesi ne durres.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje