Dy femra në Shkodër kërcënojnë shoqen e tyre me “video erotike”: Na jep lekët, ose e publikuam

31 Tetor 2019, 11:16Kronika TEMA

Dy femra, M.B. 46 vjeçe dhe E.F. 28 vjeçe, janë arrestuar nga Policia e Shkodrës për veprën penale të gjobëvënies.

Ato u kapën në flagrancë në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër gjatë aksionit “Truma”, duke i marrë 500 mijë Lekë të vjetra një gruaje.

Mësohet se dy të arrestuarat kishin kanosur shoqen e tyre përmes një videoje për t’i marrë me forcë shumën e parave.

Burimet policore thonë se ato posedonin një video “rozë” të shoqes së tyre dhe e kërcënonin se do ta publikonin nëse nuk u jepte paratë që kërkonin.

Por gruaja e dëmtuar kishte bërë denoncim në polici për këtë situatë. Pas marrjes së denoncimit, uniformat blu të Shkodrës në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Krimeve të Rënda u vunë në lëvizje dhe organizuan aksionin për arrestimin e dy grave.

Këto të fundit u kapën në flagrancë teksa po i merrnin 500 mijë Lekë të vjetra mikeshës së tyre, të cilën e kishin kanosur dhe shantazhuar përmes videos.

Ato akuzohen për shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie, vepër penale që gjykohet nga Krimet e Rënda.

1 komente në “Dy femra në Shkodër kërcënojnë shoqen e tyre me “video erotike”: Na jep lekët, ose e publikuam”

  1. Idioti says:

    Obobo, grate plaka!!‘ ka ngelur ndonje pa u flliqur ne at vend?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje