Çfarë kërkojnë grekët, që ne nuk mund t’ua japim?

1 Nëntor 2019, 09:49Politika TEMA

Një vit e më shumë kohë pas ngecjes së negociatave dhe projektit Bushati-Kocias për delimitimin e hapësirës detare, çështja e detit është rikthyer edhe një herë në vëmendje, këtu në Shqipëri, pas takimit të së martës Rama-Mitsotaqis në Athinë. Megjithatë, takimi thjesht sa ngriti sërish në vëmendje këtë problematike të mbetur varur mes të dy vendeve, por nuk sqaroi asgjë më shumë se kaq, qoftë me burime, qoftë me deklaratën e përbashkët zyrtare të dy kryeministrave.

Kjo gjithsesi nuk ka penguar të nisin aludimet në këtë anë të kufirit se çfarë po ndodh, çfarë do të ndodhë dhe si do të ndodhë. Aq sa edhe një VKM për një grup pune në nivel zv.ministrash në media paraqitet si ndryshim grupi negociator. Në një kohë kur negociatat kërkojnë plotfuqishmëri dhe plotfuqishmërinë e jep vetëm Presidenti dhe jo VKM-ja, që gjithsesi nuk ka lidhje me negociatorët.

Ajo që flitet dhe që thuhet, duket se është shumë larg asaj që në të vërtetë dy kryeministrat diskutuan. Në parim, të dy ranë dakord për zgjidhjen e problemit të detit, por kjo vetëm në parim, pa hyrë në detaje se si. Ajo që dihet është se Greqia kërkon të zgjidhë në favor të saj – me të drejtën e saj, sikurse edhe Shqipëria – problemin e zonës ekskluzive ekonomike në marrëveshjen detare.

Mënyra se si Athina sot kërkon ta zgjidhë këtë mbetet për t’u parë, por nuk është e njëjtë me projektin e çuar deri afër fundit nga dyshja Bushati-Kotzias. Duhet thënë se negociatat dhe rezultatet e të dy ish-ministrave, që në fakt jepnin zgjidhje të kënaqshme për të dy palët dhe rrëzonin marrëveshjen Basha-Bakojani të vitit 2009, mund të quhen në mos zyrtarisht të vdekura, të paktën në koma ose vdekje klinike. Pa kthim.

Në këtë aspekt, është e vështirë që Shqipëria dhe Greqia të arrijnë një zgjidhje të afërt të detit, sepse Mitsotaqis dhe Demokracia e Re do ta kenë të vështirë të pranojnë një marrëveshje më të keqe se ajo e vitit 2009 për Greqinë, ndërsa Shqipëria një marrëveshje të rëndë për të, po aq sa ajo marrëveshje e 2009-s.

Cipras dhe Kotzias ishin gati të ridiskutonin marrëveshjen e 2009 sepse nuk mbanin asnjë përgjegjësi për të, por në momentin që Shqipëria e rrëzoi, ishin të detyruar të arrinin një kompromis. Nëse marrëveshja Bushati-Kotzias do të ishte konkluduar dhe firmosur sikurse ajo e Prespës, pavarësisht se mund ta kundërshtonte, Mitsotaqis do të deklaronte më pas se edhe pse nuk ishte dakord do ta pranonte siç po bën me “Prespën”.

Por deti nuk është shqetësimi i vetëm i Greqisë. Kemi dëgjuar shpesh të flitet për minoritetin, madje nga kryeministri aktual grek, ndonjëherë edhe si kusht për negociatat. Por çfarë kërkojnë grekët për minoritetin? Kërkojnë atë që Rama ua premtoi këtë herë në Athinë, vetëpërcaktimin. Dhe këtu problemi mund të jetë pak i rrezikshëm. Çfarë është vetëpërcaktimi me të cilin grekët janë të kënaqur?

E drejta e qytetarëve të deklarojnë se çfarë janë. Dhe këtu Greqia shpreson që të ketë një shifër më të madhe se sa në të vërtetë ka minoriteti grek sot. Kjo edhe sepse ka mundësi që të joshë shumë Mehmetë të deklarohen Jorgo, me lehtësi si financiare dhe juridike, pensione, karta, nënshtetësi, punë e çfarëdolloj formash të tjera, të aplikuara deri më tani dhe aspak të panjohura. Deri sot, Shqipëria nuk e ka pranuar këtë lloj forme, vetëpërcaktimin.

Shqipëria ka dy mënyra në census se si të llogarisë nënshtetasit e saj. Dikush mund të vetëdeklarohet brazialian, por ai duhet ta vërtetojë këtë, jo thjesht se në një moment të caktuar nga shqiptar ndjen se është dikush tjetër, për arsye emocionale apo për interes. Dhe kjo është e përcaktuar me ligj.

Çfarë kërkon Shqipëria? Atë që dihet sot e mot: heqjen e ligjit të luftës dhe trajtimin e pronave të qytetarëve të Çamërisë. Edhe në kohërat e muajve të pakët të mjaltit mes Tiranës dhe Athinës, Greqia nuk ka bërë asnjë hapje, qoftë edhe me gjysmë zëri për këto çështje. Aq më tepër tani. Nuk ka asnjë shenjë, nuk ka asnjë hap zyrtar apo jo zyrtar në këtë drejtim. Sidomos nga qeveria Mitsotaqis, e cila erdhi në pushtet edhe me kartën e nacionalizmit.

Në këtë konteks, duket sikur marrëdhëniet Shqipëri-Greqi anojnë nga unilateralizmi. Grekët kërkojnë minoritetin dhe detin, por nuk premtojnë të zgjidhin ligjin e luftës dhe pronat e çamëve. Shqipëria nga ana e saj e ka të pamundur me ligj – vetëm nëse Rama e ndryshon atë, por kjo do të ketë kosto të madhe politike – vetëm vepërcaktimin grek edhe të shqiptarëve, ndërsa gati të pamundur edhe sikur qeveria e Tiranës të çmendet e gjitha të pranojë një marrëveshje për detin të përafërt me atë të 2009. Për detin nuk vendos vetëm qeveria, por edhe Presidenti. Dhe dihet konflikti me Presidentin që ka qeveria sot.

Për këto arsye takimi vërtet shërbeu për të shkrirë paksa ngricën, por është larg zhurmës që po bëhet në shtypin e Tiranës. Pak a shumë, shumë zhurmë për asgjë.(SI)

21 komente në “Çfarë kërkojnë grekët, që ne nuk mund t’ua japim?”

  1. Tarasi says:

    bythen…..se te gjitha ja keni dhene

    1. Hoxh Armandi says:

      Vetedeklarimi eshte standard evropian. Njerezit te deklarohen cfare ndihen. Eshte lajm i mire per shumicen e turkoshqiptareve qe dhe ata te deklarohen sternipa te recepit.

  2. Himara says:

    Ti filozof anonym qe ke shprehur shqetesimin tend se nje Mehmet mund te vetedeklarohet Jorgo, mund te na thuash qe ky Mehmeti eshte autokton ketu ne Ballkanin perendimor apo eshte derivat I pushtimit ottoman …..?
    Te pakten te kishe zgjedhur ndonje emer tjeter jo ottoman si psh. Pirro I Epirit etj…..

    Apo nuk te le baba Sulejmani me origjine nga Mongolia…..?
    Jo per gje tjeter po keshtu ofendon racen iliro-shqipetare se ka cmim te ulet dhe blihet lehte me nje karte apo nje pension (gje qe nuk eshte e vetete se administrata greke se pari nuk jep me pensione dhe e dyta ka kritere shume rigoroze, te ashpra per njohjen e origjines helene dhe shpesh nuk I a akorduar edhe atyre qe realisht e kane kete origjine).
    Konkluzionet nxirri vete……

    1. vang says:

      Himara: Ju tashme e dini se emrat myslimane nuk percaktojne kombesi turke sepse nuk jane vetem turqit mysliman.Por influenca dhe presioni i pushtuesit 5 shekullor arriti te ndryshoje fene e krishtere te shqiptareve ne fe myslimane.Qe nga rilindasit qe shumuca ishin bektashiane dhe shume patriote te tjere me emra myslimane luftuan turkun :Cerciz Topulli, I.Qemali,H. Prishtina,etj lista eshte e pafund.

      1. Flm says:

        O Viaga, nuk e kuptoni o Budallenj qe reziku nuk eshte Greqia por Rama si sherbetor Turqis ( i rezikut shekullor te Arberis).
        ###
        Ju a vertetoj me poshte.
        ###
        Greqia kishte 2 kerkesa sipas artikullit,
        1. Greqia doli gjysem e fituar sepse fitonj njofjen e vetdeklarimit te minoritetit.
        2. Shqiperia super e humbur, zvarit problemin e Detit, qe ne fakt eshte nje ndarje me te vetmin kriter “te vijes se mesme”.
        3. Turqia del super e fituar sepse realizoj mos njofjen e ndarjes se detit me pik referimi ishuj, gje qe i intereson si precedent per problemet ne Egje.
        Dhe e dyta vet-deklarimi qe pranoj Ramuti ishte direktiv e ARTE e Turqis, e cila do qe te jete precedent dhe per njofjen e minoritetit musulman Grek te Thrakes si minoritet Turk, te cilen Turqia nuk guxon ta kerkoj vete Greqia sepse ne traktatin e Lozanes ka firmosur qe eshte minoritet musulman dhe jo Turk.
        ###
        Pra precedenca e vet-deklarimit eshte nje kerkes e Turqis ndaj Rames.
        ###
        O popull kuptojeni qarte qe jemi satelt Turk, per Turqin po punoje polutikanet tane.
        ###
        Greqia si shtetformues Europina nuk kerkon as gje me shume se e drejta nderkombetare. Te drejtat e Greqis jo vetem nuk na cenojn aspak por na bejne me te fort dhe te qendrueshem, duke i pare ne sy te vertetat dhe problemet dhe duke i zgjidhur ato.

  3. Kosta says:

    Bisedimet me kolonet aziatike jane te kota e humbje kohe.Nuk mund te hysh ne bisedime me njerez te ardhur ne trojet arberore dhe qe vetequhen greke.Ne duhet te bashkojme boten arberore ne gadishullin Ilirik dhe te ndihmojme vellezerit tane arberore qe jetojne ne Dreqi dhe qe kolonet aziatike u mohojne te drejten te mesojne gjuhen e tyre ne shkolla.

  4. Petriti says:

    Ne njoftimin zyrtar thuhet se u bisedua edhe per vetedeklarimin e kombesise.
    Cili do te jete qendrimi i qeverise sone per kete ceshtje te rendesishme kombetare?
    Pervoja e deritanishme me leshimet per futjen e Janullatosit ne Shqiperi, zgjerimin e minoritetit ne fshatra shqiptare si Muzina, Lugari, Kakodhiqi, etj,, hapjen e shkollave greqisht ne Korce ku nuk ka asnje familje qe flet greqisht, ngritja e varrezave greke ne vijen e Vorio-Epirit, etj., e ben cdo atdhetar shqiptar te trembet se leshimet mund te vazhdojne. Ne jemi ne erresire te plote se c’u bisedua!

    1. XheJ eN Bi says:

      Petriti….
      Nuk është ajo që thua ti.Fshatrat që përmënd janë me banues me origjinë greke ,ashtu si dhe fshatrat e tjera dhe për grekun nuk ka asnjë rëndësi se i ka në xhep.As ajo që bën fjalë shkrimi që Mahmuti të bëhet Jorgo ,se në Shqipëri nuk deklarohet .E vetmja gjë që mund të bëjë Mahmuti ta ndrojë në Greqi.
      Greqia problemin e ka te vllehë, që ata të vetëdeklarohen grekë dhe kështu shtohet numri i ” minoritetot” grekë në Shqipëri.
      Nga vitet 90- të pretenfonin se ishin 450 000 minotitet grekë në Shqipëri dhe këtu futnin edhe vllehët ,prandaj sot duan të hartijnë këtë shifër.

      1. malokja e vogel eli says:

        shvejk en byth, o idiot nuk ka asnje vllah qe deklarohet grek, jeni ju shqipot qe leni sumen per 300 euro. kemi gjith jeten qe po mundohemi tju bejme njerez po ju prap majmuna ngalet. ju dhe alfabetin nga ne vllehet e keni. Sotireqet shqipo e deshen cirilik, mahmutet shqipe e deshen arabisht, dhe vllahu jua mbushi mendjen qe latinishtja eshte me e drejte per shkrimin e shqipes. ky esht vetem nje shembul. ka Shum te tille ne historine tuaj idote.

  5. Doda says:

    Greket kerkojn jugun e SHQIPERIS , meqe fuqit e mdha i hapen horeksin duke i dhen tokat tona deri ne art e prevez , si i thon nje fjale oreksi vjen duke ngren.

    1. Flm says:

      O Dod, eshte e drejt qe oreksi vjen duke ngrene por kjo thenie nuk i pershtatet Greqise por Turk-Arnautve te pa bese.
      ###
      Pasi mbaruan pune duke ngrene nga trojet e Serbise filluan me Maline Zi, FYROM dhe Greqin.
      Jeni ju ata qe flisni per Big Albanistan dhe jo fqinjet tane.

  6. albi says:

    Te presim vitin 2023 kur perfundon akordi 100 vjecar i Lozanes per percaktimin e kufirit Greko-Turk. Mbas 2023 Turqit do kerkojn te negociojn kufirin detar sidomos ishujt dhe gerqia rrezikon shume. Do te kete lufte dhe ka mundesi qe Greqia te shperbehet fare dhe te mos na ngacmoj me . Pra atje do duket sa te fort jane.

  7. PO , PO says:

    Jam plotesusht me ty @Petrit . Ky eshte shqetesim qe
    kane mbare shqiptaret , kudo qe jane , jo vetem
    brenda kufijve te Shqiperise Londineze !

  8. loni says:

    Me duket se do ta pesojme si Maqedonia,por edhe kjo nuk doli e sukseshme me anullimin e hyrjes ne BE,asnje nuk e ka formulen e suksesit.Ne kemi nevoje duhet me duru se pastaj ne te kundert ja fut vetes.

  9. Debatik says:

    Pirdh moj mace cironj

  10. Nik says:

    1)Parlamenti shqiptar tè mblidhet dhe krijoj njè komision parlamentar rreth deklaratès sè Kotzias se ne grekèt kemi investuar nè shqipèri nè tv,gazeta,etj etj pèr kètè motiv unè qytetari shqiptar dyshoj mbi gjithçka qè shteti im diskuton me grekèt pèr tè vetmen arsye ,transparenca gjer nè palcè.
    2)Vetdeklarimi çdo tè thotè?Asimilimi i pèrmetarève,korçarève,vlonjatève,sarandiotève,kanè mbi 100 vjetè qè ushtrojn tè njèjtèn lojè ndaj nesh”asimilim”me kalin e trojès brènda kisha greke,gazeta,shkolla,tv,etj etj
    3)Siç pèrmendet dhe nè analizèn e mèsipèrme diplomacia èshtè art mund tè humbasèsh diçka por fiton nè njè drejtim tjetèr dhe kjo mvaret nga diplomacia jonè sesi i konkretizon kèto çèshtje .
    4)Kemi shèmb nga shtete fqinj qè pèr tè hyr nè BE kanè trajtuar tè njèjtat probleme dhe mundet tè merren leksione nga kèto shtete por pa hequr rrobat e imta pèrball grekève se kètè veprim dhe humbje dinjiteti populli dhe kombi mbar shqiptar nuk do t’ju falte kurrè prandaj nè tavolin tè ulemi si tè barabart ndryshe asnjè bashkèbisedim gjer sa tè arrihet njè kohè mè e pèrshtatshme.Lavdi heronjève shqiptar pèr krijimin e shtetit grek.

  11. Pellazgos says:

    Greqia dhe ata qe identifikohen me Epirin,me Pirron,me historine nuk kerkojne asgje me teper nga Jorgot e para Osmaneve qe u bene Mahmuter dhe me vone Mehmeter,te beheshin vete ashtu sic kane qene,jo ti “detyroje” Greqia.
    Epiri i Veriut egzistone per ata qe jane patriote Shqipetare dhe jo per ata qe luftuan per Turqine.
    Kur Shqipetaret do behen me te vertete Shqipetare dhe te mos harrojne pengjet,perdhunimet,vrasjet 500 vjecare,atehere ky vend me histori Greke, me patriote qe do i thonin qytetit te Ilyrit Kostandin ne Kostandino-polis dhe jo Stamboll apo Kostandinopoja,do nderohet nga Bota.
    Duket qe Ilyrin Kostandinin e Madh nuk e llogarisni perpara nje Misionare me prapavija politike,percarese,.

  12. Lil Toronto says:

    Hajde trusherlare hajde. Po sikur dhe une qe jam nga veriu te deklarohem grek ? Po sikur dhe te tjere t’a bejne kete?
    Ha ha ha. Rama IDIOTI.

  13. Dori says:

    Atdhetare te medhenj ju qe komentoni, pa breke ne bythe dhe te qeverisur nga qeverite njera me e korruptuar se tjetra. Po ne nuk na do qeveria/shteti yne, politikanet vetem per veten e tyre mendojne si te pasurohen duke e rrjep kete popull dhe duke e lene te ike rrugeve te europes si klandestin pa asnje nje lloj te drejte, me keq se Afrikanet. E perse duhet me qene shqiptar per te qene skllever te politikaneve shqiptar, apo per te ruajtur pronat e rridhjeres nga ndonje lufte. Te gjithe shqiptaret qe kane mar letrat greke I ke si njerez duke punuar e jetuar ne Europe.

  14. XXXXX says:

    Loja e “minoritetit grek” eshte nje loje e piset e bordellos Greqi qe ka filluar qe me themelim e asaj bordello jevgjish nepemjet kesaj loje te piset Greqia ka se qellim te kontrolloj Shtetin Shtetin shqiptare dhe ta bej funksionim e tij te veshtire cka i shkon pershtat interesa te pabese te Athines….edhe…JO …e Frances ishte nje mbeshtetje per Greqine dhe asgje tjeter…nje Shqioeri ne BE eshte me kosto te madhe per Greqine te mos themi nje “thike ne fyt” dhe kete e dine kurdet e Athines….prandaj mundohen te bejn gjithcka ne kete drejtim per te penguar ecurine e Shqioerise….thjeshte njerez te poshter e bastard….qe nuk duhet tu zihet..asnjehe…asnjehere..bese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje