Kryetari i Forumit Rinor të CDU-së Tilman Kuban, i pranishëm në një takim të FRPD-së në Tiranë, tha se Lulzim Basha është një njeri i jashtëzakonshëm dhe se ai duhet ndihmuar të vijë sa më parë në pushtet
“Lulzim Basha ju ofron një mundësi duke protestuar me të, bërë fushatë me të, dukë iu bashkuar atij, pasi ai është një njeri i jashtëzakonshëm.
Ai është gjithashtu mik personal i Angela Merkelit, një nga udhëheqësit politike më të fuqishëm në botë. Ju lutem, ndihmojeni Lulzim Bashën te jetë kryeministër sa më shpejt të jetë e mundur ju duhet të kaloni vetë, që të jetë kryeministri sa më shpejt të jetë e mundur dhe atëherë, le të nisim një kapitull të ri së bashku si miq.
Ky është thelbi. Miqtë qendrojnë bashkë edhe kur dielli shkëlqen, edhe kur ka kohë të vështira. Ju mund të keni besim tek ne si aleatë në NATO dhe si miq politikë”, tha Kuban.
Në marketingun politik kjo deklaratë mund të konsiderohet një lloj rekomandimi që vjen nga jashtë për kryetarin e PD-së, pamvarësisht se i kujt rangu është personazhi që e ka bërë.
Se çfarë ka parë ky zotëri të jashtëzakonshme te Lulzim Basha që shqiptarët nuk po arrijnë ta shohin, mbetet një dilemë e madhe dhe ndoshta tregues se kryetari i Partisë Demokratike është i parakohshëm për Shqipërinë!
Paska marre nje dore paresh ky dordolec.
Vjen me duar ne xhepa dhe ikin me xhepa plot.
Do te jete me debil se Luli ky, qe vjen e na ben biografine e tij, sikur shqiptaret te mos e kene marre vesh sa idiot eshte Luli.