Rozafa do eksportojë peshk në Japoni. Korporata japoneze Kiyomura dhe kompania shqiptare Rozafa fillojnë bashkëpunimin

1 Nëntor 2019, 15:44Ekonomia TEMA

Bashkëpunimi ekonomik me Japoninë, në funksion të rritjes së volumit të shkëmbimeve tregëtare mes dy vendeve, do ta shtojë portofolin edhe me prodhimet shqiptare të detit drejt Japonisë. 

Me mbështetjen e kolegut Minoru Kiuchi në Parlamentin Japonez, njëkohësisht Ministër Shteti, dhe falë angazhimit të Ministrisë së Jashtme japoneze, arritëm të bëjmë bashkë dy kompani të mëdha: Korporatën japoneze Kiyomura dhe Kompaninë shqiptare Rozafa. Dy presidentët e dy kompanive zoti Kiyoshi Kimura* dhe zoti Gjergj Luca ranë dakord të fillojnë bashkëpunimin me qëllim eksportin e prodhimeve shqiptare të Rozafës drejt tregut japonez.

Ky treg i ri për prodhimet shqiptare të detit padyshim do të rrisë volumin e prodhimit duke rritur sigurisht edhe numrin e të punësuarve në fabrikat shqiptare.

Njoftimin e ka dhene deputeti Taulant Balla i cili gjendet per vizite ne Japoni. Balla shkruan se diplomacia në tërësi, por edhe kjo parlamentare, duhet të ketë objektiv parësor tërheqjen e investimeve të huaja dhe rritjen e eksporteve të prodhimeve “made in Albania”. Çdo kontakt dhe çdo vizitë duhet të synojë rritjen dhe diversifikimin e bashkëpunimit ekonomik.

Eksportet shqiptare të prodhimit të detit arritën në vitin 2018 shifrën rekord 91.6 milionë Euro ose 3 herë më shumë sesa në vitin 2013. Ndërsa pritshmëria për vitin 2019 është kalimi përtej 100 milionë Euro. Qeveria Rama ka mbështetur fuqimisht këtë sektor përmes politikave lehtësuese: Nafta pa akcizë për sektorin e peshkimit dhe heqja e TVSH për rrjetat, anijet, pajisjet elektronike, frigoriferëve, motorëve të anijeve, në bordin e anijeve të peshkimit, të trajtuara si furnizime bordi.

Janë 27 zëra doganore, TVSH e të cilave janë bërë 0 për peshkimin. Falë bashkëpunimit me Bashkimin Europian ka filluar zyrtarisht në shkurt 2019 projekti IPA i BE, i cili do të japë mbështetje deri në masën 50% për investime në bordin e anijeve të peshkimit për ndërrimin e motorëve, blerjen e pajisjeve elektronike dhe të ndërtimit të frigoriferëve Vlera e kësaj mbështetjeje është 1.4 milion € e cila duke financuar 50% të investimit çon investimet në bordin e anijeve të peshkimit në 2.8 milion €.

*Kiyoshi Kimura njihet në Japoni si “Mbreti i Peshkut Ton”, i cili është rregjistruar edhe në Librin e Rekordeve Guinness për blerjen më të shtrenjtë në ankandin e tonit në Japoni. Ai është gjithashtu edhe pronari i rrjetit më të famshëm të restoranteve në Japoni Sushizanmai. Hyrja e prodhimeve shqiptare në këtë rrjet do të jetë realisht një histori suksesi.

14 komente në “Rozafa do eksportojë peshk në Japoni. Korporata japoneze Kiyomura dhe kompania shqiptare Rozafa fillojnë bashkëpunimin”

  1. specialisti says:

    Respekte per Gjergj Lucen….

    1. Pa hy në debat me asnjë komentues, deshta me thanë qe fabrikat qe ka Gjergj Luca në Elbasa nuk i ka kush në bote.Do t’ ju rekomandoja qe te shkoni e ti vizitoni ose shifni reportazhin e tv Klanit te gazetares Alma Cupi e re bindeni se ajo ndermarrje duhet ndihmua jo vetem nga shteti për mrekullinë qe ka ba Gjergj Luca.

  2. Lenini says:

    Pra nëse BE jep grant 1.4 milion euro dhe vetë biznesi vendos 1.4. milion euro, kjo përbën një investim prej 2.8 milion euro për të cilin shteti duhet të jetë krenar?
    Sot 5000 mijë lek raki na i dha pronari, 5000 mijë lek të tjera i pagoi shoku po u kënaqa se më shkoi tavolina 10000 lek

  3. Tropojani says:

    Po se skane peshk boll japonezet po do e marrin nga ne, hajt ta shfarosim peshkun nga adriatiku i thone kësaj.

    1. SPQR says:

      Qetesohu a derebardhe se s’ka c’te shfarose Luca, ketu s’ka peshk per shqiptaret, do kete per tregun japonez mendon ti?! Japonezet thjesht do perfitojne nga krahu i lire i punes, peshku eshte i tjeterkujt. Luca vetem do e qeroje dhe paketoje!

  4. Futja kot says:

    Shqiperia eksport peshu ne Japoni!!
    Duket pak si e cuditeshme ,si fanta shkenc

  5. fati says:

    Peshk ne Japoni!!!! ?

  6. Ardi says:

    Ne harte me del qe Japonia nuk eshte ne mes te shkretetires por oqeanit. A thua valle te jete peshk apo miell??!!

  7. Absurd i papare says:

    Shyqyr te hane ca peshk japonezet e shkrete nga ne se skane det. ?

    1. pjeter says:

      Ç’lidhje ka o njeres se ka apo jo det japonia? Japonia importon peshk edhe nga Amerika,Ton,dhe e paguhen si frengu pulen,per amrikanet,kurse ata e shesin ne ankand, ku rasti me i keq 3 fishohen.Mendoni me llogjike,ky eshte nje lajm i shkelqyer per ekonomine shqiptare.Ne japoni ankandi me cmimin rekord,9700 euro kilja te nje toni te kuq,qe peshonte 278 kg,beini llogarite ju.Japonia eshte nje merkato luxi,madje super luxsi per ne.

  8. pjeter says:

    Ç’lidhje ka o njeres se ka apo jo det japonia? Japonia importon peshk edhe nga Amerika,Ton,dhe e paguhen si frengu pulen,per amrikanet,kurse ata e shesin ne ankand, ku rasti me i keq 3 fishohen.Mendoni me llogjike,ky eshte nje lajm i shkelqyer per ekonomine shqiptare.Ne japoni ankandi me cmimin rekord,9700 euro kilja te nje toni te kuq,qe peshonte 278 kg,beini llogarite ju.Japonia eshte nje merkato luxi,madje super luxsi per ne.

  9. Bobi says:

    Japonia eshte konsumatoria me e madhe ne bote te prodhimeve te detit, duke ngren nga balenat dhe deri te sardeleve, dhe inportusja me e madhe ne bote per prodhime e detit. Qe ta kupton peshke do vijne nga Argentina apo nga peshkarexhat oqeanike i ngrire dhe shqiptaret do bejne pastrimin se krahe i punes ne shqiperi eshte dhe me i lire se ne bangladeshe.

  10. E verteta... says:

    Artikulli ka harruar te permende edhe mbeshtetjen personale te Rames qe i ka dhene kesaj kompanie ekskluzivitetin per te peshkuar peshkun ton ne Shqiperi. Ka te pakten 5 vjet qe vetem Luca merret me kete aktivitet dhe asnji tjetri nuk i lejohet. Te gjithe perfitojne nga lehtesirat fiskale por nese nuk merr license nga qeveria atehere keto ste hyjne ne xhep fare.

  11. Remi - München says:

    Respekte per Gjergj Lucen,
    Njeri Fantastik,njeri Kombëtar,njeri humanistë.
    Vetem Respekte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje