Luftë franko-gjermane edhe në Bankën Qëndrore Europiane

31 Tetor 2019, 12:37Ekonomia TEMA

Gjermanët dhe “satelitët” e tyre mund të kenë qenë fërkuar duart … për ikjen e  Mario Draghi-t, por duket se llogaritë i bënë pa hanxhiun.

Pasardhësi i tij, në krye të Bankës Qendrore Europiane, francezja Christine Lagarde, iu shpalli luftë gjermanëve pa marrë akoma mirë postin.

E gjitha nisi kur Jens Weidman, drejtues i Bundesbank dhe një nga “kandidatët” për postin e shefit të BQE, tha se do të ishte  kundër çdo përpjekje për të riorientuar veprimet e Bankës Qëndrore Europiane në ndryshimet e klimës.

Dhe ky pozicionim i bankierit  gjerman nuk ishte i rastësishëm, pasi nga Banka Qendrore në treyzë është hedhur ideja për blerjen e “bonove të gjelbra” si pjesë e programit të lehtësimit sasior.

Siç theksoi Weidman, kjo binte ndesh me parimin e asnjanësisë që parashkruhet në Traktatet Evropiane.

“Kërkesat për një politikë monetare të gjelbër janë  shumë negative.

Vendime të tilla nuk duhet të merren nga Banka Qendrore. Ato nuk kanë legjitimitet demokratik”, tha Weidman.

Obligacionet “e gjelbra” lidhen me rritjen e shpenzimeve buxhetore për infrastrukturën dhe investimet në kuadër të ndryshimeve të klimës.

Kjo mund të vërë në lëvizje qeveritë të ndjekin një politikë fiskale më të gjerë tani që politika monetare ka arritur kufijtë e saj të efektivitetit.

Lagarde u kundërpërgjigj në një intervistë për radion franceze RTL, duke veçuar Gjermaninë dhe Hollandën si dy vende të zonës euro që me hapësira të mëdha për manovrim buxhetor.

“E  them qartë se vende si Hollanda dhe Gjermania nuk e përdorin tepricën e buxhetit për të investuar në infrastrukturë?

Pse të mos investojmë në arsim, inovacion, çfarëdo që u lejon atyre për një ekuilibër më të mirë”, theksoi Lagarde?

Është e qartë se lufta midis Lagarde dhe “skifterëve” gjermanë sapo ka filluar në Bankën Qëndrore Europiane.

3 komente në “Luftë franko-gjermane edhe në Bankën Qëndrore Europiane”

  1. Ari says:

    Kjo eshte lufte idesh, programesh dhe jo lufte individesh , si te ne! te tilla “luftra” vetem e zhvillojne demokracine ne pergjithese dhe, ne kete rast, qasjet per strategjite e BQE.

  2. rexha 10 says:

    Ishte pikrishte edhe kjo arsyeja qe Makron e kundershtoi GJermanine ,per aprovimin eShqiprise dheMaqedonise se Veriut ne hapjen e negociatave.Po ju kujtohet zenkat nisen mese Kancelares dhe Makronit tre dite perpara se te jepej vendimi. I bie qe hapja e negociatave behet ne baze te interesave te shteteve europiane. RROFTE DEMO_____________________ KRACIA.

    1. pjeter says:

      Pikerisht,me pare ja futi franca qe nuk ja mbeshteti Manfred Weberin Gjermanise,che disa dite me pare se te jepej vendimi per shqiperine,Gjermania me voten e populloreve ne PE,dhe te aleateve te saj ja hodhi poshte ne shenje hakmarrje,Silvye GoulRd Frances per komisionerem,me nje motiv te parendesishem.Behej fjal per nje vend shume te rendesishem ai i komisinerit te industrise dhe “merkatos unike”.Qendrimi i Makronit e che disa muaj me pare nuk ishte i sigurt,sepse duke pasur shqiperia si ligjet e,gjermane,Makron mendje shkurter shpresoj ne nje laser,por sic e la u mund tu here politikisht.Gjermania mori tek besoj la marre parasysh sakrifikimin e shqiperise che M.te veriut,che se dyti,recensioni nderkombetar,i Kunder Makronit,ishte nje goditje tjeter per te.Me dy fjale,né ishin asgje tjeter vec se,nje del kolateral i perplasjes Franko-Gjermane.Pastaj hyn ne mes edhe kercenimi i Trumpit per taksa te produkteve europiane,dhe ato qe goditen me shume jane,Gjermania,Franca,Italia,si eksportueset me te media ne Amerike.Trump ka shume interes te trajtoje vec e vec,Gjernania jo,do nje pergjigje europiane per taksat e Trumpit,e Ketu del Makroni,qe shume nuk ja njohin objektivat,por shofin ne te nje cinik te verte,do rezultate per Francen e tij,dhe komisionierja Goulard,do ishte ne vendin e duhur per te cuar para politiken France per sa i perket politikes industriale,che merkatos unike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje