Kjo ishte situata në spitalin e Traumës në orët e vona të pasdites së sotme.
Policia blindoi të gjithë perimetrin e spitalit në pritje të një prej tre të plagosurve nga atentati më armë zjarri ndaj prokurorit Arjan Ndoja te mbikalimi i Shkozetit.
Rreth orës 17:46, te Trauma mbërriti i plagosuri Andi Maloku, 30 vjeç, për mjekim të specializuar.
Ai ka marrë plumb në gjoks.
Ndërkohë prokurori Ndoja dhe i plagosuri tjetër po trajtohen në spitalin e Durrësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.