Marko Molla është portieri shqiptar, i cili ka vendosur të përfaqësojë fanellën e kaltër të Italisë.
17-vjeçari është grumbulluar edhe me Shqipërinë, por më pas u largua për të qenë pjesë e axurrëve.
Tashmë, Molla është kthyer në një titullar të padiskutueshëm për këtë grupmoshë, ndërsa është grumbulluar edhe për Botërorin U 17 që po zhvillohet në Brazil.
Në përballjen e mesnatës kundër Meksikës, portieri shqiptar është shndërruar në një protagonist për Italinë.
Teksa ndeshja ishte 0-0, Molla ka ruajtur ekuilibrin për të tijtë duke ndalur kundërshtarin nga pika e bardhë.
Në fund të kaltrit, triumfuan me rezultatin 2-1 duke siguruar kualifikimin nga grupi.
Kështu, Molla ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, ndërsa shqiptari do të vazhdojë ëndrrën në Kampionatin Botëror.
Kujtojmë se Molla është në pronësinë e Bolonjës dhe aktivizohet me të rinjtë e kësaj skuadre, teksa cilësohet si një portier me një të ardhme të ndritur.
KU ESHTE BUKURIA QE NJE SHQIPTARE VESHI FANELLEN E ITALIENNE . KY LAJME TREGONE QE NE JEMI MERCENAIRE NE SHERBIM TE TJETRIT SHESIM PORDHE ME FLAMURIN SHQIPONJEN PASTAJ HOP ME ITALIEN ZVICREN GJERMANINE PO UNE NUK KAM PARE NJE GJERMAN TE PREZAMTOJE ITALIEN DHE NJE ITALIAN ANGLINE KJO NDODHE VETEM TEK VENDE MERDE
Normalisht që do të përfaqësojë Italinë,kur këtu te ne kanë treguar neglizhencë të theksuar ndaj tij si dhe mosvlerësim.Nuk ja kanë identifikuar dhe njohur aftësitë dhe meritat e tijë.Ata që kishin kapacitetin për t’ja identifikuar vlerat e morën dhe e bënë të tyrin atë që ishte jona.Me paaftësinë dhe skepticizmin që kanë një pjesë e atyre që merren me ktë punë,kështu ka për të na ndodhur nga hera.Për këtë më vjen shumë keq por duhet të pranojmë realitetin.
Mire qe shpetuam Kumbullen ,se kete Mollen na e mori Italia. Tani mbetet te shikojme se si do te veprohet me Ftoin, Pjeshken, Qershine apo ,Portokallin . Pertej humorit, djemte shqiptare jane duke bere shume mire gjithandej neper Europe. Edhe ky portieri qe sot ka shkuar tek Italia, nje dite me shume gjasa do te kthehet ku e ka vendin,sepse per perfaqesuesen A italiane dyert behen tejet te vogla per jo italianet . Le te fitoje ca eksperience tani, kjo e ndihmon ne rritjen cilesore per atehere kur na duhet.