VIDEO: Milani merr fitoren e parën nën drejtimin e Piolit

31 Tetor 2019, 22:55Sport TEMA

Më në fund, Milani ka marrë fitoren e parë me trajnerin e ri Stefano Pioli, duke mposhtur mbrëmjen e së enjtes Spalin në “San Siro” me një gol të shënuar nga Suso.

Edhe pse morën 3 pikët në këtë takim, më të rëndësishmet në një ndeshje futbolli, sërish kuqezinjtë treguan se kanë probleme në ekip, duke rrezikuar shumë në fund të pësonin.

Goli i vetëm u shënua në minutën e 63 nga Suso me goditje dënimi. Spanjolli e nisi ndeshjen nga stoli, por sërish rezultoi deçiziv.

Me këtë fitore, Milani shkon në kuotën e 13 pikëve, në vendin e dhjetë.

 

4 komente në “VIDEO: Milani merr fitoren e parën nën drejtimin e Piolit”

  1. undefined says:

    Please gazeta tema eshtshume empire albansky.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje