Arben Dervishi: Për fushën e “Arenës Kombëtare” është marrë mendimi i Ronaldos dhe Grizman

2 Nëntor 2019, 14:55Sport TEMA

“Arena Kombëtare” është drejt fundit dhe pavarësisht faktit se u shty ndeshja e provës mes Vllaznisë dhe Apolonisë për femra, pritet që në 17 nëntor të jetë gati për të pritur takimin mes Shqipërisë dhe Francës.

Në lidhje me punimet e stadiumit, ka folur për “ABC News” Arben Dervishi i cili jep siguri se po punohet me kushtet më të mira të mundshme, madje shton se edhe fusha është bërë në bazë të “feed-back”-ut që kanë dhënë Ronaldo dhe Grizman në kohën kur kanë luajtur në “Elbasan Arena”. Si duket, FSHF ka pyetur futbollistët asokohe se si i është dukur tapeti dhe kanë marrë përgjigje pozitive, përgjigje të cilën e kanë përdorur sot, disa vite pas atyre ndeshjeve.

Problemet? UEFA ka lënë disa detyra për kabllimin dhe do t’i realizojmë. Ka të bëjë me pozicionin e kamerave dhe i kemi mbyllur por problem edhe me pozicionin e gazetarëve dhe kërkonin pamje perfekte. Ndeshja do të realizohet dhe do të jetë spektakël.

Brenda datës 7-8 do t’i realizojmë të gjithë. dhoma e kontrollit do të jetë gati me të gjitha pajisjet dhe do t’ia dërgojmë UEFA-s. Çdo ditë i dërgojmë raporte me foto.

Fusha? Teknikët grekë na kanë thënë se nuk do të ketë asnjë problem dhe është rimbjellë loliumi. Do të jetë me të gjitha kondicionet e duhura si fusha e Elbasanit, që është nga më të mirat marrë parasysh nga “Feed-back”-u që kanë dhënë Ronaldo apo Grizman.

Kjo fushë ka qenë me koncesion dhe do të jepej nga FSHF 10 milionë euro. kostoja ka shkuar diku te 70 milionë euro por ne nuk na intereson sepse nuk paguajmë shtesë”, u shpreh Dervishi.

2 komente në “Arben Dervishi: Për fushën e “Arenës Kombëtare” është marrë mendimi i Ronaldos dhe Grizman”

  1. Sqepari says:

    Mbaresi paste qendra tregtare me fushe futbolli!

  2. Doda says:

    O hunderr bythlepires ,, kush te tha ty o kok k….r qe grizmani esht specialist fushash , nuk ka inxhinjera dhe profesionist per ket profesion debil , njerez pa tru mendon se duke futur emrin e Ronaldos e Grizmanit do behet i besushem , çfar njerzish drejtojn kte federat muti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje