VIDEO: Kosova prezanton fanellat e reja para ndeshjes me Çekinë

1 Nëntor 2019, 15:50Sport TEMA

Kosova do të zhvillojë në muajin nëntor dy ndeshje shumë të rëndësishme ku fillimisht do të ketë përballë Republikën Çeke dhe më pas do të përballet me skuadrën e Anglisë.

Në prag të këtyre takimeve, Kosova ka prezantuar edhe fanellën me të cilën do të zbresë në fushë në transfertën çeke.

Ka qenë kompania e cila merret me dizajnimin e fanellave, ajo e cila nëpërmjet një videoje e ka publikuar fanellën e re. Bëhet fjalë për një fanellë të bardhë e cila në mes ka një vijë horizontale blu që përkon edhe me ngjyrat e flamurit të Kosovës.

Në pjesën e përparme, është e stampuar edhe harta e Kosovës me një ngjyrë gri të lehtë teksa në krah të logos së FFK-së, janë stampuar edhe dy flamujt, ai çek përkrah atij të Kosovës.

Kujtojmë që pak kohë më parë, Kosova prezantoi një fanellë të zezë me të cilën luajti kundër Anglisë.

1 komente në “VIDEO: Kosova prezanton fanellat e reja para ndeshjes me Çekinë”

  1. DinPak says:

    Ku e keni fanellen e Kosoves? Kjo qe keni prezantuar ketu eshte fanella e ekipit çek me flamurin e Republikes Çeke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje