Juventusi, i pari në radhë për gjigantin 19-vjeçar norvegjez

2 Nëntor 2019, 13:34Sport TEMA

Erling Braut Haaland po i mahnit të gjithë edhe pse është në moshën 19-vjeçare.

E quajtën një “lojë fëmijësh” atë që Haaland bëri në Botërorin e 20-vjeçarëve në maj kur realizoi 9 gola për Norvegjinë në fitoren 12-0 ndaj Hondurasit, por tashmë djaloshi gjigant po i bind të gjithë.

Edhe Ronaldo e Messi nuk kanë shifrat e tij. “Kënga ime e preferuar është himni i Champions”, ka thënë Haaland e tashmë në këtë kompeticion, ai ka realizuar 6 gola në vetëm 3 ndeshje të luajtura.

Me këto paraqitje, klubet më të rëndësishme në botë janë vënë në radhë për xhevahirin e Salzburgut.

Sipas mediave italiane, bardhezinjtë kanë dalë mbi të tjerët. Klubi austriak pritet ta shesë sulmuesin verën e ardhshme dhe Juventusi po përgatit një ofertë 40 milionë euro.

Megjithatë, lufta do të jetë e fortë.

1 komente në “Juventusi, i pari në radhë për gjigantin 19-vjeçar norvegjez”

  1. sportedashesi says:

    Sa kom qesh me kete lajm qesharak qe ia kalon edhe humorit te Ilir Metes!Shifra e permendur i takon nje lojtari ordiner sot e jo nje talenti siç e keni perkthyer Ju gazetaruc kazani!Sot 40 milion kushton nje lojtar stoli,ku me kete shume qe flitet vertet qe qenka talent i madh!Thone qe e ka kerkuar edhe Kuksi me kete shume!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje