Golat spektakolarë, Milot Rashica u tregon sekretin gjermanëve

1 Nëntor 2019, 19:46Sport TEMA

Sulmuesi i Werder Bremenit, Milot Rashica, është një ndër futbollistët më në formë me origjinë shqiptare. Ai po shënon rregullisht me ekipin gjerman dhe emri i tij po lakohet dhe në merkato.

Lojtari ka folur për sajtin e klubit dhe në lidhje me golat nga distanca.

“Kam shënuar gola nga larg dhe më parë. E di që jam i aftë të dërgoj topin në rrjetë.

Më pëlqen të gjuaj nga larg. Pashë hapësirën dhe gjuajtja. Nëse nuk e provon, nuk do shënosh. Ndeshje pas ndeshjeje ndihem më mirë.

“Ishte e vështirë të qëndroja aq gjatë larg fushe. Po përmirësohem javë pas jave. Shpresoj të jem në gjendje të vazhdoj të përmirësohem”, – tha sulmuesi i Kosovës.

1 komente në “Golat spektakolarë, Milot Rashica u tregon sekretin gjermanëve”

  1. N. K. says:

    “ME ORIGJINË SHQIPTARE”, togfjalësh i idiotësisë së radhës!!
    Gazetar i pakujdesshëm, ose me kulturë të cekët kombëtare.
    Ky djalosh ka një pagëzim MILOT. E di ti se pse?
    I ati i tij dhe të afërmit kanë pasur dhe kanë mall, dashuri, dhimbje, gëzim, shpresë – SHQIPTARIZMIN ARBNOR.
    Ky talent është SHQIPTAR ARBNOR.
    Të fala, N. KITA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje