Dolores Aveiro, e ëma e Cristiano Ronaldos, ka shpërthyer në një deklaratë që ka dhënë për mediat në Portugali.
SICNoticias ka publikuar videon, ku ajo shfaqet duke akuzuar se mafia në futboll e ka penalizuar djalin e saj për të fituar më shumë “Topa të Artë”.
Deklarata e saj ka bërë bujë në të gjitha mediat ndërkombëtare. Aveiro ka deklaruar:
“Ekziston një mafia dhe është fjala e duhur për ta përkufizuar. Nëse shikoni gjithçka që ka ndodhur, do ta kuptoni se është për shkak të mafias.
Nëse do të ishte spanjoll ose anglez, ata nuk do të bënin atë që i bënë atij. Por meqë ai është portugez dhe nga Madeira, kjo mund të ndodhë”.
Më tej ajo ka shtuar se djali i saj e meriton ta fitojë “Topin e Artë” këtë sezon.
“Nuk e di nëse do ta marrë ai atë, por besoj. E meriton nëse analizojmë atë ccfarë ka bërë ai gjatë sezonit”.
Cristiano Ronaldo është një prej kandidatëve kryesorë për të fituar, ndërkohë që rivalët më të fortë janë Lionel Messi dhe Virgil van Dijk.
Nuk ka tronditje nga e Ama e Ronaldos.Ajo asht me edukate dhe din cfare flet. Jane gazetaret shqiptare aspak korrekt.Sepse i ngacmon fodulleku per te shitur mend se dice po shkruajme per ti yerhequr mendjen lexuesve. Rrezultati:Pordhe gazetarie!
E ku eshte ketu tronditja?????????
Na e hengshi qe ne mengjes ate qe nuk thuhet!… ?
Bujari e ka mire.Ku eshte tronditja ketu? Une mendova,larg e tutje se Asaj do t’i kishte ndodhur ndonje gje.
injoranca ne Tema lulezon cdo dite
undefined
undefined
Tani jemi shume kureshtare qe ta marrim vesh kush do i fitoje „topet e arta“. Gazetari do na e thote sapo te zgjohet…
hahhahahah e ku e ka bujen kjo deklarate? Cdo nene ne bote per djalin e saj thote qe eshte me i miri, edhe sikur te jete krimineli me i madh.