Në Poloni është gjetur fosili i një zvarraniku detar i vjetër 150 milionë vjet, transmeton Anadolu Agency.
Paleontologët kanë vënë në dukje se fosili i zvarranikut detar i gjetur në një fushë në fshatin Krzyzanowice në afërsi të maleve Swietokrzyskie është një pleziosaur.
Theksohet se pleziosauri që ka jetuar në epokën mesozoike ka një gjatësi prej 9 metrash dhe peshon mijëra ton.
Daniel Tyborowski, nga ekipi hulumtues tha se zvarraniku detar i cili mendohet se ka jetuar 150 milionë vjet më parë ka një kafkë të madhe dhe dhëmbë të ngjashëm me ato të peshkaqenëve.
Ai tha se ky është fosili i parë i këtij lloji që gjendet në Poloni.
Rezultatet e hulumtimit janë publikuar në revistën “Proceedings of the Geologists Association”.
Gjatesi 9 metra dhe peshe mijera ton!!!!!!!???????
More gazetar, mos i ngatërron tonet me gramet … .
Me gjatesi 9 metra nuk mund te jete me shume se 15 ton. Orka qe ka te njejten gjatesi,peshon 12 ton.