Mediat serbe: Palmer dërgoi një mesazh shumë të qartë nga Prishtina, "Serbia s'futet në BE pa e njohur Kosovën"

2 Nëntor 2019, 15:42Rajoni TEMA

Mediat serbe duke u referuar vizitës së djeshme në Prishtinë të përfaqësuesit special për Ballkanin Perëndimor të sekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, kanë raportuar faktin se sipas tij, “Serbia kurrë nuk do të hyjë në Bashkimin Evropian pa e njohur Kosovën”.

Palmer u tha studentëve në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë se Presidenti serb Aleksandar Vuçiç e dinte që Serbia kurrë nuk do të hynte në BE pa zgjidhur problemin me Kosovën, raporton Blici serb.

Ai gjithashtu tha se Kosova nuk mund të lihet jashtë një zgjidhjeje të qëndrueshme në Ballkan, dhe se zgjidhja e “marrëdhënieve Kosovë-Serbi” mbetet një përparësi strategjike për ShBA.

Përfaqësuesi Special gjithashtu tha që vendi i tij po inkurajon qeverinë e re të Kosovës për të forcuar planin e saj të dialogut me Serbinë.

“Cilido hap që do të ndërmerret pas normalizimit do të jetë më i lehtë. Sapo të formohet një qeveri e re, do të duhet të rinisin negociatat. Ne nuk e shohim integrimin e vendit tuaj pa pajtim me Serbinë. Ju meritoni NATO, BE, OKB, ju meritoni të mos jeni pas SHBA, por krah për krah me ne. E tillë është e ardhmja përmes dialogut, sepse status quo nuk është i mjaftueshëm“, u tha Palmer shqiptarëve në Kosovë.

Mediat serbe raportojnë edhe faktin se Serbia duhet të ndalojë fushatën për të tërhequr njohjen e Kosovës.

“Bisedimet me Serbinë ishin të ndërlikuara. Por historia e Kosovës ka qenë gjithmonë për tejkalimin e sfidave dhe kompromiseve. SHBA nuk imponojnë një marrëveshje, Kosova dhe Serbia duhet ta arrijnë dhe aprovojnë atë. Negociatorët duhet të kenë vend për të eksploruar idetë”, shtoi Palmer, raporton Blici.

Përfaqësuesi Special i SHBA për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer do të vizitojë Beogradin javën e ardhshme për t’u takuar me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe zyrtarë të tjerë në Serbi.

1 komente në “Mediat serbe: Palmer dërgoi një mesazh shumë të qartë nga Prishtina, “Serbia s’futet në BE pa e njohur Kosovën””

  1. Lona says:

    Serbet nuk jane shume pressé per te hyre ne b.e .
    Ata nje kembe e kane ne rusi tjetren ne kine trupin ne europe jane si emisioni zheji 360 grade po ne sensin positive dhe e ardhmja e tyre teorikisht eshte e sukseseshme .
    Kosoven do ta njohin nga frika e Rambushit heroi kombit qe ka vrare shtate serbe ne ender .
    Personalisht ne nje te ardhme te afert une e shikoje kosoven ne serbi edhe me bekimin e amerikes .
    KOSOVA po humbet shansin historik te bashkimit nga lidere analfabet me psicologi feudale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje