Brexit, Ballkani Perëndimor, zhvillimi, infrastruktura, siguria dhe një ndikim i fortë në një shkallë globale do të jetë përparësia e presidencës së Bashkimit Europian, të cilin Kroacia do ta marrë më 1 janar 2020, për herë të parë që nga anëtarësimi në BE në 2013, njoftoi kryeministri Andrej Plenkoviç, duke deklaruar se vendi i tij do të përpiqet për një rritje më të ekuilibruar brenda BE-së për të zvogëluar dallimet midis lindjes dhe perëndimit të kontinentit.
“Në këtë epokë të ndryshimeve të mëdha teknologjike, gjeopolitike dhe demografike, ekonomia dhe tregu i punës në Europë duhet të përballet me rritjen e konkurrencës, veçanërisht të Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe për këtë arsye përgjigjja e BE-së duhet të jetë një Europë që rritet në një mënyre të ekuilibruar”, shpjegoi kryeministri kroat.
Kjo nënkupton që presidenca kroate do të synojë “një integrim më të madh në tregun e përbashkët, më shumë investime në sektorët IT dhe kërkimin, për të qenë më konkurrues në një shkallë globale “.
Sidoqoftë, ekspertët vërejnë se Zagrebi do të duhet të përqendrohet në menaxhimin e Brexit, nëse kjo do të zhvillohet në fund të janarit.
Përveç Brexit, presidenca gjysmëvjeçare e Zagrebit do të jetë e përqendruar në hartimin e planit të ri financiar, programin pesëvjeçar të BE-së dhe zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Pas dështimit për fillimin e negociatave për pranimit në BE të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë, roli i Kroacisë mund të ketë më shumë ndikim sesa ai që mendohej para vetos për dy vendet e Ballkanit.
Plenkoviç përsëriti mbështetjen e plotë të qeverisë së tij për perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit, duke kujtuar se në muajin maj është planifikuar në Zagreb samiti kushtuar pikërisht zgjerimit të Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor.
Duam 50 miliard euro nga Gjermania para 20 dhjetorit 2019. (dëmshpërblim lufte)