Daçiç me fytyrë të skuqur në OKB: Ne jemi të vegjël, por jo budallenj. Albin Kurti del me flamurin e Shqipërisë (dhe një përgjigjie epike e Vlora Çitakut)

1 Nëntor 2019, 10:43Rajoni TEMA

Këshilli i Sigurimit diskutoi të enjten për Kosovën, për herë të fundit këtë vit. Diskutimi që zgjati 2 orë e gjysmë filloi me fjalimin e Zahir Taninit, i dërguar i sekretarit të Përgjithshëm të OKB në Kosovë dhe shef i UNMIK-ut.

Ndryshe nga herët e tjera kur ka mbajtur fjalimin me video-konferencë, Tanin ishte kësaj here prezent në sallë. Ai e nisi fjalimin duke folur për zgjedhjet e fundit në Kosovë, të cilat “sollën ndryshimin më signifikant të ndodhur në Kosovë në 12 vitet e fundit”.

Nga Serbia kishte ardhur ministri i Jashtëm Ivica Daçiç, i cili kujtoi që në fillim të fjalës së tij, se ka folur për herë të parë  në Këshillin e Sigurimit shtatë vjet më parë, dhe se kjo është hera e 22 që flet.

Sipas tij, që nga ajo kohë “asnjë përmirësim nuk është bërë në jetën e serbëve dhe joshqiptarëve në Kosovë e Metohi”.

Në një fjalim që zgjati më shumë se 20 minuta, duke e kaluar disa hetë 5 minutëshin e rekomanduar për fjalimet, Daçiç, me fytyrë e sy të skuqur, foli duke iu drejtuar herë kosovarëve herë diplomatëve, përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar.

Ai foli për të drejtat e mohuara të serbëve pas shpalljes së pavarësisë nga Kosova.

“Këtyre njerëzve duhet t’u jepet siguria, liria e lëvizjes dhe e fesë, e drejta për t’u kthyer në shtëpitë e tyre, punësim dhe pjesëmarrje në jetën politike”, tha Daçiç.

“Marrëveshja e Brukselit e nënshkruar 6 vjet më parë, ka qenë e vështirë për t’u arritur, por zbatimi i saj nuk ka pasur sukses,” tha ai më tej duke siguruar se “Serbia është e gatshme që të vazhdojë bisedimet që nesër nëse plotësohen kushtet”.

Ministri i Jashtëm serb foli edhe për vendosjen e tarifave kundrejt produkteve serbe një vit më parë, duke thënë se nuk është e drejtë që SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar kërkojnë që vendet e tjera të njohin pavarësinë e Kosovës dhe i kërkojnë Serbisë të ndalojë fushatën për kthimin mbrapsht të njohjeve të “të ashtuquajturës Kosovë”.

Duke folur për zgjedhjet në Kosovë ai tha se ato janë përdorur kundër serbëve. Ai foli për Albin Kurtin, i cili sipas tij, ka si synim krijimin e “Shqipërisë së Madhe” dhe, se kërkon të hedhë poshtë pikat e marrëveshjes së arritur në Bruksel për komunat me shumicë serbe.

Kurti, tha ai, ka thënë se do të kërkojë nga Serbia dëmshpërblime lufte. Duke iu drejtuar përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar, Daçiç shprehu indinjatën që zyrtarë perëndimorë qëndrojnë në takime me Albin Kurtin, kur ky i fundit tregon flamurin e Shqipërisë.

“A do të qëndronit pa folur, nëse do të takoheshit me përfaqësues të Republikës Serbe të Bosnjës dhe do të shihnit flamurin serb,” pyeti ai.

“Ne jemi të vegjël, por jo budallenj,” tha Daçiç duke u futur në rolin e viktimës.  Ai foli për rrezikun e luftëtarëve të IS, të kthyer në Kosovë, që sipas tij janë 250 në numër dhe “përbëjnë rrezik jo vetëm për rajonin, por për gjithë Europën”.

Mbas tij e morri fjalën Vlora Çitaku, e cila foli për zgjedhjet e 6 tetorit, ku për herë të parë shumë zgjedhës ishin qytetarë që kanë lindur në Kosovën e lirë, pa luftë.

Ajo foli për vajzat e Kosovës kampione si Majlinda, Nora, Distria, që e ndryshuan kuptimin e shprehjes “ti lufton si vajzë” në Kosovë.

Foli për ndeshjen e futbollit me Anglinë, për rritjen e numrit të kompanive që merren me IT, për shtypin e lirë, për gra si Fahrije Hoti, që ndërtuan Krushën nga hiri.

Në fjalën e saj Çitaku ka thënë se seanca e Këshillit të Sigurisë nuk është gjykatë për politikanët.

“Është e vërtetë se Kurti ka fituar zgjedhjet në Kosovë. Ai ka thënë qartë disa herë se është pro dialogut. Më kënaq kjo që kolegu im nga Serbia e mbron flamurin e Kosovës. Flamuri i Kosovës gjithmonë do të qëndrojë në zyrën e Kryeministrit të Kosovës”, u shpreh Çitaku, teksa Daçiç në fjalën e tij ka thënë se Albin Kurti nuk e njeh flamurin e Kosovës.

Por ambasadorja ka kujtuar se Albin Kurti ka qenë i burgosur politik në Serbi, gjatë kohës që Daçiç ka qenë ministër.

Çitaku i ka quajtur të rreme pohimet e palës serbe e nga Kosova janë larguar 200 mijë serbë, teksa ka rikujtuar se i dyshuari kryesor për vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviqit vazhdon të fshihet në Serbi.

“Kosova kurrë nuk do të frikësohet dhe Serbia kurrë nuk do ta diktojë”, u shpreh ajo.

Çitaku ka përmendur edhe për veprimet e Serbisë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në Interpol, duke thënë se Prishtina zyrtare serish do të aplikojë vitin e ardhshëm për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare, pasi që askush nuk ia ndalon këtë të drejtë.

“Kosova tashmë ka dëshmuar aftësinë e saj për të treguar veten si faktor stabilitetit”, tha ajo.

Ajo ka përshëndetur aksionin e ushtrisë amerikane për vrasjen e liderit të organizatës terroriste ISIS-it Al-Baghdadi, duke shtuar se Kosova si shtet kontribuon në luftën kundër terrorizmit.

“Jam krenare për të kaluarën time si shqiptare e Kosovës. Nuk jam e sigurt se kështu mund të thuhet për juve zoti Daçiç”, është shprehur ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku.

9 komente në “Daçiç me fytyrë të skuqur në OKB: Ne jemi të vegjël, por jo budallenj. Albin Kurti del me flamurin e Shqipërisë (dhe një përgjigjie epike e Vlora Çitakut)”

  1. Remi - München says:

    Bravo Vlora,
    Të gjithë Shqiptaret i bën krenar sa herë që mbanë fjalim në OKB.

  2. korkodili says:

    Vlora citaku oase Kurti ose Edi rama duhet te behet burre e te thote duke i drejtuqar GISHTIN tregues :
    -Nese Dacicit dhe kujdo tjeter qe ndodhet ne salle (me emer) do ti ishte perdhunuar nje pjestar familje(moter ,gruaja, vajza a do mbante kete qendrim karshi kosoves dhe shqiperise ?
    -Nese Dacicit dhe kujdo tjeter qe ndodhet ne salle (me mer) do ti vritesh vellai.motra gruaja buri, do mbante kete qendrim karshi kosoves dhe shqiperise ?
    -Nese ndonje ambasador me emer qe ndodhet ne salle (Holland, Spanj, Angli, Rusi, Hungari, greqi etj) me emer do te perdhunohej ngelur shtatzan vet ose motra, gruaja etj do te mbante kete qendrim karshi kosoves dhe shqiperise?.
    -Nese juve zoti kryetar kushdo qofshi do tu perdhunohej motra gruaja vajza ose do tu vritesh babaj vellai motra etj do te mbanit kete qendrim.?
    ju lutem Bejeni kete ne emer te te perdhunuarve dhe te vrareve , ata e kerkojne ne nje mbledhje ne OKB ose BE

  3. Eri says:

    Ja paska ngulur mire Dacicit serbomadh.Te lumte Vlora,Shota jone.

    1. Un says:

      Bravo te madhe dua te them

  4. prifti katolik e myslyman says:

    Ngjela tha ne nje emision qe shumica e serbeve eshte me origjine shqiptare; ja ps , thai Daçiç e ka mbiemri Daci por eshte sllavizuar duke futur nje “ç” ne fund. Keshtu ka shume atje , pa lere ne Greqi qe jane 95% shqiptare qe nuk tregojne nje pjese. Valle eshte e vertete kjo qe ja mohojne vetes tyre shqiptaret qenien shqiptare?! Une e besoj se ne kemi nja dy parti ne Shqiperi qe ja mohojne vetes qenien shqiptar si partia, me ojq-a demokratike dhe lsi . Shikoni si pershendet sot Francen per veton enegociatave ojq e Sali Berishes. Keta te ashtuquajtur shqiptare vertete duhen mohuar me rrenje. Bastarde njerez!

  5. Drenicak says:

    Kosova ka vajza të jashtëzakonshme siq është Flora, Arbana, Majlinda, Rita, Dua….
    Problemi është më kta burrat që jau kam iq nanen e ja kan kthy bythën turkut….

  6. Po normal qe do mbroje serbi flamurin e Kosovos.Serbet problem kane flamurin Shqiptar.Hajde pergjigje epike hajde.Nje kosovare ka mbrojtur flamurin kosovar.Por si rruhet fare per flamurin shqiptar.Megjithese flet shqip.Serbi nuk ka vrare myslimane kosovarski.Por ka luftuar pikerisht shqiptarine ne kosove.Xhamite e muratit aty i kane pasur me kohe keta kosovaret e kesaj citakut.Vetem emrin e Shqiperise apo te ndjerit Shqiptar luftonte Serbia.Hajde pergjigje epike hajde.Por car pret nga kjo cicitaku.Ka vene edhe Vlora.Po nderroje te pakten emrin edhe vere Mitrovica se te shkonme shume apo Vushtria etj.Serbi kosovaret i ka si majmuna .Tall karet rendshem edhe keta bien direkt ne grope.Majmune me flamur babane.Serbi e dogji i vrau i qiu i perzuri ne Shqiperi.Shqiperia e derdhi lotin edhei strehoi ndau buken me keta e Vlora (harram ky emer se nuk e meriton)sot thote flamuri i kosoveses edhe nuk e permend Shqiperine e as flamurin shqiptar.goro mal.Serbi i qiu edhe mbas lufte.I shisteedhei shet ende ngatullat tek cimentoja tek tjegullat tek breket .Nga ushqimi per minjte deri tek ushqimi per njerezit.Furnizon kosovon e kosokaret me te gjitha asortimentet ushqimore apo industriale e veshmbathje.Per vete edhe per gjen e gjall e per token.Kosokaristet ngerene zerin e dhe bejne gurgule vetem me Shqiperine.Qe perseri i fal edhe nga turpi nuk ndihet.Kosokaristet nga ramush gomari tek ky dhelpra albin kurdi ,i bejne karshiillik vetem Shqiperise.Sa te lodhet Shqiperia edhe ti tregoje vendin.Edhe cicitakja baxhelle e kosovos nuk e permend flamurin shqiptar.Jazek ju qofte buka ,gjuha jone shqipe.Perfundimisht keta jane rrace skllavi ,pervec nje minoriteti shqiptar kosovareveu duhet vene dogane per te hyre ne Shqiperi.Le qe nuk hyjne kurre sepse kalojne shesine blejne nga Serbia.Qysh po vene punet do ti braktisi Amerika kosovaret njejte si braktisi kurdet.Kurdet te pakten mbajne lufte,kurse kosovaretmarrinrrugen per Shqiperi e per azilet e evropes.Pastaj do ta shikojme kete cicitaken kosovareqe perbuz Flamurin Dykrenor Arberor.

  7. ???????? says:

    Kujtojini serbeve gjithmone boterisht, kushtet e Aparteidit te shqiptareve te Kosoves te paraluftes dhe gjenocidin e Luftes, te kryera nga serbet, qe nuk kane kerkuar kurre falje dhe nuk kane denuar me qindra kriminele qe kane perdhunuar, mutiluar, torturuar, vrare dhe zhdukur me mijera e mijera kosovare, boshnjake e kroate, meqe flasin gjithmone per te drejtat e tyre te mohuara.
    Megjithate Serbia e ka te qarte, qe barra e tmerrshme e masakrave qe kane kryer ndaj popujve te tjere, ju ka hequr cdo lloj te drejte ta ngrejne me koken lart, si komb i qyteteruar. Me genocidin dhe masakrat, serbet u munduan te shfarosnin te tjeret, por varrosen perfundimisht Serbine, procedi i dekompozimit te se ciles nuk ka perfunduar akoma.

  8. shqiptari says:

    BRAVO VLORA !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje