Kryeministrja serbe: Hipokritë ata që thonë se Ballkani po bëhet zonë ndikimi për Rusinë dhe Kinën

30 Tetor 2019, 21:58Rajoni TEMA

Kryeministrja e Serbisë i quan hipokritë ata që argumentojnë se Ballkani po bëhet një zonë ndikimi për Rusinë dhe Kinën. Javën e kaluar Beogradi, megjithë rezervat e Brukselit, nënshkroi një marrëveshje të tregtisë së lirë me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik (EAEU) të krijuar nga Rusia.

Duke folur për Euronews, Brnabic tha se diskutimet mbi ndikimin e Kinës dhe Rusisë janë të tepëruara dhe se  90% e të gjithë investimeve kineze në Europë janë në Europën Perëndimore:

“Gjëja e rëndësishme për ne është të kemi partneritete në të gjithë botën. Në këtë dritë, unë do të shoh marrëveshjen e tregtisë së lirë që kemi nënshkruar të premten e kaluar me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik në Moskë. Nuk e konsideroj se është kundër anëtarësimit tonë në BE ose kundër kursit tonë evropian. Përkundrazi, unë e shoh atë si plotësuese.

Unë gjithashtu besoj se diskutimet mbi ndikimin e Kinës dhe Rusisë janë të tepëruara. Ne jemi kritikë ndaj investimeve kineze në Serbi, por nëse shohim të dhënat 90% e të gjithë investimeve kineze në Europë janë në Europën Perëndimore”

Ana Brnabic ka paralajmëruar një efekt zinxhir në Ballkan pas vendimit të Bashkimit Evropian për të mbajtur dyert e mbyllura për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.  Ajo pranoi se konfliktet e brendshme europiane po ndikojnë në Ballkan dhe perspektivën e tyre evropiane:

“Më duhet të pranoj se procesi i pranimit është shpesh shumë i dhimbshëm dhe zhgënjyes dhe varet nga sfidat e brendshme të  Bashkimit Evropian.

Mosfillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, besoj, do të thotë herën tjetër që Bashkimi Europian do të vendosë të hapë kapituj për Serbinë, do të jetë në numër shumë konservator, pavarësisht reformave që po kryhen në Serbi”

2 komente në “Kryeministrja serbe: Hipokritë ata që thonë se Ballkani po bëhet zonë ndikimi për Rusinë dhe Kinën”

  1. Shmil Gurra says:

    HIPOKRITË MENDJEMËDHENJ të PASH¨RUESHËM JENI JU SERVËT (SERVISTARË, SERVUESË, SHERBYESË…)
    dhe koka e një pjesë të madhe ndër ju
    vuan nga tjetërsimi i kuptimeve të fjalëve
    dhe nga mungesa e logjikës dhe dinjitetit njerëzor.
    Sot pata mundësi të shikoj e të dëgjoja nga një ish punëtor i sigurimit të shtetit në kohën e kulminacionit të shovenizmit serb (vitet 81 – 99)
    se si A. Kurti në vitin 1985 !!!! paskësh qenë bashkëpunëtor i UDB -ës dhe paska denoncuar një mori shqiptarësh tek autoritetet e tyre, kur i bie që A. Kuri ahere të ketë qenë diku 10 – 11 vjecarë!!!!
    Moderatori i Happy, kokëqelbur, ia ushqente muhabetin kokëserbit dhe fare nuk skuqej se vetë e profilizoi Albanin si 40 e ca vjecarë.
    Ja, kjo e sinqerta na mëson se cdo të thotë hipokrizimi e sinqeriteti i cmendur nazist serb.

  2. N. Kita says:

    PO me SISTEMIN AJROR të së “cilës Rusi” na kërcënoni?
    Ju keni mbështetjen e një Rusie tjetërsipas jush të padukshme,
    nga ajo që ne “hipokritët” shohim një Rusi këmbëkryqe tek ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje