Albin Kurti "kokë më kokë" me Vjosa Osmanin: Kosova do dalë nga kriza dhe do përparojë

30 Tetor 2019, 16:34Rajoni TEMA

Lideri i Vetëvendosjes dhe njëkohësisht kandidati për kryeministër i Kosovës Albin Kurti ka postuar në rrjetet sociale një fotografi teksa takohet me Vjosa Osmanin.

“Bashkë me Vjosën biseduam sot për përgatitjet për qeverisjen e re dhe sfidat që na presin. 

Kosova do të dalë nga kriza dhe do të përparojë. Bashkëpunimi ynë është përkushtimi ynë. 

Qëllimet e mira dhe punët e mbara janë përgjegjësi e jona ndaj qytetarëve të Republikës dhe institucioneve të shtetit.”– shkruan Kurti teksa poston foton. (TemA)

6 komente në “Albin Kurti “kokë më kokë” me Vjosa Osmanin: Kosova do dalë nga kriza dhe do përparojë”

  1. Beni USA says:

    Albin, ju uroj suksese ne edrejtimin e Kosoves,por shenjat e para jane zhgenjyese, ti ke nje vit qe shkon dhe mer keshilla nga nje kriminel si Saliu, qe e ka djegur Shqiperine disa here,duke vonuar rrugtimin e saj drejt Europes. Ti je perzier ne punet e brendshme te Shqiperise, ke kontestuar Gent Cakajn si minister i jashtem, dhe i ke dhene te drejt Ilir Metes ne mosdekretimin e tij, kjo tregon se je pasues i shkolles se Saliut qe nderhyne ne cdo gje.

  2. Konica USA says:

    Urime, por kujdes, sidomos Albini, i ka hipur Gomarit mbrapsht, flet pa frena, harron se fjalet ngelen, eshte perzier ne punet e Shqiperise pa kufi, ne muajin Shkurt ka qene ne sinkron me kriminrlin me te madh te shqiptareve, Sali Berishen, duke kerkuar rrezimin e qeverise se ligjshme ne Tirane. Albin, kujdes nuk te ka votu kush per kete, bile dhe ne Kosove besohesh vetem nga 25%,prandaj veri fre gjuhes.

  3. USA says:

    I uroj suksese qeverise se re, por Albini duhet te lere demogagjine dhe te jet i kujdeshem se fundja 25% e kosovareve e kane votuar, dhe te qendroj large politikes se Tiranes, mbasi deri tani eshte cfaqur hapur ne krahe te dy njerezve me te ureyer ne Shqiperi, Berisha-Meta. Suksese per te miren e Kosoves.

  4. kujtimi says:

    Si debila dukeni te dy, por ishallah behet ajo qe do populli i kosoves dhe te gjithe shqiptaret.

  5. Johani says:

    Gati shumica e shqiptareve shpresonin ne ndryshim prandaj edhe Kane votuar,por ama more Albin dita e mire shifet me natje thone te vjetrit,vetem dje u pa qarte me emrimin e lutes se nuk do tia dalesh i dashur Albin,ky takimin me osmanken pos nje foto nuk do te kete asnje rezultat,me vjen keq per tu dhe gjithe ata qe Kane shpresuar ne ndryshim por jo te gjithe ata qe Kane votuar per ty e ndryshim Jane per bashkim-vllaznim apo bratsfo- jedintstvo siq proklamonte LDK dhe siq e njihje ti deri para pak javesh por edhe siq e thot vet luta ne çdo tubim te LDk-s ku teme fjalimi para militanteve projugosllav te organizuar ne LDK ishte fyerja ndaj teje dhe i vetmi premtim électoral i osmankes ishte se nuk do te kete koalicion me PDK-n gje qe eshte njelloj sikur Adem Jashari te bente miqasi me millosheviqin,pra une dhe shqiptaret qe e duan kosoven por edhe idene tende per bashkim kombetar nuk mund te shpresojne ne martesen tende me LDK-n sepse i ngjaninje terni qe ka vetem nje vagon te zbrazur por me dy Lokomotiva qe secila terheq ne drejtim te kunderten, do bindesh Albin por do te jete vone sepse dy her miu nuk kalon dot neper mustaqe,mos harro !

  6. N.K. says:

    TË GJITHA SUKSESET e MËDHA ARRIHEN DUKE ECUR nëpër TEHUN e BRISKUT, ose shqip – nëpër “UDHËN me PRUSH të BATONIT”
    Shembull më tipik. SH. NEMET i Ungarisë së fundviteve 80 -të të shek 20. dhe L. Valesa i Polonisë së Solidaritetit, shkatërrimtarë të së KEQES BOTËRORE
    Albini po ecën drejt Një Ndërmarrjeje të Madhe dhe po realizoi shumëcka (jo detajet e visionit) nga VISIONI i tij KOMBËTAR,
    do bëjë HISTORI.
    TË PRIFTË e MBARA, Arbnor Albini!
    Nexhat KITA, Gostivar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje