Nga Elisa Spiropali
Lulzim Basha u ankua se historia e dy vilave të tij na qenka sajuar nga qeveria.
Tani, imagjinoni Edi Ramën, a kë të doni nga rradhët tona, që thotë më zuri frika nga tërmeti dhe ika mora dy vila me qira në një nga zonat më të shtrenjta të Shqipërisë.
Parafytyrojeni vetë tani se çfarë cikloni balte do të kishte rënë mbi Shqipëri dhe çfarë do kishin nxjerrë nga grykat tërë murtajat e opozitës, duke nisur nga gryka e Lulzim Bashës. Por më e bukura është se askush nga qeveria, por as nga Partia Socialiste s’ka thënë akoma asgjë për dy vilat e Lulzim Bashës, ndërkohë që Lulzim Basha akuzon qeverinë, se e ka sajuar këtë histori.
Por çfarë ka sajuar qeveria? Tërmetin që paska lëkundur e trembur aq shumë Lulin sa të ikë nga një apartament e të marrë dy vila?
Apo mos vallë ka sajuar qeveria faktin se Luli qenka i vetmi që e paska tronditur tërmeti dhe ia paska bërë të pabanueshëm tripleksin e tij mbi një pallat ku s’ka asnjë shenjë tërmeti?
Ose pastaj qeveria ka sajuar faktin që Luli merr dy vila me qira tek lagjja ekskluzive e ndërtua nga njeru që vetë Luli e ka bërë copë e çikë si oligark, ndërkohë që nga ana e tij Luli s’tregon asnjë kontratë qiraje.
Në të vërtetë, qeveria s’ka kohë të merret me Lulzim Bashën, por Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive sot, si dhe SPAK-u nesër duhet të merren me këtë histori tipike për njeriu që është bërë simbol i asaj shprehjes “beni si them unë, mos bëni si bëj unë”.
Lulzim Basha akuzohet nga mediat se qiraja është një “gjethe fiku” për të mbuluar faktin, se në fakt, të dy vilat janë blerë prej tij. A është e vërtetë apo jo kjo akuzë mediatike ne nuk e dimë, por ne dimë që Lulzim Basha është i njohur për dorën e rëndë në lëvizjen e shumave të mëdha të parave. Dhe sot që flasim, ai është i pandehur për më shumë se gjysme milioni dollarë që kanë lëvizur në emër të Partisë Demokratike, po që nuk figurojnë gjëkundi në arkën e parave të ligjshme të asaj partie.
Historia e dy vilave të Lulzim Bashës është pavarësisht fakteve, një tjetër e zakonshme e historisë së një politikani abuzues me ligjin e paranë, e përfitues kornik në një terren ku drejtësia i ka garantuar atij paprekshmërinë, por është njëkohësisht edhe historia tipike e një politikani që nuk ndalon sa hapuri gropën ku bie vetë.
Politkisht ai s’e ka problem të bjerë në gropë e të bërtasë “Fitore”, ndërsa ligjërisht do ta ketë me siguri shumë më të vështirë ta kalojë historinë e dy vilave, atë gjysmë milion dollarë të pajustifikuar, duke kënduar Himnin përballë një trupe gjykuese të dalë nga rruga e vettingut dhe e Drejtësisë së re.
Dificiti i shqiptareve rritet cdo vite ,
dhe shqiptaret duhet te paguajne borxhin e shtetit ,
vjedhur nga salih berisha basha meta ,
30-vjet me radhe vetem kan vjedhur Shqiperine
e Shtetin Shqiptare dhe per pasurite e ktyre mafiozeve duhet te paguj
qytetari shqiptare ???????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Perse nuk gre zeren Shteti dhe kryministri qe premtoj te bente Drejtesi ?
Votat na i doni ,por si shpreblime na jepni e ngelin pas zgjedhjeve gejeshtrat ,
fjalimet boshe ,premtimet e pambajtura zhgenjimi .
Kush e perfaqson kte popull e kte Shtet ?
‘i eshte e mundur qe kriminelet dhe hajdutet e thesareve te shtetit ,
dhe buxhetit te tij ne kto 30-vjet te talle hapur e tregojne e pozijne duke
u mburrur para shqiptareve e gjithe Botes ,per pasurite e vjedhura Shqiptareve
dhe Shteti Prokuroria Gjykatat cdo institucion Shtetror HESHT !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Duam nji pegjigje ga Kryeministeri Rama per te gjitha kto FAKTE .
Foli kjo “e pastra”… po kjo ku i gjeti parate per vilen tek “Rolling Hills”…
Ouu sa ishte deputet e pranojme se duhet te presimn Spakun. Po tani pse nuk e padisni per vjedhjet qe ka bere. Ku eshte prokuroria. Se qe ke shume pune e dime. Pa ty Pezen dhe Veliajn do ishim bere Uzbekistan…. e lexove ate Makronit.. Preferoj refugjat nga Bregu I Fildishtse se rrugacet nga Ukraina dhe Bulgaria… Pak a shume. Ne sna permendi fare se jemi shtet rugac e sdi tipi ke te pagezoj rugac.. PD.. PS apo rrugacet..
Mir basha qe nuk tregon po ju shalatanet e ps nuk keni gje prokuror te verifikohen gjerat vetem sontazh beni, po Ramushi me ca e beri vilen duke shitur piktura 10 mi lekshe te degjeneruar jeni si PD e Ps e lsi kokrra hajdutesh e pocaqirllek te treja
Prit moj zocke se spak nuk do hetoje vetem bashen
Por edhe ty, gjithashtu edhe ne surrel prandaj eshte bllokuar se rrezikohet surreli,lalzi e keshtu me radhe
Te nderuar lexues, te nderuar bashkeatdhetar,
si lexues i rregullt (edhe) i ketyre faqeve te kesaj te ashtuquajture gazete, ve re nje qartesim ne perceptimin e situates ne vend, i cili shprehet respektivisht. Me qarte: nqs para nje fare kohe – le te themi para nja nje viti – bashkelexuesit dhe komentuesit ne shumicen e rasteve shpreheshin ne sensin, se e zeza e madhe e kriminale e Shqiperise se tri dekadave te shkuara paskesh qene treshja vicioze “Berisha, Meta, Basha” dhe Rame kokeshpulla lihesh menjane, duke aluduar apo edhe shprehur qarte, se ky nuk na qenka i perlyer etj., ve re qe kohet e fundit jo pak komentatore i radhitin te katert keta horra e vjedhes te pasurise popullore pas njeri-tjetrit, pra duket se ka filluar te beje “muuu” loja e tyre me elektoratin ne pergjithesi! Nqs eshte vertet keshtu, ky zhvillim duhet kuptuar si progres, qofte ky edhe aq i ngadalte dhe modest sa eshte!
Nqs duam te jetojme “dy dite te qeta dhe me mendimin e bindjen se funksionon shteti i se drejtes”, duhet ta shohim katershen e lartpermendur si te pandahshme: Berisha, Meta, Rama dhe Basha! Qe te katert na kane zene rrugen!
Lulezime bashuqi e bleu me leket qe shiti shtepine né hollande Por nuk dime si e bleu shtepine né hollande kamarieri e avokati I shtepise se verdhe.