Shkarkimi i Xhezair Zaganjorit peshon precedentët e vetingut në Kolegj

2 Nëntor 2019, 17:53Politika TEMA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit e quajti konkluzionin e KPK-së se kryetari i Gjykatës së Lartë kishte kryer “evazion tatimor të ligjshëm” një term që sfidon logjikën, ndërkohë që interpretoi peshën e deklaratave periodike në proces si dhe përcaktimin për dyfishin e pasurisë së ligjshme.

Nga Aleksandra Bogdani

Më 26 korrik 2019, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vulosi me shkarkim karrierën e gjatë të kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori dhe përforcoi njëherazi disa precedentë për vazhdimësinë e procesit të vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Shqipërisë.

Nisur nga ankimimi i Komisionerit Publik, Florian Ballhysa dhe apeli kundërshtues i ushtruar nga Zaganjori, Kolegji mori në shqyrtim termin “evazion fiskal i ligjshëm” i përdorur nga KPK, po aq sa peshën që duhet të zënë në proces deklaratat periodike të pasurisë në raport me deklaratën “veting”.

Kolegji bëri gjithashtu një interpretim shterues të nenit D të Kushtetutës dhe nenit 61 të ligjit “për rivlerësimin kalimtar” lidhur me aplikimin e konceptit të dyfishit të pasurisë së ligjshme në procesin e vetingut.

Xhezair Zaganjori, ish-pedagog dhe diplomat, ishte një ndër zyrtarët më të lartë të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. I zgjedhur në Gjykatën Kushtetuese në vitin 2003 dhe në Gjykatën e Lartë në vitin 2013, ai e kaloi vetingun në shkallë të parë përmes një vendimi të diskutueshëm të trupës gjyqësore me kryetar Olsi Komici, relatore Pamela Qirko dhe anëtar Roland Ilia.

Vendimi i KPK-së u kundërshtua përmes një rekomandimi të ONM-së, i pasuar nga ankimi i Komisionerit Publik, i cili në tetor 2018 i kërkoi Kolegjit shkarkimin e Zaganjorit me argumentin se nuk justifikonte pasurinë dhe nuk kishte paguar tatimet.

Procesi i Zaganjorit në shkallën e dytë të vetingut zgjati 3 seanca dhe u gjykua nga trupa e drejtuar nga Albana Shtylla, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Luan Daci, Sokol Çomo dhe Natasha Mulaj.

Në fund, Kolegji e përmbysi vendimin e KPK-së, duke arritur në përfundimin se kreu i Gjykatës së Lartë nuk arriti të provojë mbulimin me burime të ligjshme për 4 pasuri të patundshme në Tiranë, kishte deklarim të pasaktë të burimit të blerjes së një apartamenti në Durrës si dhe mungesë dokumentimi të pagesës së tatimeve për të ardhurat e përfituara nga qiratë në vitet 1999-2007.

Sipas vendimit të arsyetuar të Kolegjit, Zaganjori ka kryer gjithashtu deklarim të pasaktë të shpenzimeve për shkollimin e djemve jashtë shtetit si dhe rezultoi në pamundësi financiare prej 2.9 milionë lekësh në vitet 2012 dhe 2014.

 ‘Evazioni i ligjshëm’ sfidon logjikën  

Në ankimin e vendimit për Zaganjorin, Komisioneri Publik, Florian Ballhysa argumentoi se Komisioni është mbështetur në arsyetime të gabuara lidhur me përmbajtjen dhe zbatimin e dispozitave kushtetuese sa i përket pagesës së taksave dhe tatimeve si dhe zhvlerësimit të deklaratave periodike të pasurisë në raport me deklaratën “veting”.

Komisioneri e gjeti gjithashtu të pambështetur vlerësimin e Komisionit se subjekti kishte shfrytëzuar boshllëkun ligjor nëpërmjet kontratave fiktive, duke shmangur detyrimet tatimore dhe duke kryer “evazion tatimor të ligjshëm”.

Konkluzionin e KPK-së për “evazion fiskal të ligjshëm” e kundërshtoi edhe Zaganjori në apelin e tij kundërshtues përballë Kolegjit, duke e cilësuar atë të pabazuar në ligj dhe në prova. Megjithatë, Zaganjori mbrojti idenë se vendimi i KPK-së bazohej në nenin D të Kushtetutës si dhe ishte në përputhje me Komentarin mbi Reformën Kushtetuese në Republikën e Shqipërisë.

“Mbrojtja e ligjit fiskal nuk ka lidhje me procesin e rivlerësimit, megjithëse ligjvënësi për njërin prej shkaqeve të prezumimit të pasurisë së paligjshme ka shquar mospagimin e detyrimeve fiskale në më pak se gjysmën e të gjithë pasurisë,” citohet pretendimi i Zaganjorit në vendimin e KPA-së.

Në vendimin e arsyetuar, Kolegji ndalet në termin “evazion tatimor i ligjshëm”, i përdorur nga KPK në justifikimin e katër pasurive të patundshme të Zaganjorit, duke e konsideruar atë një koncept që mund të krijojë keqkuptime dhe t’u lerë vend interpretimeve të pasakta në vlerësimin e pasurisë së subjekteve të tjera.

“Termi evazion tatimor i ligjshëm mungon në normimin ligjor në koncept dhe përmbajtje dhe për më tepër, zgjedhja e këtij termi sfidon logjikën,” thuhet në vendimin e KPA-së.

Duke iu referuar frengjishtes, KPA argumenton se termi evazion përkufizon një formë negative të vepruari për t’iu shmangur detyrimeve tatimore të përcaktuara nga ligji, që sipas trupës është e sanksionueshme administrativisht dhe penalisht dhe për rrjedhojë, nuk mund të jetë i ligjshëm.

Trupi gjyqësor i KPA-së rrëzon edhe argumentimin e Komisionit mbi të ashtuquajturin boshllëk në legjislacionin e kohës për çmimet e referencës në shitjen e pasurive të paluajtshme si dhe pretendimin e Zaganjorit se kontratat e shitjes ishin fiktive dhe për rrjedhojë, absolutisht të pavlefshme.

“Ky i fundit [legjilsacioni i kohës]  parashikon me hollësi detyrimet e palëve kontraktore për të deklaruar vlerën reale të transaksionit të pasurisë dhe detyrimin e ZVRPP-së, në cilësinë e agjentit tatimor, për vjeljen e detyrimit tatimor,” argumenton KPA.

“Pretendimi për pavlefshmëri absolute të kontratave të shitblerjes nuk rezulton të jetë bërë objekt shqyrtimit gjyqësor dhe nga dokumentacioni i administruar nuk rezulton asnjë e dhënë që shitësi apo blerësi të kenë paraqitur padi në gjykatë me këtë objekt kërkimi. Për rrjedhojë, pretendimi i subjektit të rivlerësimit nuk qëndron,” thuhet gjithashtu në vendim.

Dyfishi i pasurisë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka interpretuar edhe dy pretendime të Zaganjorit, të pranuara nga Komisioni në shkallë të parë lidhur me rolin që kanë deklaratat periodike të dorëzuara në ILDKPKI në raport me deklaratën “veting” si dhe konceptin e dyfishit të pasurisë së ligjshme.

Në justifikimin e 4 pasurive të patundshme të Zaganjorit, KPK argumentoi se veprimet me këto prona ishin kryer jashtë periudhës së rivlerësimit të subjektit dhe për rrjedhojë nuk mund të konkludohet për shkelje ligjore që çojnë në shkarkimin e subjektit.

Por KPA nuk pajtohet me këtë argumentimin të Komisionit, duke e quajtur edhe atë alogjik.

“Legjislacioni i posaçëm për rivlerësimin kalimtar nuk vendos kritere kohore lidhur me provueshmërinë e ligjshmërisë së burimeve….Për më tepër, vendosja e kritereve kohore do të ishte alogjike dhe do të binte ndesh me konceptin e rivlerësimit, i cili për nga natyra nënkupton kontrollin e veprimeve të ndodhura në të shkuarën,” thuhet në vendim.

Kolegji argumenton më tej se neni 32, pika 5 e ligjit “për rivlerësimin kalimtar” u jep deklaratave periodike cilësinë e provës dhe krahasimi i deklaratës “veting” me ato të mëparshmet konsiderohet si mjet që shërben për të ndjekur ecurinë dhe vërtetësinë e deklarimeve të subjektit.

Kolegji bën gjithashtu një analizë të pikave 3 dhe 4 të nenit D të Kushtetutës, të harmonizuara me pikat 1 dhe 3 të nenit 61 të ligjit të vetingut dhe arrin në përfundimin se shkelja e pikës 1 “deklarimi më shumë se dyfishi i pasurisë së ligjshme” parashikon një rast specifik dhe të pavarur  nga shkelja e pikës 3 që parashikon “pamjaftueshmërinë e deklarimit të pasurisë”.

“Të dyja këto raste rrjedhin nga situata specifike të veçanta dhe nuk mund të konsiderohen se zbatohen në mënyrë kumulative,” argumenton trupa gjykuese.

Mendimi paralel i kryesueses

Trupi gjykues i Kolegjit nuk ka qenë unanim për të gjitha çështjet e trajtuara në çështjen e Zaganjorit. Momenti ligjor i fitimit të pronësisë mbi 4 pasuritë e patundshme të përbëra nga një apartament, një bibliotekë, një bodrum dhe një zyrë në rrugën “Dedë Gjo Luli” në Tiranë ka ndarë në një mendim paralel kryetaren e trupit gjykues, Albana Shtylla.

Lidhur me këto pasuri, Zaganjori kundërshtoi ankimin e Komisionerit Publik dhe sqaroi se prona është zhvilluar urbanisht në vitin 1997 dhe pronësia reale mbi to është fituar në vitin 1997 dhe jo në vitin 2001, kur janë nënshkruar kontratat “fiktive” të shitblerjes.

Pretendimet e Zaganjorit u pranuan në shkallë të parë, por shumica në Kolegj kritikon Komisionin për tejkalim të kompetencave në këtë konkluzion. Kolegji vlerëson se pretendimi i Zaganjorit dhe arsyetimi i KPK-së se pronësia daton nga viti 1997 mbeten në nivel deklarativ, përballë kontratave të shit-blerjes së vitit 2001, që konsiderohen prova të pakontestueshme.

Kolegji vlerëson gjithashtu se përmes arsyetimit të vet, KPK kërkon të vendosë se cila është mënyra e fitimit të pronësisë –një trajtim që kryhet në rrugë gjyqësore dhe sipas Kolegjit nuk është në kompetencën e institucioneve të vetingut.

“…konkluzioni i Komisionit që hodhi poshtë kontratat e shitblerjes mbështetur vetëm në deklaratat e subjektit tejkalon kompetencën e Komisionit apo të një institucioni të rivlerësimit kalimtar,” thuhet në vendimin e KPA-së.

“Për rrjedhojë, trupi gjykues i Kolegjit vlerëson se kjo mënyrë interpretimi është në tejkalim të kompetencave që Kushtetuta dhe ligji nr. 84/2016 u kanë dhënë institucioneve të rivlerësimit,” thuhet në vendim.

Ndryshe nga shumica e KPA-së, kryesuesja Albana Shtylla bën një vlerësim të ndryshëm të situatës faktive të 4 pasurive të paluajtshme.

“Kontratat e shitblerjes të datës 6.10.2001 rikonfirmojnë situatën faktike që ekzistonte para nënshkrimit të tyre…,” vlerëson Shtylla, e cila evidenton kontradikta edhe në argumentimin e anëtarëve të tjerë të Kolegjit, që ka pranuar tashmë investimin e kryer nga subjekti.

Në mendimin e saj paralel, Shtylla pranon mundësinë që Zaganjori mund të përfitonte të ardhura nga qiraja para vitit 2001, por sipas saj ato nuk mund të konsiderohen të ligjshme pasi nuk u dokumentua pagesa e tatimeve.

Shtylla bie gjithashtu dakord me pjesën tjetër të trupës se subjekti nuk provoi gjithashtu se investimet e kryera për 4 pasuritë deri në vitin 1999 buronin nga të ardhura të ligjshme.

14 komente në “Shkarkimi i Xhezair Zaganjorit peshon precedentët e vetingut në Kolegj”

  1. alphade says:

    Mbi figuren e Z. Zagonjori mund te diskutosh nete dimri por nje gje nuk diskutohet
    qe ky Zoteri ka qene dhe mbetet nje jenicer i Sali Vicidolit. Dhe ketu mer fund Drej-
    tesia e “amshuar” e Zagonjorit. Ky njeri qe shet moral ne TV. se nuk ka “suficiente”
    personel” per te elaboruar mijra dosje qe “flejne gjume prej vitesh” , nderkohe qe
    ky myteber ben pjese ne 11 borde kuncdo muaj me “traste ne dore” mbledh parate
    e bordeve dhe eshte e vertete se s’ka kohe per te zgjidhur hallet e popullit qe as i
    interesojne fare . As nje avokat ne bote nuk mund t’a mbroje nje jurist te korruptuara
    si Zagonjorin, I cili per fat te keq jo te tijen, aspak , por te shqiptareve qe me krye te
    GjK Kane patur nje “matrapaz te drejtesise qe vec Drejtesi nuk bente . Historia e Drejte-
    sise shqiptare ne keto tri dekada ka qene e dhimbeshme ku cdo gje vendosej nga nje
    njeri qe quhej Sali Ram Berisha,lindur ne Vicidol te Tropojes dye banues ne Tirane,
    Ngjarjet e kobeshme te viteve 90- te me mbeshtetjen e agjeturave serbo -sllave e nxo-
    rren ne krye te priceseve demokratike qe perben fatkeqesine me te madhe Kombit
    shqiptar, pasojat e se ciles po I kalojme edhe sot e kesaj dite ku Drejtesia manipulohet
    dhe urdherohet edhe sot e kesaj dite . Pa u shkulur nga rrenjet kjo Antidrejtesi Shqiperia
    s’ka per te bere Prokopi !

  2. alphade says:

    Psd m’a shuat komentin more Zoterinj te “Temes” apo pse them te verteten ?!
    Turp, vetem turp nga nje gazetaruc I “pruresit me te pare” TURP !!!

    1. Komentuesi says:

      Loje llafesh per te shpetuar Zaganjorin.Ai eshte i korruptuar dhe pike.Per keto ai nuk e meriton te punoi ne organet e drejtesise.

  3. alphade says:

    Shenim: Per shqiptaret mjafton fakti se Ky Zoteri Zagonjori ka qene nje
    “jenicer” besnik I Sali Vicidolit qe te arrije me konkluzionit e Antidrejte-
    sise se praktikuar prej tij. 12 gjyqe prioritare ne favor te Berishesh dhe
    2 gjyqe sekundare ne favor te socialisteve ?! Dhe nuk u mjafton ky fakt ?!
    11 bored bente pjese ky myteber ,nderkohe qe 32 mije dosje “flini gjume
    mbi tavolinen e tij” ?! Duke qene s’e bente pjese ne 11 borde s’kishte kohe
    qe te mblidhte honoraret e 11 bordeve ?! A e kuptoni Ju shqiptare anonime
    perse dosjet tuaj a “flinin gjume”?! Ky eshte Zagonjori qe sot Avokati kerkoi
    t’a mbroje, nje batakci e dallaverexhi te paskrupullt …..!,,

  4. Skender Kacupi says:

    Xhezair Zaganjori, një lepirjes, i pa aftë, një servil dhe mitoman deri në neveri që falë akrobacive dhe dashurisë së Berishës mori përpjetë si kalliri pa thekër. Përgëzimet e mia KPA që e qeroi këtë fytyre engjëllore si ajo e Xhezos nga drejtësia. Tani që pala blerë bibliotekë po ja mbajti le të bëjë studime, por nuk ka bonë, se është mësuar në majë të kolltukut.

    1. Shkodrani Xhezo says:

      Po ti o Kacup nga oficer sigurimi dhe katundar Selenice u bere pedagog, je ne nja 21 borde dhe i rrope studentet. Nderkohe gruaja notere shkel ligjin me kembe e duar, verefikojeni

  5. era! says:

    Te shkoj te shes peshq ne Zdrale ne Shkoder ky hajdut muti……………….

  6. Futja kot says:

    Ky kryetar I gjykates se larte qe ka bere drejtesi? Si ka mundesi kur ne gjyjaten e larte te gjithe mernim pare?

  7. dushku says:

    Nje mendjemadh ,I rruante shqiptaret kur ishte ne Gjermani ambassador nga Saliu.Hajdut ngaZogaj.

  8. Pokeristi says:

    Zagare te Zaganjorit!
    Pse beni llogjike juridike per nje jurist pusht?!S’vlen asnje argumentim ligjor per nje jurist te pa skrupullt servil deri ne skllav i zagarit te Vicidolit.Per nje jurist pa shtylle kurizore,e pa asnje kocke tjeter.Per nje mase mishi qe merr formen e enes me mire se uji.
    Ky njeri duhet te perjashtohet nga sistemi juridik me justifikimin juridik si i papershtatshem per arsyetime jjuridike “sureale prapanike”.Term i ri me baze terminologjike zagorjane .
    Te me falesh z.Bogdani.Te pergezoj per shkrimin tend.Komenti im ka te beje vetem me zagaret e zaganjorit,qe jane jo pak,jane lukuni.+
    Mos u mundoni te jini idealisht te drejte me super te shtremberit.Shpikni terma juridike dhe qeroijini te paudhet qe kane uzurpuar sistemin juridik.

  9. alphade says:

    Pas shkarkimit te prokuroreve dhe gjykatesve, pa tjeter duhet te filloje
    Faza Dyte,ajo e investigimit te pasurise se grabitur . Duhet konfiskuar
    deri ne qindarken e fundit ketyre banditeve e krimineleve me “Cekic ne
    Dore” I jepnin “Drejtesine” ,”pruresit me te pare” ! Prokurore horra,vaka-
    bonde, dallaverexhi, kriminele …..etj.etj.duke filluar nga LLalla ,Zagonjori,
    Dedej,Gashi dhe duke perfunduar deri prokurori I Durresit ,kriminel,
    bashkpunetor me bandat e krimineleve ,I mbrojtur hapur nga Berisha
    sepse eshte jenicer besnik I Berishes dhe Metes.
    Zoterinj, per tri dekada me radhe Berishizmi ndertoi dy pushtete: Njerin
    mbitokesor, I karakterizuar nga anarkizmi,rrumuja, bajraktarizmi,qe ne
    gjuhen popullore te vulgut u quajt “SHTET RRUMPALLE” dhe nje shtet
    tjeter “UNDERGROND” ,shume te organizuar,sofistikuar me hafijet e
    besniket e tij. Jane pikerisht keta qe me permbysjen popullore te Berishes
    nga pushteti u mobilizuan teresisht per te SABOTUAR qe diten e pare te
    ardhjes ne pushtet te socialisteve .Realisht deri me sot pushtetin e ka pa-
    tur Berisha ashtusi edhe median ne pergjithesi,e cilat permes zullapeve
    gazetarucet si Zhei,Rakipi,Krasta,Bejtja,Fevziu, zocka e Beggetit , etj.etj.
    nga njera ane flasin nje mije te zeza kunder K/ministrit Rama dhe nga
    ana tjeter propagandojne se ne Shqiperi Rama po merr gjithe pushtetet
    dhe median. A nuk ju duket pak sa paradoksale sepse Diktaturat karakteri-
    rizohen ne censuren drastike te fjales s’e lire, ndersa gazetaret e mesiperm
    flasin lare e pa lare kunder k/ministrit aktual. Ndersa Berishen e mbajne me
    “delikatese ” e “perkedhelje” sepse dihet paralajmerime te bodyguardeve te
    tij nga Laci e Mamurrasi qe qendrojne prapa dyerve te TV. qe nese provokohet
    “El Padrino” dihet cfare I pret qyqaret gazetare. Prandaj buzeqeshjet servile e
    hipokrite te ketyre gazetareve e shoqerojne gjate gjithe emisioneve te urdhe-
    ruara nga Padroni I tyre. Me kete nuk dua te them se ata te krahut tjeter Jane
    “Engjujt” ,perkundrazi mbi ta rendojne nje mal Tomorri me gabime e faje ne
    te gjitha fushat :ekonomike,politike,sociale ,per te cilat do te kemi Kohe per t’i
    gjykuar ne si qytetare anonime……
    SPAKU dhe BHK – se shpejti po troket ne portat e tyre,prandaj behet e gjithe kjo
    zallamahi,ku te dyja krahet iu ka hyre DATA ,tmerri dhe painiku pergjate dy
    vjeteve te fundit. U ka ikur “gjumi makbethian” dhe tash sikleti I tyre nuk eshte
    burgundy,RECI ,por shpetimi I pasurise se grabitur. Pikerisht kete nuk do te mun-
    din Ta shpetojne dot. Ererat optimiste po fryjne me me fund per shqiotaret ano-
    nime …..!

  10. alphade says:

    “era” Zagonjori “Te shkoje te shese Peshk ne Zdralle,pasi t’i jete konfiskuar e gjithe
    pasuria e plackitur ” .Por bujtina e fundit e tij dhe gjithe bandes bearishiste do te
    jete RECI…..!

    1. Suni says:

      Berisha nuk ka gure pa levizur per te bere president ket njeri ” te ndershem”

  11. Dardan says:

    Fytyre e vetenjollosur nga pangopesia; me vjen keq qe e kam ftuar ne tavoline dhe i kam dhene nje kafe ketij zagari!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje