Ilir Meta jep alarmin: Presionet politike të tejskajshme kanë mbyllur emisione televizive dhe kanë larguar nga ekranet figura të spikatura të gazetarisë

2 Nëntor 2019, 12:09Politika TEMA

Ilir Meta shprehet se media sot po përballet me një cendurë të madhe dhe se shumë emisione televizive janë mbyllur.

Presidenti thotë se emisionet televizive orientohen në interesat e PPP-ve.

Ai akuzon qeverinë për të gjithë situatën duke kërkuar zgjidhje.

“Mjedisi dhe kushtet e punës së gazetarëve gjithashtu. Censura dhe autocensura ndihen qartësisht në raportimet e tyre të përditshme.

 Presionet politike të tejskajshme dhe të shumëllojshme kanë mbyllur emisione televizive dhe kanë larguar nga ekranet figura të spikatura të gazetarisë. 

Ndërsa panelet e emisioneve politike të mbrëmjes më shumë orientohen nga interesat e oligarkëve dhe PPP-ve, se sa nga interesi publik dhe kombëtar.

Shumë portale në të zezë e kanë ngritur “Fake News” në sistem, duke u vënë në shërbim të shtetit të propagandës. Ndërsa praktikat e “kasetave të gatshme” dhe të transmetimeve me “regji qendrore” po u imponohen gjithmonë e më shpesh televizioneve.

Një nisëm ligjore “anti-shpifje” e propozuar nga qeveria tronditi thellë komunitetin e gazetarëve dhe organizatat botërore që monitorojnë lirinë e medias në vendin tonë.

“Zëri i Amerikës” dhe “Deutche Welle” vijojnë të mbeten të vetmet burime informacioni të besueshme për shqiptarët edhe 30 vite pas rënies së komunizmit, për shkak se mediat shqiptare vijojnë të trysnohen e shantazhohen, në kurriz të raportimit të lajmit të vërtetë duke humbur besueshmërinë në sytë e opinionit publik.

Shqetësimet e gazetarëve të terrenit nuk dëgjohen, ndërsa shumë pronarë e drejtues mediash që përfitojnë burime financimesh të dyshimta apo nga fondet publike “çirren” paturpësisht për lirinë e medias.

Ende sot askush nuk i di autorët dhe urdhëruesit e sulmit me armë ndaj banesës së familjarëve të gazetares Klodiana Lala apod rrahjes barbare të gazetarit, Elvi Fundo, edhe pse për këto dy raste pati nisur një hetim shtetëror.

Për të gjitha këto arsye e jo vetëm, Shqipëria sipas konkluzioneve të organizatës së gazetarëve “Reporterët pa Kufij” ka zbritur me 7 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias.

“Freedom House” ka ngritur alarmin se media në Shqipëri është pjesërisht e lirë.

Konkluzionet e “Misionit për lirinë e medias” të shtatë organizatave globale dhe raporti i OSBE/ODIHR gjithashtu kanë tërhequr vëmendjen për gjendjen e përkeqësuar, të rëndë e tepër shqetësuese në të cilën ndodhen gazetarët në Shqipëri.

Pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur.

Ndaj sot në Ditën Ndërkombëtare për t’i Dhënë Fund Pandëshkueshmërisë së Dhunës ndaj Gazetarëve apeloj me forcë heqjen dorë nga dhuna fizike e psikologjike, kërcënimi, shantazhimi dhe çdo lloj presioni, ngado që të vijë, ndaj gazetarëve.

Shpreh solidaritetin tim të plotë me ta dhe i inkurajoj të vijojnë misionin e tyre me guxim, pa u trembur, në funksion të interesit publik e kombëtar, transparencës e llogaridhënies në çdo nivel shtetëror.

Integriteti profesional e njerëzor i tyre të respektohet rigorozisht dhe askush të mos guxojë, për asnjë arsye të intimidojë një gazetar në krye të detyrës.

Duke dënuar me forcë dhe ashpërsi çdo formë dhune ndaj reporterëve, theksoj se fjala e lirë dhe liria e medias janë një kusht i pazëvendësueshëm për respektimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike”, nënvizon Meta. (TemA)

9 komente në “Ilir Meta jep alarmin: Presionet politike të tejskajshme kanë mbyllur emisione televizive dhe kanë larguar nga ekranet figura të spikatura të gazetarisë”

  1. klemi says:

    Pashe foton e likes me balliun dhe mu kujtua gazeta 55, ku eshte, pse nuk del me apo i mbaruan parate (nuk e besoj)??? por me sa duket berishes i doli boja me te, ashtu si me gazeten albania, pransaj edhe e mbyllen.

  2. MON KUKALESHI , dora vet . says:

    O QAZIM ORE QAZIM,
    PUNA JOTE AFERIM.
    GAMOR TI,
    GAMOR KUSH T’VUNI,
    SOT A NESËR VALON DRUNI .

  3. presidenti katudit cepan
    vazhdon me cudit Boteen e lon nam !

    Dorezo Thesarin e Vjedhur Shtetit Shqiptare ,
    miljoat e fitume prej 7% Vilat ne bregdet ,
    me ndertu TV-ne Qytetaresh si gjithe Europa !

  4. Loni says:

    Sa kujtime te bukura ja ky kokekatrori mga malet e skraparit! Foto fytyrash idiote qe as qeshim e as qajme dot…por pyes vetem pse duhet t’ja helmoni diten njetezve duke nxjerte keto oalaco perdite ne gazete….pse?

  5. LIKJA I LSI says:

    OO BURGU REÇIT OOO
    SA SHUME TE KA TREMBUR
    NUK TE MBROJNE DOTE OOO LIKE HAJDUTI

  6. Olimpia says:

    Ky eshte i cmendur komplet.Shqiperia, me nje popullsi residente rreth 3 milione banore ka medie elektronike dhe te shtypur ne leter te barabarte me nje vend te zhvilluar 50….100 milione banore.Anarkia dhe cmenduria e plote e programeve televisive pa principe ideologjike ,politike dhe morale,ulerimat 24 oreshe me genjeshtra,lajme te rreme,propogande partiake dhe sulme personale,shtremberime te ndyra te debateve televisive te ngjashme me bisedat e vagabondeve suburbane ,artikuj te mbeshtetur ne mendjet alucinante te shume gazetareve e kane shndrruar median shqiptare ne nje perrua psqik helmues,te ndotur,te rrezikeshme,plotesisht antishqiptare.Po te besosh median shqiptare te Berishes dhe Metes,Shqiperia duket nje xhungel njerezore,me egersira,bandite,kriminele,njerez pa kulture,pa moral,ku te gjithe Jane ne nje lufte te eger kunder te gjitheve.Ne te vertere ka nje shumice derrmuese ,qe nga qindra mijra njerezit e thjeshte,puntore,fermere ,tregetare te vegjel,artizane e veri tek specialiste te kualifikuar te te gjitha fushave te diplomuar jo vetem ne vend por sidomos jashte qe po ia shndrrojne me shpejtesi faqen vendit, fale mendjes ,iniciatives,dhe guximit edhe te shume bizneseve qe rrezikojne dhe provojne.Natyrisht per kete mase derrmuese askush nuk flet .Meco,Lubonja,Zheji,A.Bushati,Peka,Shkullaku,Fevziu,Nesho,Lesi dhe e gjithe banda e tyre e paraqesin Shqiperine si nje katadtrofe e vertete.E gjithe paraqitja e tyre e neveriteshme e orkestruar nga punedhenes te pasuruar nepermjet korrupsionit dhe vjedhjeve,ka betem nje synim,,,,ta mbaje Shqiperine peng te anarkise ,rremujes dhe mungeses se shtetit.Natyrisht ruset,qarqet serbomadhe dhe VorioEpirote nuk Kane pse te paguajne,Kane kolonen e peste brenda.

  7. gjergji says:

    E ke ke gabim I nderuari President.Nuk besoj se mund te ket ne bote nje gazetari kaq te korruptuar e kaq te pasur per nje kohe kaq te shkurter sa gazetaret e gazetaria shqipetare.Eshte krejtesisht I nevojshem “veting”-u tyre

  8. Monika says:

    Predident muti….mjere ne…fuck …

  9. bona says:

    O pika ty dhe tet shoqeje, qe paskan mbyllur fytyra te spikatura. Te shkon shum te jesh me fari balliun, lere pastaj me qim peken. O pika pika, pika qe ste mer. O kanceri i politikes shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje